Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë për të hetuarin Eneo Sulejmanin dhe punonjësin e komisaritit të Rinasit, Briken Terziun, duke i lënë ata në arrest në burg pa afat gjatë hetimeve që po kryhen. Masat e sigurisë mbetën të pandryshuara edhe për punonjësit e tjerë, në arrest shtëpie” Sokol Xhikën, Ermal Mesin dhe Aris Drini. “Detyrim paraqitje” për Ylli Prençi, Rei Shenjtollin, Enkis Aliajn dhe Argil Hasen.
Author: tirana
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit. Opozita është mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar, teksa ka djegur goma dhe është përplasur me policinë. Ndërkohë, nga seanca është përjashtuar deputeti Flamur Noka. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eliss Spiropali i është drejtuar opozitës nga foltorja e Kuvendit dhe ka thënë se ishte e parashikuar që ata do të shkaktonin tensione. “Kjo ka vetëm një emër, utopia, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide dhe pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni. Me të parën tërhiqet vëmendja dhe…
Në një kohë që brenda parlamentit kishte tensione mes deputetëve të PD dhe kryetares së Parlamentit, jashtë qytetarët u përplasen me policinë. Protestuesit janë përplasur me efektivët që janë rreshtur përpara Parlamentit, në tentativë për të shkuar drejt Kuvendit. Por, qytetarët nuk janë lejuar nga policia. Ndërkohë në drejtim të efektivëve janë hedhur pjeshkë nga protestueset, ndërsa janë djegur edhe goma.
Duket se ka marrë fund dakordësia mes Rithemelimit dhe maxhorancës në seancë plenare. Tensionet janë rikthyer në sallën e Kuvendit, ndërsa shkak është sërish Sali Berisha. Sakaq, ndërsa deputetë të Rithemelimit, janë ngritur në këmbë para Foltores, kryeparlamentarja Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin Flamur Noka, për shkak të gjuhës jo etike në seancë.
Protestuesit i kanë vendosur flakën gomave përpara Kuvendit.
Në fillim të seancës plenare kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi kërkoi qe Sali Berisha të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se Bardhi ka sjellë një kërkesë të re për kthimin e Berishës në grup. Por kryetarja e Kuvendit Nikolla deklaroi se Berisha është përjashtuar nga grupi dhe nuk e pranoi kërkesën e grupit të PD. Por Lindita Nikolla pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij nga komisionet parlamentare dhe delegacionet. Nga sot Lulzim Basha nuk do të jetë më pjesë e delegacionit në Këshillin e Europës.…
Zhdukja e Remzi Hoxhës është një rast ekstrem nga siguria e shtetit të asokohe. Kjo është ngjarja më e pazbardhur dhe trupi i tij nuk u gjend kurrë. Artan Hoxha i ftuar në këtë emision ka treguar se çfarë ka ndodhur në vitin 1995 kur biznesmeni u vra dhe arsyen pse. Artan Hoxha: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, është një ngjarje që ka ndodhur para 29 vitesh, më 31 tetor të vitit 1995. Po shkojë në tre dekada fiks, është ngjarja e një qytetari i cili ishte një biznesmen në atë kohë, u rrëmbye në mes të kryeqytetit, u…
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka folur nga burgu për median greke ku është shprehur se qëllimi i tij, është që të mbrojë të drejtat e minoritetit në Shqipëri. Belerika folur për radion greke SKAI, duke deklaruar se “nëse zgjidhet eurodeputet do bëj të njëjtën gjë, do mbroj të drejtat e minoritetit, por nga një pozicion tjetër”. Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse ai zgjidhet eurodeputet, ai vuri në dukje se “nuk ka asnjë dispozitë përkatëse në ligjin shqiptar”. Beleri i shpreh se “gjykata e apelit pritet që të ulë dënimin”. Në çdo…
Një aksident është regjistruar sot rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të ditës në afërsi të poliklinikës qendrore të qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit Ismail Qemali. Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, i cili ishte punonjës policie por jashtë shërbimit, ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët. Të dy drejtuesit e mjetit kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën “Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie,…
Deputetët e Partisë Socialiste kanë zgjedhur që sot të shkojnë më herët në Kuvend, kjo për shkak se Rithemelimi ka paralajmëruar një protestë. Me qëllim për të shmangur përballjen me protestuesit, socialistët kanë zgjedhur që të paraqiten në Kuvend rreth 30 minuta para nisjes zyrtare të punimeve. Mirëpo pavarësisht se protesta eshte thirrur per ne oren 10:00, pamjet dhe raportimet ne oren 09:45 tregojnë se para Parlamentit nuk eshte mbledhur askush. Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ndodhet në terren për të monitoruar situatën së bashku me 400 efektivë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green” janë sekuestruar 19 kilogramë kanabis në Tiranë. Unformat blu kanë lokalizuar në rrugën “Kasem Shima” një automjet tip “Benz” dhe gjatë kontrollit të tij kanë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kilogramë. Për rastin, është bërë i mundur arrestimi i 4 personave. Konkretisht: – G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; – A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe…
Pas fitimit të titullit kampion me 27 fitore resht dhe asnjë humbe, ekipi I Besëlidhjes në basketboll hedh sytë tashmë nga fitimi edhe i Ligës Unike. Në një intervistë për RTSH, Presidenti i ekipit Ylli Ujka dhe trajneri Afrim Bilali shprehen optimist se rezultati pozitiv nuk do të mungojë as në këtë synim të ri për ekipin. “Duhet përgëzuar gjithë ekipi “Besëlidhja Basket”. Është një ekip kompakt ku unë presidencën e kam marrë nga ky vit dhe e mendoja që në fillim që do të dalim kampion. Sigurisht i gjithë stafi është profesionist dhe që nga dita e parë që…