DashiTë hënën gjatë javës që do të fillojë do të kërkoni konfirmim në nivel personal, ndaj mos kini frikë të flisni lirshëm me të tjerët. Afërdita do të jetë në një aspekt të favorshëm gjatë orëve në vijim dhe për këtë arsye lidhjet e dashurisë do të favorizohen. DemiTë hënën ju presin disa ditë rikuperimi me Hënën dhe Saturnin të favorshëm. Vera do t’ju ndihmojë të vazhdoni një projekt, një punë ose t’i jepni hapësirë diçkaje të rëndësishme. Për sa i përket punës, mendoni gjithashtu se mund të bëni diçka ndryshe nga zakonisht. BinjakëtTë hënën ju presin të paktën tre…
Author: tirana
28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. I pari do të jetë provimi i gjuhës së huaj, ndërsa më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës. Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me grupin e monitoruesve, duke përcaktuar detyrat dhe penalizimet nëse rezultojnë shkelje. “Kemi një rregullore të Maturës që duhet ta zbatojmë të tërë, në nivel kombëtar, dhe shpresoj që të mos kemi asnjë parregullsi në raport me procesin. Por, nuk do të ketë tolerancë për rastet…
Babai plagos me thikë djalin. Ngjarja ka ndodhur në nje lagje periferike të qytetit të Korçës, ku sipas policisë konflikti ka ndodhur brenda familjes mes një çifti bashkëshortësh. I dehur personi i shoqëruar tanimë nga policia Nazif Pane fillimisht ka dhunuar bashkëshorten dhe me pas ka qenë djali i çiftit ai që ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën e babait. Nga kjo, djali ka mbetur i plagosur në dorë, çka edhe per policinë paraprakisht mendohet se ka tentuar të heqë thikën nga dora e babait që po dhunonte nënën e tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e vendngjarje duke…
Një e moshuar 83-vjeçare që donte të shkonte në Athinë nga Aeroporti i Nurembergut, gabimisht është dërguar në Aeroportin e Tiranës. Rasti i së moshuarës është publikuar nga gazeta gjermane Bild. E moshuara e cila ishte në një karrocë me rrota dhe fluturimin e së cilës e kishte prenotuar djali që e priste në Athinë, u gjend papritur në aeroportin e Tiranës, pa ditur se ku të shkonte. Krejt e shqetësuar pasi gjendej jo në aeroportin e Athinës, 83-vjeçarja mori në telefon të bijën në Gjermani. Më pas shërbimi në aeroportin e Tiranës e pikasi atë dhe e ndihmoi, megjithëse e…
Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Farkë të Tiranës. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi B. B., 40 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin H. Sh., 34 vjeç. Krimi dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00, gjatë një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar autorin, ku mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të…
Aktori i humorit Albano Bogdo është larguar nga Ferma Vip duke lënë kështu garën për çmimin e madh vetëm pak ditë para finales. Debati mes tij dhe Robert Aliajt ka qenë arsyeja pse ai mori vendimin për t’u larguar. Albano kundërshtoi urdhrin e Robertit për të shkuar tek shtëpia e fakirit. “Unë ua thashë nuk shkoj tek fakiri, edhe 160 zarfe të sjellin. Nuk shkoj edhe tek stalla sa të jetë ai kryefermer. Kryefermeri sugjeron dhe ndan detyrat, nuk urdhëron. Kush kryefermer ka urdhëruar më parë. Ti e di çfarë je, por për respekt të ekranit nuk ta them çfarë…
AUSTRI – Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtypin në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024. Braziliani, ndër të tjera tha: “Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur së fundmi, mbrëme u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë…
Arbana Osmani përmes një video të ndarë në Instagram ka konfirmuar se shumë shpejt do të rikthehet në ekran. Modertaorja me promon e postuar në rrjetet sociale, ka zbuluar edhe emrin që do të mbajë emisioni. “Kafe për çaste” do të quhet emisioni i cili rikthen moderatoren pas shumë muajsh “pauzash” dhe shkëputjesh nga ekrani. Por Arbana nuk ka zbuluar më shumë detaje lidhur me datën e nisjes apo në cilin televizion do ta shohim dhe për këtë na mbetet veçse të presim. View this post on Instagram A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)
Në një kohë që javën e ardhshme më (5 qershor) pritet të vijë në Shqipëri, për të parë nga afër Shëngjinin dhe Gjadrin, aty ku kanë nisur punimet për kampin e emigrantëve, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar mes tyre. Gjatë fjalës së saj sot në një takim elektoral, Meloni i tha mbështetësve të saj se kryeministri Edi Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. “Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të…
Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy kanë kërcënuar me armë zjarri një tjetër të ri. Raportohet se 2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), e kanë pikasur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por…
Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, ka dalë në një konferencë për mediat që startoi në orën 12:00, ku do të pyetet në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 20:00 kundër kombëtares së Lihtenshejnit. Pjesë e konferencës ishte dhe mesfushori, Kalus Gjasula ku u shpreh se Europiani është gjithmonë një gjë e veçantë, mezi po presim që të kalojnë ditët “Gjendja është e shkëlqyer si gjithmonë. Të gjithë jemi në formë të mirë, dhe gjithçka është në rregull. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me…
Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë. Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë. Sakaq, policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Bulqizë/informacion paraprak Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë. Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.