Author: tirana

Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh, ka përfshirë administratorë të institucioneve financiare jo bankare, si dhe përmbarues privatë, që vepronin në një cikël të mbyllur mes tyre. Dyshimet u ngritën në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë e cila bëri një kallëzim penal. Por hetimet nisën intensivisht vitin e kaluar. Qytetarët, viktima të kësaj skeme mashtrimi, janë shtrënguar të marrin kredi të reja për të shlyer të vjetrat, apo u janë sekuestruar pasuri që tejkalojnë shumëfish detyrimet e tyre. Banka e Shqipërisë kërkon ndryshime ligjore, dhe pret që…

Read More

Spitalet kryesore në Londër raportuan një incident kritik pas një sulm kibernetik që çoi në anulimin e dhjetëra operacioneve dhe devijimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër. Sulmi dyshohet se pati në objektiv për spitalet në partneritet me “Synnovis”, një ofrues i shërbimeve të patologjisë. Incidenti ka pasur një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave. Një zëdhënës nga Synnovis tha se kompania kishte dërguar një task-force ekspertësh të IT për të vlerësuar dëmet e këtij sulmi kibernetik. NHS kërkoi falje për shqetësimin dhe tha se po punonte me Qendrën Kombëtare…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nesër (e mërkurë) do të jetë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama dhe Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadrit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15. ”Ditën e nesërme (Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15. Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në takim ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Michel Tarran me të cilin bashkëbiseduan për mbështetjen e dhënë ndaj KQZ dhe rrugën në vijim. Ambasadori Tarran theksoi se ka trashëguar një raport të shkëlqyer bashkëpunimi me KQZ dhe se do të vijojë thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale. Celibashi bëri të ditur se “në takim u diskutua me detaje mbi afatet e realizimit të reformës zgjedhore dhe votimit nga jashtë dhe ishim në të njëjtën frekuencë në lidhje me kohën për realizim, kohë e cila po shkurtohet ditë pas…

Read More

Përpara vizitës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni në Shqipëri, media “Reuters” thotë se vendi ynë po ecën përpara me marrëveshjen me shtetin fqinj për emigrantët. Autoritetet në portin e Shëngjinit bënë të ditur gjatë fundjavës se qendra e përpunimit të të dhënave është gati. Punimet po ecin me ritme të shpejta edhe në ish-zonën ushtarake të Gjadrit për ndërtimin e kampit ku do të qëndrojnë emigrantët e kapur në det. Qendrat që do të menaxhohen nga Italia mund të mbajnë maksimumi 3000 emigrantë të huaj. Një pjesë e banorëve të cilët kanë emigruar vetë në shtetet fqinje për shkak…

Read More

Alban Skënderaj ka zgjedhur për koncertin e tij të madh më 6 qershor në ”Air Albania” një titull shkëputur nga refreni që e bëri të njohur. ”Motivi i jetës time”, shkruar, kompozuar dhe interpretuar 20 vite më parë, kjo këngë u bë edhe motivi i artistit, që sot pas 2 dekadash pranon se ndjen sërish emocione. Emocione shoqëruar me përgjegjësi kur kuptoi se biletat për koncertin u rezervuan një muaj para. Kur merr mesazhe nga shqiptarë që do të udhëtojnë këtë verë në Tiranë për të ndjekur koncertin e tij, po aq sa edhe mesazhet e bukura që merr për…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar lajmet për bashkëpunimin e tij të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë kanë dallime dhe diskutime por të cilat nuk janë të patejkalueshme. Ai shtoi se të tilla raste nuk janë të patejkalueshme. “Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e jashtme Gërvalla dhe presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime dhe ndonjëherë dallime. Por nuk besoj se ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, tha Kurti.

Read More

Nxënësit dhe mësuesit në fshatin Frankth në Burrel, nga sot kanë një shkollë 9-vjeçare me kushte komode. Këtë të martë u inaugurua përfundimi i punimeve në shkollën “Rexhep Kërtuka” dhe tashmë ky institucion i dijes, është gati të pritur nxënësit me ambiente sipas standarteve më të larta bashkëkohore. Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj gjatë fjalës së tij, tha se kemi të bëjmë me një investim që fuqizon fëmijët. “Ky është një investim që i shërben gjithë kësaj zone, por sidomos fëmijëve të cilët meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Një fallnderim nga zemra për partnerët tanë të përhershëm Vizion OJF dhe…

Read More

Mediat amerikane njoftuan se Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që do të kufizojë ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë. Sipas zyrtarëve të administratës, me nënshkrimin e këtij urdhri, kufiri do të mbyllej menjëherë, sapo mesatarja e hyrjeve ditore në pikat kufitare, të arrinte në 2,500 vetë. AkTualisht ky numër është shumë më i madh. Presidenti do të nxjerrë urdhrin ekzekutiv bazuar në nenin në atë që njohet si ‘212 pika f’ e ligjit të miratuar para 72 vjetësh mbi Imigracionin dhe Shtetësinë, i cili i jep presidentit kompetenca të gjerë për…

Read More

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, shprehu kritika në lidhje me punën e qeverisë ”Rama 3” në procesin e integrimit në mbledhjen e komisionit ku ishte e ftuar Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Tabaku u ndal tek Procesi i Berlinit që sipas saj, ka në fokus qytetarët dhe zhvillimin transformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Kam kërkuar me kohë që ky proces të kalonte përtej Qeverisë dhe të ishte një proces kombëtar. Cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare për të hapur një diskutim të hapur me qytetarët shqiptar, për ta bërë këtë proces për njerëzit…

Read More

Pas aventurës në ”Big Brother Albania Vip 3”, moderatorja Roza Lati do të vijojë që të qëndrojë në Top Channel. Sot është zbuluar se ajo është konkurrentja e parë në konkursin e kërcimit “Dancing with The Stars”. Lajmin e ka bërë të ditur blogeri, Olti Curri përmes një postimi në InstaStory. ”Roza Lati do të jetë personazhi i parë VIP që ka pranuar të jetë pjesë e spektaklit ”Dancing With The Stars”’,-ka shkruar Olti.

Read More