20 mijë euro familjeve që lindin fëmijën e tretë dhe dy mijë euro prindërve për fëmijën e parë, është premtimi që bën Lulzim Basha 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2025 dhe ka sjell mjaft reagime. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha se duhen parë mjaft shtresa shoqërore që janë në nevojë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuar. ”Janë të vështira për tu siguruar këto të ardhura. Çështja është që po flasim për të ardhura publike që do shkojnë nga taksapaguesit tek këto familje. Ku do gjenden këto para? Ka dhe familje në nevojë, në varfëri absolute.…
Author: tirana
”Big Brother Albania Vip 3” u finalizua me fitoren e Egla Cenos më 25 maj. Por në 4 muaj, shumë ngjarje dhe pikëpyetje mbeten. Meritoni dhe Romeo kishin një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin, por gjatë rrugëtimit të tyre patën disa keqkuptime gjë që solli krisje në raportin e dy shokëve, të cilët njiheshin që prej jashtë shtëpisë. Në afërsi të fundit të programit, ata bënë paqe dhe gjatë gjithë kohës u panë të jenë pranë njëri-tjetrit dhe po ashtu duke e mbështetur njëri-tjetrin në lojë, sidomos Meritoni-Romeon, ku ky i fundit u sulmua shumë prej banorëve të tjerë. Pas…
Sali Berisha ka reaguar pas transmetimit të episodit të radhës investigativ me në fokus Shqipërinë, të Rai 3. Sipas tij, Shqipëria në sytë e publikut Europian dhe botëror shihet tashmë si një shtet i mafias dhe drogës. Në një deklaratë nga banesa ku qëndron që prej 30 dhjetorit 2023, Berisha tha se pikërisht për këtë arsye qeveria duhet të largohet. Po ashtu bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek Parlamenti, ku siç tha ai, do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. FJALA E PLOTE Zonja dhe zotërinj! Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian…
Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e Xhensilës e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Anila Hoxha tha se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur. Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë…
Muaji qershor ka nisur me temperatura të larta. Meteorologia Anira Gjoni, thotë se paçka luhatjeve atmosferike gjatë pasdites së sotme dhe ditës së martë, temperaturat do të jenë të larta duke filluar që nga dita e mërkurë e kësaj jave. “Java ka nisur me kushte të paqëndrueshme atmosferike, por duke filluar nga e mërkura do ketë kushte më të qëndrueshme atmosferike. Gjatë pasdites së sotme dhe ditën e martë pritet që të kemi reshje të dobëta në disa qarqe në vend, por temperaturat do të qëndrojnë të larta sa i takon kësaj jave dhe në vijim. Nesër në zonat bregdetare…
Llogaritë bankare të një shoqërie italiane u sekuestruan nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohen për pastrim parash. Bëhet fjalë për llogari bankare në vlerën e .5 mln lekë, 20 mijë € dhe 480 mijë $ Firma italiane operonte në ndërtim dhe në mirëmbajtjen e avionëve, dhe prokuroria informon se pronari dhe 2 të tjerë rezultonin të dënuar në Itali për mashtrim.
Dashi E gjitha varet nga komunikimi, Dash! Të mërkurën, Dielli dhe Jupiteri do të formojnë një bashkëpunim te Binjakët dhe kjo do të thotë se ti do të motivohesh që të flasësh dhe të dëgjosh me një qasje më optimiste. Të enjten, një Hënë e re do të ndriçojë qiellin dhe kjo të bën të kesh më shumë parasysh shëndetin tënd mendor. Demi Bëj pauzë për një moment, Dem! Të mërkurën, Dielli te Binjakët kërkon që ti të ngadalësosh pak dhe të reflektosh mbi gjithçka, sidomos rreth shanseve që ke në jetën tënde. Hëna e re në Binjakë të motivon…
Në jo pak raste, procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë nuk është përmbyllur për shkak të pasaktësive apo gabimeve, që e kanë origjinën në konfigurimin hartografik. Sipas ish- kreut të Hipotekës Valdrin Pjetri, ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, përcakton që në këto raste, pra kur kemi të bëjmë me mbivendosje fiktive, korrigjimi bëhet nga vetë Agjencia e Kadastrës dhe qytetarët nuk kanë asnjë detyrim. Ndërsa kur mbivendosja është reale, tre janë zgjidhjet që ofrohen në ligj. Fillimisht, palët kanë mundësinë e zgjidhjes së konfliktit me marrëveshje mes tyre, nëse kjo nuk arrihet atëherë vendimi i takon…
Nga java e ardhshme, do të bëhet e detyrueshme që të gjithë pronarët e maceve në Angli të kenë mikroçip për miqtë e tyre katërputroshë. Ata që nuk e respektojnë këtë ligj të ri, do të kenë një afat 21 ditor për të pajisur me mikroçip macet e tyre. Por nëse kjo nuk ndodh, ata mund të përballen me një gjobë të majme deri në 500 Paund. Ky legjislacion i ri është pritur gjatë nga aktivistët e mirëqenies së kafshëve, të cilët besojnë se do të ndihmojë për një siguri më të madhe për miqtë me gëzofë në të gjithë…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten. Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Kjo minon demokracinë dhe vendos seriozisht në rrezik ekzistencën e shtetit. Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të…
Variacionet taktike të Italisë, kundërsh tarit të parë të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, janë zbërthyer nga gazeta e njohur “Gazzetta dello Sport”. Sipas analizës së kësaj gazete, trajneri Luçiano Spaleti ka një mesfushë me shumë alternativa dhe pikërisht nga ky repart do të vijnë edhe zgjidhjet e tij për të tentuar trofeun e këtij kompeticioni. Ja dhe analiza e plotë e gazetës prestigjioze: “Kënga ime e lirë” këndonte dikur Luço Batisti. Nëse do të ishte muzikant, Luçano Spaleti, trajneri i Italisë, do të këndonte “futbolli im i lirë” para Europianit. Mund të quhet futboll total, duke kujtuar Holandën e…
Provimi i gjuhës së huaj përfundoi 2 orë e gjysmë, pasi maturantët u ulën në banka për të plotësuar tezën. Të qetë e të buzëqeshur, maturantët përqafuan njëri-tjetrin pasi dolën nga shkolla “Sami Frashëri” në kryeqytet, duke treguar se provimi për ta nuk ishte e vështirë. Megjithatë, akoma më të lehtë ua bëri publikimi i tezës, që u shpërnda në rrjetet sociale vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit.