Pas shumë emrash të lakuar dhe sugjerimesh që ka marrë ditët e fundit presidenti Refik Halili duket se ka vendosur për t’i besuar stolin e Tiranës trajnerit Bledi Shkëmbi.
Emri i korçarit ka qarkulluar ditët e fundit si kandidat dhe është paralajmëruar nga “Panorama Sport”, bashkë me italianin Diego Longo dhe disa të huaj të tjerë, por Halili ka qenë i dyzuar.
Megjithatë, duket se tani palët kanë gjetur një marrëveshje dhe korçari pritet të konfirmohet në orët në vijim si trajner i Tiranës.
Në të kaluarën, Shkëmbi ka drejtuar Lirinë, Teutën, Ballkanin dhe Dinamon. Po ashtu krahas Shqipërisë U17 ka drejtuar dhe ekipin e 19-vjeçarëve.
