Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë ku është ngjitur në majën e Çikës. I shoqëruar nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, Meta ka postuar një video ku përshëndet të gjithë ndjekësit e tij. “Më kishin thënë që maja e Cikës është më e bukura në botë…”- thotë Meta në video teksa tregon dhe pamjen mahnitëse nga pas. Postimi i plotë: Nga Maja e Çikës, ku sapo kemi arritur, ju përshëndes të gjithëve të dashur miq, bashkë me Bes Kallakun! Malet tona më të larta!
Author: tirana
Tensioni është i shtuar, protestuesit kanë zgjedhur tjetër mënyrë, atë të vënies në flakë të gomave. Dy autobotë të policisë ndodhen të pozicionuara nëse do të ketë agravim të situatës
Në intervistën për RAI 3, kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje dhunën barbare ndaj tij, nga njerëzit e Sali Berishës, kur ai shkruante si publicist kundër pushtetit të korruptuar dhe të dhunshëm të asaj kohe, të Berishës. Por Berisha, në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, përsërit se ai nuk ka gisht në rrahjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, ai ishte një krim pasioni. “Padrino dorëzohet! Për të ngjallur mëshirë, përpiqet të shesë krimin e pasionit për krim politik! “Fajn” e ka Saliu. Por gazetari i famshëm nuk ia bleu, e zbërtheu si askush më parë!” shkruan Berisha.…
Moderatorja Kiara Tiro ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Fansat kureshtarë e kanë pyetur moderatoren mbi jetën e saj personale. E teksa një muaj më parë Kiara është bërë nënë për herë të parë, në jetë ka ardhur e vogla e saj Luna Mari Ejlli, një ndër ndjekësit e ka pyetur moderatoren: “Djalin kur do e bëni?” “Me kismet pas dy vitesh”- iu përgjigj Kiara, duke vazhduar: “Po si t’ja bëjmë që ne duam prap vajzë?”
Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protestuesit kanë vendosur sipër njëra-tjetrës disa goma të vjetra.
Këngëtarja e njohur, Alberije Hadergjonaj ka folur në një intervistë të dhënë për mediat në Kosovë. Ndër të tjera ajo tregoi se do ta rikthejë hundën e saj si para operacioneve plastike. “Duhet me marrë pak kockë në brinjë. Është shumë e vështirë, por do doja të kem hundën që kam pas. Është një proces shumë i gjatë se unë kam folur me doktor”, ka thënë Hadërgjonaj. Po ashtu ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja. “Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e…
I dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e dy fqinjëve të tij, Pashk Ndreca ka rrëfyer për emisionin “Jetë Shqiptare” historinë fatkeqe të tij. Ai tregon për tragjedinë në familje ku djali tij humbi jetën si pasojë e një infarkti në moshën 28 vjeçare. “Në 2009 kisha binjakët në Itali, në moshën 28 vjeçare, njërit mi ra infarkt dhe vdiq. Të dy të tjerët u operuan se më thanë që kanë një damar, një qarkullim i zemrës dhe tani janë sakat të dy. Edhe nga ngjarja njeri kaloi në depresion dhe sot e kam të sëmurë te shtëpia.…
Gazetari Mero Baze shprehet se pjesë e dosjes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja dhe Britania dhe Madhe është edhe zhdukja e Remzi Hoxhës. Duke folur në “Zona Zero” në Top News, ai deklaroi se një ish-agjent i kohës, Ilir Kumbaro, ka dëshmuar për veprimtarinë e Shërbimit gjatë kohës që kontrollohej nga ish-Presidenti Sali Berisha. Gazetari: Nga informacionet që ke, a ka mundësi që në dosjen e Londrës kundër Berishës të ekzistojë edhe dëshmia e Kumbaros për zhdukjen e Remzi Hoxhës? Baze: Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka…
Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Nuk dihet ende arsyeja përse Tavo është thirrur në SPAK. Pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Tavo u komentua nga mediat greke si emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Himarës, por ky lajm u hodh poshtë më pas. Tavo u emërua në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.
Efektivë të policisë në Rinas, lejonin kalimin e qytetarëve të cilët kishin probleme, drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Enea Sulejmanaj, tanimë i arrestuar. Sulejmanaj ishte poseduesi i një agjensie turistike “Bus Albania”, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me Tereziun, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lehohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së. Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të mituri, i cili nuk kishte mbushur 18 vjeç dhe u lejua kalimi i tij pa prokurën e prindërve. Pjesë nga…
Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme, në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasi. Identifikohen 6 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje. Vihet në pranga njëri prej tyre, Edmond Sakicaj, vijon puna për kapjen e 5 të tjerëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mesditën e djeshme, për një konflikt në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Shkodër, specialistët për…
Në dokumentarin e dytë të Rai 3 për marërveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, ku Shqipëria u paraqit si një narko-shtet, u shfaq edhe një intervistë e gazetarit Giorgio Mottola me ish- zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, tashmë i arratisur në Zvicër. Ky i fundit hodhi akuza të rënda për Edi Ramën, duke thënë se ai jo vetëm ka lidhje me krimin, por ka pritur në zyrë edhe bosët e mafias. Ahmetaj pretendon se i ka parë këta persona, por pasi u pyet nga gazetari se cilët janë, nuk dha emra, duke përmendur vetëm disa qytete nga ku ai pretendon se…