Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi. Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë. Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit.
Author: tirana
Banorët e Arvit në ishullin e Kretës janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen shqiptare në ishullit të Kretës në Greqi. Ata mblodhën 6.035 euro për të mundësuar transportin dhe procedurat ligjore në mënyrë që 6-vjeçari Nikola që u mbyt në det, të varroset në atdhe. Nikola i vogël humbi jetën tre ditë më parë, teks po lahej në det. I mituri ishte në plazh bashkë me nënën, e cila tentoi disa herë që ta ndalonte të futej për tu larë për shkak të dallgëve, por në një moment ai arriti të hyjë fshehurazi dhe më pas ndodhi tragjedia. Ka…
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të hënë në Elbasan. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, ku Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. Shtetasi tjetër që ka rënë në prangat e policisë është një 41-vjeçar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024,…
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor. Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit…
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore, të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën. Kreu i qeverisë lajmëroi se në qershor do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit, për të cilën tha se është konceptuar si ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve. “Sfida është si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si ti bëjmë qeveritë e institucionet shtetërore të mos i tremben dritës.Dua të…
Nëna e Artur Carës e di se si ja gënjyen rrëmbyesit të birin ditën e shtatë korrikut 2004. Ishte verë dhe 9 vjeçari po ndihmonte prindërit në tregun e Elbasanit duke punuar në shitblerjen e qeseve. Dikush u afrua dhe i kërkoi ta ndihmonte të transportonte ushqimet me makinë. “Prej datës 7 korrikut 2044, e deri më sot që kërkojmë nuk kemi asgjë. E përcolla si çdo ditë në orën 7 e gjysmë, deri në orën 12 është parë në markatë, nga të gjithë të afërmit, nga mamaja nga vëllai i tij. mbas orës 12 ka ardhur momenti të vijë…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Pronari i një hoteli, i identifikuar si Niko Bollano, 51 vjeç, ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda. Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë nën efektin e alkoolit. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë. Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traumë cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë. “Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në…
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me gazetarin Giorgio Mottola për emisionin Report në RAI 3, paraqiti para gazetarit italian edhe foton kur është rrahur nga SHIK i Berishës në vitin 1996 teksa kthehej në shtëpi. Rama në atë kohë punonte dhe si gazetarë në Koha Jonë dhe disa prej artikujve kundër pushtetit të presidentit Berisha në atë kohë për pak sa nuk i kushtuan shumë. Pjesë nga intervista: Kryeministri: Unë ju flas për faktin. Për mua, të bësh gazetarin, është një gjë e madhe. Ky jam unë. Rai3: Jeni ju këtu në foto? Kryeministri: Jam unë. Rai3: Çfarë ju ndodhi? Me flokë, nuk ju…
Të hënën nisin aplikimet për regjistrimet e fëmijëve në çerdhe publike dhe prindërit do të kenë kohë për të paraqitur dokumentacionin brenda javës deri më 7 qershor, për objektet e kujdesit dhe edukimit pranë banesave ku jetojnë të njësive bashkiake që ju përkasin. “Duhet të kenë me vete dy certifikata, të fëmijës dhe familjaren, gjithashtu edhe vërtetimet e punës, për shkak se kemi çerdhe që kanë numër të lartë aplikimesh dhe fillimisht ju japim të drejtën për regjistrim atyre fëmijëve që prindërit i kanë në punë dhe i kanë më të nevojshëm. Kjo kategori shoqërohet edhe me fëmijët e…
Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por pas-mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore Lindore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin; të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore…
Kryeministri Rama tha për emisionin “Report” në Rai 3, se në Shqipëria janë duke blerë pasuri të palujtshme, italianë, holandezë dhe nga shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian. Rama tha se akuzat e ngritura nga emisioni lidhur me narkoshtetin nuk qëndrojnë. Rai3: Shumë mirë. Vijmë te çështja e narkoshtetit. KM: Po ç’narkoshtet?! Nuk ju duket se po më jepni vetë një provë të neverisë së atij programi? Të quash narkoshtet një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Europian, për t’u anëtarësuar në BE… Të çelësh bisedimet me Bashkimin Europian nuk është njësoj si të hapësh programe televizive dhe…
Kryeministri Edi Rama është i prerë kur pyetet nga gazetari i Rai 3 për akuzat e Arben Ahmetajt në drejtim të tij, apo kur gazetari i kujton se ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij: “Pyll pa derra nuk ka…” Gazetari: Kemi folur me një ish-eksponent të qeverisë tuaj, i cili pretendon se vitet e shkuara shpesh gjatë, mbledhjeve zyrtare të qeverisë ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një ‘boost’… Edi Rama: Nuk di me kë keni folur po unë nuk do u besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më…