Këtë të hënë në Tiranë u mbajt Konferenca e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjete sociale momente nga punimet e Konferencës së Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit, teksa vuri në dukje rëndësinë e takimit mbi diskutimin e partneriteteve të qëndrueshme mes vendeve në fushën e arsimit. “Folëm për rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme dhe mbështetjes reciproke për programet e përbashkëta universitare. Gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në fushën e kërkimit shkencor mes vendeve të rajonit dhe më gjerë”, u shpreh Manastirliu. Në këtë aktivitet të rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë,…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar. Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2. Kjo kompani ka gjithsej 4500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të kompanisë…
Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit. Trajneri Sylvinho që do të kërkojë të shohë në veprim disa prej futbollistëve të grumbulluar. Armando Broja do ta nisë nga minuta e parë i mbështetur nga Arbër Hoxha dhe Jasir Asani. Pas tyre do të vendoset Asani, ndërkohë që në mbrojtje spikat rikthimi titullar i Ajetit dhe Ismajlit.
Prej 6 ditësh në koma nga dhuna barbare, avokati Sokol Mëngjesi mësohet do të dërgohet në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve. Dërgimi do të bëhet ditën e martë. Mëngjesin e sotëm, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve, ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij. Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në…
Grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Gazment Bardhi ka depozituar kërkesën në Kuvend për një mocion me debat përsa i takon lidhjeve të politikës me krimin. Në emisionin investigativ Report në ”RAI3”, ku ndër të tjera ishte edhe një deklaratë e Arben Ahmetaj, i cili nga arratia akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte takuar në zyrën e tij përfaqësues të mafies. Në kërkesën e depozituar thuhet se mbështetja që individet me rekorde kriminale i japin kandidatëve apo partive politike nuk vjen aspak falas. Gazment Bardhi thekson se pikërisht lidhjet e krimit me politikën po minojnë demokracinë në vend, ndërsa…
Nga viti 2025, Shqipëria do të operojë me teknologjinë e rrjetit 5G. Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri tha se për shkak të kostove të larta do të përzgjidhen disa qytete. “Nga viti tjetër fillimin e përdorimit të kësaj teknologjia. Këtë vit mbaron procedura e ankandit. Duke filluar nga viti tjetër do fillojë implementimi. Do duhet një fazë 6 mujore për të dhënë shërbimet nga operatorët. Shqipëria do inserohet në dinamikën e 5G. Jemi vonë. Brezin e 3.5 Mghz do vendohet në dispozicion të 5G. Në fillim në qytetet e mëdha. Me dhënien e brezit 3.5…
Sipas mediave italiane qeverisë së Melonit do t’i kushtojë një “maksimum” deri në 13.5 milionë euro marrja me qira e një anije për 90 ditë, në mënyrë që të garantohet transportimi i emigrantëve drejt portit të Shëngjinit në Shqipëri. Koha e lundrimit në dokumentin e Ministrisë së Brendshme llogaritet të jetë rreth 50 orë, nga pika e marrjes deri në destinacion për. Kohëzgjatja e çdo operacioni mund të jetë nga 5 deri në 6 ditë, duke përfshirë këtu edhe “transportimin e emigrantëve, aktivitetin e qendrës, transportin për në Shqipëri, aktivitetet e zbarkimit dhe kthimin në zonën e operacionit”. “Shërbimi i…
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet politike të ditëve të fundit, ku një prej lajmeve është se vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi mund të jetë pasardhësja e Berishës. “Nuk ka lidhje ajo me PD, sepse flasim për Rithemelimin, që nuk është parti. Rithemelimi është një lëvizje politike, vullnetare. Ai (Berisha) do të nxjerri vajzën te kjo lëvizja dhe ta shpallë parti. Juridikisht njihet partia e Lulzim Bashës. Problemi është çdo bëjë Rithemelimi? Mund ta shpalli parti, meqë është i arrestuar ka lënë vajzën. Edhe po të jetë lëvizje politike familjare nuk është e vetmja në botë, ka shumë. A e merr…
Panik në Rumani, pasi këtë të hënë një person ka hedhur molotov në ambasadën e Izraelit në Bukuresht. Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin, një 34-vjeçar, i cili kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. Autori ishte me origjinë nga Siria. Zëdhënësi i policisë në Bukuresht është shprehur për mediat vendase se autori e ka kryer aktin për arsye personale dhe jo i motivuar nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim në Pragë, me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Hasani thotë se ata janë histori suksesi në Çeki, sikundër anembanë botës. Ministri vuri theksin tek projektet dhe nismat konkrete për bashkëkombësit që dëshirojnë të kontribuojnë në Shqipëri. “Sfida jonë e përbashkët janë projektet dhe nismat konkrete për të gjithë bashkëkombësit tanë që dëshirojnë të kontribuojnë për të bërë edhe më shumë për Shqipërinë tonë”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.
Artisti shumë unik dhe i dashur nga publiku, Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Këtë e ka bërë publike vetë reperi me një foto në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, portretin e të cilës nuk e ka zbuluar. Por fansat e kanë zbuluar. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri dhe po kalojnë edhe pushimet së bashku. Mozzik dhe Lorina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin. Kjo pasi së…
Ndryshimet në ligjin që prekin edhe Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të propozuara nga qeveria, kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë, mes debatesh. Drejtuesi i Agjencisë, Ardian Bali jep arsyet pse është me vlerë aksesi. “Informacioni është fuqi. Një informacion që nuk vjen në kohën e duhur nuk ka më çfarë të duhet. Nëse nuk merret vesh në kohë reale se shtetasi X ka kaluar në pikën kufitare, ai informacion e ka kaluar vlerën pastaj. Vetë cikli për të marrë informacion të policia do kohën e saj dhe e humbet vlerën. Sa më shumë informacion…