Author: tirana

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë Shqipërinë në datën 5 qershor në vendin tonë. Qeveria italiane konfirmon se Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin, aty ku do të ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë. Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi…

Read More

Zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili shkruan se “na ndihmon shefi i stacionit”, për të kaluar disa persona përmes Rinasit. “Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit Sotiraq Nune dhe pas disa kominikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla. Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se…

Read More

“Kriptovalutat janë biznesi i tij në Shqipëri”, kështu u shpreh Arben Ahmetaj për ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema. Në një video që Rai 3 ka publikuar të Dielën, Ahmetaj rreshtoi një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Sipas të ftuarve në “Opinion”, D’Alema e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë. Por edhe në rast se do ishte e vërtetë, nuk kemi të bëjmë me një aktivitet kriminal. Preç Zogaj: D’Alema është në pension dhe mesa e kam ndjekur ka qenë jashtë këtyre fushave. Është një politikan që ka imazhin e pastër dhe që për më tepër ka udhëhequr Italinë në vitet e…

Read More

Nga Marvine Howe më 10 dhjetor 1989 Për shumë vjet dëshiroja që të vizitoja Shqipërinë, tokën e shqiponjës, e njohur për prejardhjen e saj nga Iliria e lashtë dhe që ka konsumuar historinë e saj, duke luftuar kundër pushtuesve të huaj. Por Shqipëria (emër i thënë nga gazetarja, – shën. red.), e njohur si Albania, ka qenë vendi më i kontrolluar dhe më i izoluar në Europë. E drejtuar nga lideri stalinist, Enver Hoxha, për 40 vjet, Shqipëria i ktheu krahët SHBA-ve, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, duke preferuar që të ecë e vetme. Gjer në kohët e fundit, Republika Popullore Socialiste…

Read More

Vajza e Ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, është shprehur se bashkohet me të atin kur ai e quan kreun e SPAK, Altin Dumanin, bandit dhe kriminel. Komentet Malltezi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania, ku tha se Dumani duhet të japë llogari para ligjit dhe shqiptarëve për një sërë çështjesh të rëndësishme që nuk i ka hetuar siç duhet. Malltezi tha se Dumani po pengon hetimet për dosjet 184 dhe 339, inceneratorët dhe dosjen ‘Metamorfoza’, vetëm e vetëm që të shpëtojë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. “Unë besoj te ligji, unë…

Read More

Rithemelimi i Sali Berishës së bashku me Partinë e Lirisë do të vijojnë edhe këtë të martë (4 qershor) protestën para Bashkisë së Tiranës. Blutë e kryeqytetit kanë marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës që do të mbahet para Bashkisë në orën 10:00. Në këtë kuadër, prej orës 09:30 do të jetë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë bashkisë. Rrugët që sugjeron Policia e Shtetit janë ato alternative; Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Read More

DASHI Hëna ka qenë në shenjë dhe ka sjellë rritje në jetën tuaj. Mund të keni ngjarje të planifikuara tashmë për verën. Jeni shumë të fortë dhe të stimuluar për të bërë dhe thënë, për të sqaruar çështjet e pazgjidhura. Marrëdhëniet që lindin tani janë pika referimi. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 4 qershor 2024), ka një transformim të thellë nën lupën e Jupiterit, një planet që ka sjellë një përfundim brenda ose jashtë, i cili ishte gjithashtu i dhimbshëm, por që me kalimin e kohës doli të jetë i pashmangshëm dhe pozitiv. Largohuni nga gjithçka që…

Read More

Sonte në “Opinion” po diskutohet intervista e kryeministrit Edi Rama për Rai 3, në të cilën u ekspozuan dhe disa deklarata të Arben Ahmetajt. Ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë. Duke e cilësuar si “strateg të kanabizimit në vend” e po ashtu se ka pritur ‘koka krimi’ në zyrën e tij. Për deputetin socialist Eduard Shalsi, këto akuza janë qesharake. Si një njeri që e njeh mirë punën e Ramës dhe ka qenë prezent në shumë takime, ai thekson se “Ahmetaj kurrë s’ka ngritur zërin, jo më të evidentojë probleme”. Eduard Shalsi: Në vitin 2004 iu bashkova ekipit…

Read More

Artisja e njohur Liljana Cingun humbi jetën në shkurt të këtij viti, në kohën kur Egla Cenlo dhe disa banorë të tjerë ishin brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vuip 3”, duke mos marr vesh se çfarë bëhej me botën jashtë. Lidhur me ketë, ditën e sotme fituesja Egla Ceno ka postuar disa foto me Liljanën duke shkruar disa fjalë të ndjera për të. ”E dashur Lili, ka pak ditë që mora vesh për ty dhe dua të të them dy fjalë zemre: Ti ishe rreze dielli, ecje në majë të gishtave sikur nuk doje të ‘lëndoje’ tokën. I kam…

Read More

Nga ky moment, Kylian Mbappé është lojtar i Real Madridit. Është vetë klubi spanjoll që bën me dije nënshkrimin e sulmuesit francez, me “kosto zero”, me kontratë deri në vitin 2029. Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024, ku Mbappé do të përfaqësojë skuadrën franceze. Pas shtatë sezonesh në PSG, periudhë gjatë së cilës u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Mbappé vendosi të mos rinovojë me parizienët për sezonin e ardhshëm. Ai niset drejt kryeqytetit spanjoll, destinacion i paralajmëruar prej kohësh për “yllin” francez, për të veshur fanellën e kampionit të Europës. Mbappé…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka emëruar Ernal Filon ambasador të Shqipërisë në Ukrainë. Begaj dekretoi lirimin vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo atë rezident Mimoza Halimit, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.

Read More