Author: tirana

Gjashtë automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (5 qershor). Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Donald Trump” në zonën e Kamzës, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, por policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë. “Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron…

Read More

Sipas gazetarit Artan Hoxha, “gangsteri” i parë shqiptar është Esat Valbona nga Tropoja. Në “Opinion”, Hoxha deklaroi se ai ishte një personazh tejet i fuqishëm dhe u desh një kohë e gjatë për ta prangosur. Artan Hoxha: Nuk është sqaruar ajo vrasje, por besoj se është vrarë me një snajper sportiv në Shkodër. -Shumë vite më parë?Artan Hoxha: Është vrarë pas Shkëlqim Cafit. Esat Valbona është ai njeriu që ka qenë në target kur është qëlluar një person që kishte veshur pallton e Azem Hajdarit. Është arrestuar para viteve ’90, njeri me shumë lidhje, shumë i fuqishëm. Arrestimi i tij pas viteve ’90, e…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë sot Shqipërinë. Ajo do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin, aty ku do të ndërtohen kampet e emigrantëve, dhe dy homologët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp. Meloni do të vizitojë dy pikat ku po ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë. Në orën 11:15 Meloni dhe Rama do të vizitojnë zonën e Gjadrit në Lezhë dhe më pas në 12:00 në qendrën pritëse në Shëngjin do mbahet konferenca Rama-Meloni.

Read More

DASHI Dita fillon me pak lodhje, ndihesh pak i mërzitshëm dhe mund të përdorësh shtytjen e dikujt. Mundohuni të mos mbylleni në shtëpi, por të jeni me ata që ju duan. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 5 qershor 2024), gjithçka po ecën si nga pikëpamja e dashurisë ashtu edhe nga puna pa ulje-ngritje. Nëse keni ndërmend të ndryshoni diçka në jetë, veproni: gjithçka varet nga ju. BINJAKËT Ju ndiheni të dashuruar si kurrë më parë, në këto ditë të fundit. Shijoni këto emocione të bukura pa u menduar shumë. Në punë keni nevojë për më shumë përqendrim.…

Read More

Komisioni Hetimor për TIMS me votat e deputetëve të PS-së vendosi që dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të bëhet me dyer të mbyllura. Vendimi u parapri nga debatet mes deputetëve demokratë dhe socialistë.  Toni Gogu, nënkryetar i Komisionit Hetimor, tha se kemi një kërkesë paraprake nga Rrumbullaku që kërkon dëshmi me dyer të mbyllura. Kryepolici tha se dëshmia përbën sekret, por tagrin për të vendosur sesi duhet të zhvillohet mbledhja e ka Komisioni.

Read More

Deputeti i Rithemelimit në PD, Dashnor Sula thotë se Lulzim Basha ka humbur shansin të jetë kryeministër, duke theksuar gabimin që bëri me djegien e mandateve. Nga ana tjetër, ai vlerësoi figura si Gazment Bardhi, Belind Këlliçi apo Jorida Tabaku. ”Basha nuk bëhet kurrë kryeministër. E kishte shansin në 2021. Me djegien e mandatave na bëri këtë që sot të kemi Ramën. Jemi në një vorbull ku të gjithë kemi marrë erë. Ne rrimë brenda një llumi me të njëjtën njerëz dhe duam riciklim. Nuk bëhet dot riciklim për herë të katërt. Ai aty çfarë do gjynahe i ka të…

Read More

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 2”, Mikela Pupa ka sqaruar idenë e tatuazhit të partnerit të saj, i cili nëse për ne është një gabim drejtshkrimor, për çiftin është një shaka mes të dyve. Përmes një postimi në Instagram, Mikela shkroi: “Për të gjithë ju që keni menduar se kemi bërë një tattoo gabim, duam t’ju themi që është bërë me qëllim, pasi është një ‘shaka’ që vetëm ne e dimë dhe e bënte akoma më të bukur këtë kujtim. Faleminderit për korrigjimin”. Reagimi i ish-banores së “BBVA 2”, vjen pasi partneri i saj ka gdhendur në trup një…

Read More

Turqia duket se e ka humbur interesin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo për shkak të zvarritjes së procesit dhe burokracive pa fundit, për të cilat Ankaraja zyrtare akuzon Brukselin. Gjatë një vizite në Kinë, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se vendi i tij po shikon me interes të anëtarësohet në BRICS, ndonëse prej vitit 1999 ka marrë statusin e kandidatit për në BE, por nga ajo ditë çdo lëvizje përpara është bllokuar. “Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Mund të jetë një alternativë e mirë në vend të BE. Le…

Read More

Dëshmia e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkaktuar përplasje mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu. Më herët kreu i Komisionit, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e ministrit Taulant Ballës të bëhej me praninë e mediave, së bashku me dëshminë e Muhamet Rrubmullakut dhe ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Salianji: Transparenca e vetmja formë , ça frike keni ju nëse nuk ka shkelje? Është një shprehje që populli po thotë këtë, por po e them më ndryshe, edhe ju hahet edhe ju djeg. Hetimi…

Read More

Tensionet në Parlament apo protestat para Bashkisë tregojnë që mes dy kaheve të politikës ka përplasje të vazhdueshme jo vetëm parimore. Izolimi i Sali Berishës duket se ka dobësuar opozitën shqiptare dhe funksionimin e saj. Përpjekjet për një opozitë të bashkuar e gatshme për zgjedhjet parlamentare 2024 janë të vazhdueshme. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se dobësimi i opozitës krijon kosto shumë të mëdha për shoqërinë shqiptare. ”Të gjitha proceset zgjedhore kanë provuar që kur opozita shkon e ndarë edhe për shkak të sistemit zgjedhor edhe për shkak të mënyrës se si bëhet politika në Shqipëri, për shkak të…

Read More

Një ndërhyrje e rrallë u realizua me sukses tek një pacient 63 vjeç, i diagnostikuar me një formacion (Sarcome) në shkallë të avancuar në zonën sakrale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “gjatë ndërhyrjes së kryer me sukses nga bashkëpunimi i ngushtë midis mjekëve specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier u realizuan procedurat kirurgjikale të heqjes radikale të një mase tumoriale në zonën e kërbishtit të pacientit”. Koçiu tha se pacienti gëzon shëndet të plotë, ndërsa shprehu mirënjohje për stafin e mjekëve.

Read More

Pas 3 orësh ka përfunduar dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Seanca e marrjes në pyetje u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjeve sensitive. Dy palët në komision kanë debatuar me njëri-tjetrin për vijimin e dëshmisë së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili gjithashtu kërkoi një seancë me dyer të mbyllura. Kjo gjë hasi në kundërshtinë e kryetarit të komisionit, Ervin Salianji i cili tha se për këtë çështje është votuar më herët. “Kemi votuar me shumicë që mbledhja të…

Read More