Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij. Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësis, pas vdekjes së Nehat Kullës. Robert Kulla e kërkon si trashgimtarë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës.
Author: tirana
Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë lajmëruar se do të mbajnë protestë ditën e enjte më 6 qershor, para parlamentit. Protesta vjen pas dokumentarit të publikuan në televizionin italian Rai3. Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e radhës e reportazhit për Shqipërinë nga emisioni investigativ “Report” në RAI 3, me titull “Fshat shqiptar”. Në emisionin e djeshëm, gazetari i Rai3 Giorgio Mottola ka zhvilluar dy intervista, me kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendësministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit sipas gazetarit, ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj është shprehur se ka qenë i…
Dhoma e Avokatisë në Durrës ka zhvilluar përgjatë ditës së sotme një protestë, ku dhe kanë lajmëruar bojkotim të seancave gjyqësore që nis nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më datë 7 të muajit Qershor. Shkak është bërë vendimi i kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për të mbyllur dyert për avokatët sa i përket hyrjes së tyre në ambientet e brendshme. Kjo ka nxitur reagimin e Dhomës së Avokatisë, gjithashtu edhe avokatëve që janë pjesë e kësaj strukture përsa i përket masave që gjykata ka marrë për hyrjen e tyre në ambientet e brendshme…
Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit. Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit. Aleksandër Kuqo është dënuar për vrasje, shfrytëzim prostitucioni, dhe mbajtje të municioneve luftarake pa leje. Gjykata e Fierit e konvertoi dënimin e Kuqos nga burg i përjetshëm në 23 vite heqje lirie.
Me mbylljen e kutive të votimit për zgjedhjet europiane nis zyrtarisht “beteja” për personat që do të drejtojnë institucionet europiane për ciklin e ardhshëm pesëvjeçar. Prej kohësh janë vënë baste nëse Ursula von der Leyen do të mbetet në krye të Komisionit, se kush do të marrë frenat e Këshillit Europian dhe nëse Roberta Metzola do të vazhdojë si presidente e Parlamentit Europian. Në vitin 2019, kur ajo mori për herë të parë presidencën e organit ekzekutiv të BE-së, Ursula von der Leyen predikoi një komision “gjeopolitik”. Sot, lufta në Ukrainë dhe beteja e Europës kundër krizave të përhershme tashmë…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale. Transgjinorja së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “The Elite Way” ka treguar se tashmë është në një lidhje të re dashurie. Edona tha se djali që i ka rrëmbyer zemrën është një shqiptar i Maqedonisë, duke mos zbuluar më shumë për identitetin e të dashurit të saj misterioz. “Po është e vërtetë që statusi im ka ndryshuar. Është një shqiptar i Maqedonisë”- tha transgjinorja. Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVK”, Edona tregoi se është një njeri pa komplekse…
Pas emërimit të drejtorit të ri sportiv, në klubin kryeqytetas po mendojnë për organikën e re të lojtarëve, pjesë e të cilës nuk do të jenë Patrick, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj. Nëpërmjet rrjeteve sociale, bardheblutë njoftuan se kanë ndarë rrugët me emrat e sipërpërmendur. Kujtojmë se më herët, Tirana u nda edhe me kapitenin Erjon Hoxhallarin, teksa tashmë pritet emërimi i trajnerit të ri për të nisur më pas edhe me merkaton në hyrje, aty ku pritet pikërisht të ndjehet dora e trajnerit të ri, në bashkëpunim me drejtorin Ibraimi. Ndryshimet kanë nisur dhe pritet se çfarë do të…
Një 35-vjeçar i akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje të aeroportit të Rinasit I riu është ndaluar me qëllim ekstradimin në Belgjikë. Operacioni u kodua “Gate”
Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është thirrur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Burime për Anila Hoxhën bëjnë me dije se Mziu, sot deputetet i PD, është thirrur në SPAK lidhur me një çështje që ka lidhje me tendera. Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kamzës, por ende nuk dihen detaje konkrete.
Teza e gjuhës së huaj është publikuar në të dyja variantet në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’. Duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete në provim pavarësisht kontrolleve të rrepta, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara. Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, po zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore.
Koncertet e Xhensila Myrtezajit kohët e fundit janë kthyer në një shfaqje ku nuk mungojnë ngjarje nga më të ndryshmet. Këngëtarja ka shtuar dozën e performancave sensuale para publikut dhe videot bëjnë xhiron e rrjetit në pak kohë. Por së fundmi, në një fustan të zi transparent, Xhensilës i dukej më shumë seç duhet poshtë tij. Kujtojmë se ndarja me Bes Kallakun ka bërë që dyshja të jenë në qendër të vëmendjes dhe çdo lëvizje apo sinjal i tyre përbën interes të lartë për pbulikun.
Deputetja e Partisë së Lirisë për qarkun e Fierit, Monika Kryemadhi, doli sot në një konferencë për mediat ku foli për situatën aktuale të politikës në Shqipëri. Kryemadhi pranoi se bojkoti i ka bërë dëm opozitës, ndërsa komentoi ngritjen e Komisionit kundër Korrupsionit të propozuar nga PS, që u miratua të enjten e kaluar në Kuvend. Deputetja e Partisë së Lirisë tha se nuk është kundër asnjë komisioni, por kërkoi që të ketë transparencë. Ajo tha se mungesa e transparencës ka sjellë dyshime mes mazhorancës dhe opozitës. Monika Kryemadhi: Nuk jam kundër asnjë komisioni. Bojkoti ka treguar se dëmton opozitën. Secili…