Sali Berisha e cilëson Edi Ramën pas video mesazhit nga kryeministri kundër akuzave për kronikën nga ”Rai 3”, si armik të popullit dhe personin që ka zëvendësuar flamurin e Skënderbeut me atë të karteleve të drogës. ”Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është”. Postimi i plotë Reagim ndaj sulmeve të shpëlara të Ediskobarit. Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të…
Author: tirana
Këtë të martë, Gjykata e Lartë vendosi të shtyjë për në 11 qershor rekursin e bërë nga Dritan Dajti, kundër dënimit të tij me 25 vite burg. Seanca e planifikuar për sot dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues. Dajti u prangos në vitin 2009 për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, akuza të cilat i mohon duke pretenduar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë. Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara si dhe…
Nga 1 korriku do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Ata që janë me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%. Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale. Për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në…
Në një nga Primet e ”Big Brother Albania Vip 3”, Julian Deda u akuzua nga banori tjetër Jetmir Salaj, për një tender. Sot aktori e ka sjellë sërish në vëmendje. Ai ka kërkuar përmes një postimi që të sqarohet kjo ose në rastin tjetër do të bëjë një padi. I ftuar së fundmi në ‘Shqipëria Live”, Deda i cili zuri vendin e dytë në ”BBAV3” ka treguar se nuk kishte të bënte fare me një tender, por me një ankand. “Akuzohem nga Jetmiri që unë kam marrë pjesë në një tender duke përdorur një person që unë njihja për ta…
Këtë të martë është mbledhur Komisioni Hetimor për TIMS, për të dëgjuar dëshmitë e ministrit të Bredshëm, Taulant Balla, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, person i marrë në hetim nga SPAK për hakërimin e sistemit dhe vjedhjen e të dhënave. Kreu i Komisionit, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të zhvillohej me dyer të hapura, por kundër u shprehën socialistët. Salianji tha se jetike për demokracinë përballjet e hapura dhe transparenca e plotë për një çështje e cila kërkon hetim serioz. Salianji:…
Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, ka fituar gjyqin kundër qeverisë ”Rama 3”. Vendimi është marë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me rradhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit. Tashmë shteti në borderonë ekonomike paguan dy drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua. Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të…
Sylvinho nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se do të gjendej i ulur përpara një laptopi dhe të mbante shënime nga ndeshjet e Wycombe Wanderers në Ligën 1. Pas një darke në Milano me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester City ra dakord të merrte ekipin kombëtar. Në fillimet e 2023 ai arriti në zyrën e tij në Tiranë me ish lojtarin e City dhe Ëest Ham, mbrojtësin Pablo Zabaleta dhe mesfushorin e Middlesbrough Doriva si asistentë të tij. Në total ndoqën 240 klipe ndeshjesh për të arritur në një listë fillestare me 70…
Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi. Por nga ana tjetër, ai pritet që të emërohet zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Klosi qëndronte në këtë detyrë prej të paktën 3 vitesh. Ndaj Klosit ka pasur një hetim nga SPAK, pas dy denoncimeve të PD-së. Ceno Klosi u emërua drejtor në tetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Delina Ibrahimaj, aktualisht ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
Në Policinë e Shtetit në 4 muajt e parë të 2024, janë denoncuar 570 raste të dhunës në familje, ku uniformat blu kanë identifikuar 610 autorë, nga të cilët 202 janë arrestuar. Dhuna brenda mureve të shtëpisë ndonjëherë bëhet e skajshme, aq sa gra dhe vajza të gjendura vetëm, shtyhen drejt vetëvrasjes. Një 36-vjeçare nga Vaqarri, mbrëmjen e djeshme u përcoll me urgjencë për në spital, pasi kishte pirë fostoksinë. Pas hetimit të rastit, policia zbuloi një të vërtetë tronditëse. Shkaktar për gjendjen e gruas ishte i shoqi, Gentjan Liçaj, 47-vjeçar, i cili dhunonte në mënyrë të vazhdueshme atë dhe…
55-vjeçari me inicialet A.C, banues në Berat po dilte nga Shqipëria drejt Greqisë, por gjatë një kontrolli efektivët e policisë në doganën e Kakavijës, i gjetën një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara. Ai do të hetohet në gjendje të lirë. “Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi A. C., të cilit iu gjetën në çantë 12 000 euro, të padeklaruara konform ligjit në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në…
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, këtë të martë zhvilluan një mbledhje urgjente, dhe kanë vendosur që të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore, duke filluar nga nesër, si shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua me sende të forta nga 4 persona disa ditë më parë dhe prej asaj kohe ndodhet në koma.
Prej 6 ditësh në koma nga dhuna barbare, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve. Të hënën Mëngjesit iu bë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po ashtu iu ul doza e qetësuesve, ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij. I penduar dhe me një ndjesë publike është shfaqur në gjykatën e Tiranës, 32-vjeçari Dorian Alia, i lënë në masë arresti me burg për dhunën ndaj avokatit. “Kërkoj ndjesë për veprimin e pakontrolluar dhe impulsiv ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. I kërkoj ndjesë familjes së tij në…