Claudia Sheinbaum, 61-vjeç sapo ka shkruar historinë, pasi do të jetë presidentja e parë femër në historinë e Meksikës, pasi fitoi me rreth 60 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës. “Do të jem gruaja e parë presidente e Meksikës. Nuk arrita e vetme deri këtu, ia arritëm të gjithë së bashku”, u shpreh Sheinbaum përpara simpatizantëve. Dita e zgjedhjeve në Meksikë u shënua nga akte dhune pasi një kandidat për këshillin bashkiak të qytetit Kuitezo u qëllua për vdekje nga dy vrasës me motor. Gjatë fushatës Sheinbaum u fokusua më shumë tek çështjet sociale, duke premtuar…
Author: tirana
Gjetja e ekuilibrit midis punës, pushimit dhe jetës personale mund të duket si një sfidë më vete. Megjithatë disa hulumtime kanë treguar se cili është sekreti për të pasur një jetë më të shëndetshme në harmoni me trupin tuaj. Disa studiues në “Swinburne University of Technology” dhe “Baker Heart and Diabetes Institute” në Australi kanë zbuluar se si duhet të ndajmë secilën prej ditëve 24-orëshe në segmente të dedikuara për punën, relaksin, fjetjen etj. Sa orë duhen për të punuar, pushuar dhe lëvizur: 6 orë ulur, 5 orë e 10 minuta qëndrim në këmbë8 orë e 20 minuta gjumë2 orë…
Ekipi kuqezi ka filluar grumbullimin për përgatitjet në ”Euro 2024”. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i FSHF-s, Armand Duka tregon që ne e kemi sot, ndryshe nga Francë 2016-ta. “E gjithë bota e futbollit e sheh ndryshe sot futbollin shqiptarë dhe aq më shumë ekipin kombëtarë. E sheh me më shumë respekt, për atë ç’ka ka dhënë në futbollin ndërkombëtarë, respekt për atë ç’ka ka në përbërjen e saj, futbollistë që luajnë në ekipe të mira, për stafin, për trajnerin me shumë më emër në botën e futbollit dhe me shumë respekt për federatën e futbollit e cila…
Aktorët e teatrit shëtitës Çajupi, janë duartrokitur nga premiera e parë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Koncepti regjisorial i komedisë ishte nga Kiço Londo, që vijon të mbetet aktiv në skenat teatrale kudo në vend me teatrin e tij shëtitës. Aktorët janë entuziastë pasi edhe pse pa një skenë teatrale të mirëfilltë, rrëfyen se duartrokitjet kanë pëlqyer përgatitjen dhe lojën e tyre aktoriale. Kështu që pas dy netëve në teatrin “Petro Marko” të Vlorës, teatri shëtitës me këtë komedi do të rrugëtojë këtë fundjavë edhe dy mbrëmje në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat do t’i marrin shumë shpejt 1069 apartamentet e tyre të reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për pallatet e reja, ku njoftoi se pas gushtit do të hidhet shorti për shpërndarjen e banesave. 1069 apartamente të reja janë gati në zonën e Kombinatit në Tiranë, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se shumë shpejt do hidhet shorti për të dorëzuar çelësat në dorë të secilit kryefamiljar. ”Në Kombinat janë gati 1069 apartamente…
Media italiane ”Rai3”, e ka kthyer në kryefjalë Shqipërinë në reportazhet që po bën. Gazetarja Ornela Hila u pyet cili është përceptimi i italianëve, pas dokumentarit për Shqipërinë. Hita theksoi se dokumentari është parë nga 4-5 milionë njerëz. Ajo shtoi se marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është komentuar pozitivisht, por nga ana tjetër Shqipëria është parë si një perlë e vogël për t’u vizituar. ”Dokumentarin e RAI3 e kanë parë 4-5 milionë njerëz. Rama është kritikuar nga qendra e së majtës. Marrëveshja nuk është komentuar pozitivisht, sidomos nga e majta, që e kanë parë këtë akord si…
Kapiteni i Francës, Mbappe do t’i bashkohet gjigantëve spanjollë të Real Madrid kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon më 30 Qershor. Los Blancos do ta konfirmojnë ardhjen e 25-vjeçarit përpara se ai të vazhdojë me përgatitjet për në Euro 2024. Sulmuesi 25-vjeçar ka qenë prej kohësh i lidhur me Real Madridin, duke refuzuar një ofertë në vitin 2021. Edhe një sezon më vonë u afrua me kalimin në La Liga, por asokohe zgjodhi të zgjas kontratën me PSG-në. Mbappe fitoi Kupën e Botës në 2018, iu bashkua PSG-së nga Monaco në gusht 2017 për 180 milionë Euro. Gjatë…
Shqiptarja me famë botërore, ylli i popit Dua Lipa ka treguar mbështetjen e saj për komunitetin LGBT+ në Kosovë në nisjen e ”Javës së Krenarisë”. Këngëtarja e cila njihet për qëndrimet e saj të hapura dhe mbështetjen për komunitetin, ka bërë një urim përmes një Insta Story. “Urime Muajin e Krenarisë Kosovë”, shkruan Dua ku dhe ndau me ndjekësit rrëfimet e katër artistëve queer në Kosovë, të bëra në platformën e saj Serivce95 vitin e kaluar.
Kyreministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis thotë se Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë. Për të vendi ynë ka probleme me shtetin ligjor, ku shembulli konkret sipas tij, është arrestimi i Fredi Belerit. “Shqipëria po përballet me probleme të shtetit ligjor dhe demokracinë duke mbajtur në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut, nga ana e saj, është duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, siç thashë më herët. Prandaj, të dy vendet duhet të respektojnë standardet e komunitetit”,-tha kryeministri grek për mediat…
Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke ka gjetur dakordësinë e të gjithë aktorëve. Sistemi i ri bazohet në tipologjinë e secilit prej subjekteve, në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi, vizatuan një prej subjekteve i cili krahas furrës së bukës operon edhe në shitjen e produkteve të pastiçerisë si dhe bar-kafe, i cili me skemën e re do të faturohet me një çmim prej 12 lekë për kilovatorë. “Të gjithë do të trajtohen në…
Këtë të hënë, Gjykata e Tiranës shpalli masa sigurie ndaj shtetasve që dyshohen se kanë abuzuar me kreditë. Është shpallur në kërkim Ledio Vrapi, 34-vjeç, banues në Gjermani. Ai ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit nga shtetasve nga 50 000 lekë si shpërblim. Nga hetimet ka rezultuar se Vrapi me anë të fotove të…
Këtë të hënë një person është plagosur me sende të forta në qytetin e Shkodrës, pranë kopshtit “Tom Kola”. Mësohet se i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi, 62 vjec. Bruçi është dërguar në spital, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. “Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë,…