Author: tirana

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjta, teksa ai mbetet në të njëjtat parametra. Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion. Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij. Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.

Read More

Nëntë persona u plagosën nga sulmet ukrainase në rajonet ruse të Belgorod dhe Kursk, të cilat kufizohen me Ukrainën. Rajoni i Belgorodit është një objektiv i sulmeve ukrainase ndërsa Kievi po përpiqet të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga ushtria ruse për të goditur qytetet dhe rrjetin energjetik të vendit me raketa dhe dronë. Në rajonin e Kursk, “një helikopter ukrainas hodhi një mjet shpërthyes mbi një makinë këtë mëngjes”, tha guvernatori në detyrë Alexei Smirnov. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.

Read More

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein. “Këtu është një atmosferë e mirë. E kemi ndjerë publikun afër nesh. Kemi gati Seferin që luajti ndeshje së fundmi me datën 21, iu bashkua grupit në Austri. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024, për finalet. Ajo që nuk mungon është karikimi dhe motivim Historia e turnet dihet, është turne dinamik. Ne po shkojmë në këtë drejtim. Ne kemi lojtarë që vijnë nga situata të ndryshme. Rëndësi ka për stafin teknik që të menaxhojë  grupin. Unë mendoj që…

Read More

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu punonjësen e AMP-së, Regina Omeri dhe gazetarin, Ervis Hasanga, pasi u arrestuan se publikonin lajme të rreme për denigrimin e drejtuesve të policisë dhe AMP-së. Gjtykata ka vendosur vetëm ‘Detyrim paraqitje’ për Omerin dhe Hasanagën, të cilët gjatë seancës gjyqësore kanë shfaqur pendesë, si edhe kanë kërkuar falje. Ndërsa vijon të jetë në kërkim, ish-shefi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i cili dyshohet se përmes një portali publikonte shkrime denigruese ndaj titullarëve të policisë. Kushtrim Selimi mësohet se financonte portalin shqipneës.info, që e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të…

Read More

Do të publikohet sot investigimi i radhës i televizionit italian “Rai 3”, për lidhjen e fortë të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin dhe më tepër. Gjithashtu pritet që të publikohet edhe intervista me kryeministrin Edi Rama, i cili nisi një fushatë të ashpër sulmesh pas publikimit të dokumentarit të parë nga emisioni Report, në “Rai 3”. Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në…

Read More

Policia ka gjetur një arsenal armësh në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në pranga ka rënë njëri prej tyre ndërsa tjetri do të hetohet në gjëndje të lirë Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit. Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si…

Read More

KAKAVIJË- Një 45-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në Kakavijë me para të padeklaruara. Mësohet se 45-vjeçarit i janë gjetur në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane. Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërkohë që 45-vjeçari është proceduar penalisht për mosdeklarim të ardhurash. Njoftimi i Policisë: Sekuestrohen 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane. Procedohet penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe…

Read More

TIRANË- Një 62-vjeçar ka rënë nga kantieri i ndërtimit ditën e djeshme në Sarandë. Mësohet se i moshuari Servet Ziflaj fillimisht u dërgua në spitalin e Sarandës, ndërkohë që ngjarja u mbajt e fshehtë nga autoritetet. Por për shkak se gjendja e 62-vjeçarit u përkeqësua dhe ra në koma, sot ka dal lajmi për aksidentin në kantier ndërtimit. Ziflaj është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Deri më tani ka disa persona që kanë pësuar aksident në kantier ndërtimi. Ditët e fundit në Lezhë ka pasur 2 viktima për shkak se nuk janë respektuar kriteret e sigurisë në kantier ndërtimi.

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele në orën 7 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet lokale të mbajtura në 89 qytete dhe komuna në Serbi. Ndërsa, qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 20:00. Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, brenda 96 orëve nga mbyllja e vendvotimeve, komisioni zgjedhor duhet të nxjerrë dhe publikojë një raport të përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve, i cili përveç numrit të votuesve që kanë dalë në qendrat e votimit dhe votuar, përfshin numrin e votave të marra nga secila listë zgjedhore si dhe numrin e mandateve. Në ndarjen e mandateve mund të marrin pjesë…

Read More

Momente dramatike janë filmuar nga kamerat, ku një pallat tre katësh në Stamboll, ku mbetën të plagosur rëndë dy persona. Ndërtesa u shemb në zonën e Kuçuk Çekmeçes dhe sipas mediave turke ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Në katin e parë të pallatit funksiononte një biznes, ndërsa në katet e sipërme banonin disa familje. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia dhe shpëtimtarët. Sipas mediave turke, nën rrënoja dëgjohen zëra. Arsyeja e shembjes mbetet e panjohur. Küçükçekmece'de 3 katlı binanın çökme anı kameralara böyle yansıdı.#Küçükçekmece #Bina #Çökme pic.twitter.com/gBmhnVAP3z— liderhaber (@liderhabercomtr) June 2, 2024 #SONDAKİKA | Küçükçekmece'de bir bina, bilinmeyen…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha pjesëmarrësve në Dialogun Shangri-La sot se diplomacia është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës mizore që ka vrarë mijëra njerëz në vendin e tij nga viti 2022. Duke folur në një panel në forumin vjetor të mbrojtjes në Singapor, Zelensky tha se 106 vende dhe organizata janë regjistruar për konferencën e paqes, të cilën Zvicra do ta presë në mes të qershorit. “Ne jemi të bindur se bota jonë dëshiron të jetë e bashkuar” Megjithatë, presidenti ukrainas theksoi se është zhgënjyese që disa liderë botërorë nuk kanë shprehur ende mbështetjen e…

Read More