Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për arrestimin e dy shtetasve kosovarë të dyshuar si spiunë të Beogradit. Ai tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë Kosovën, e të minojë institucionet e vendit përmes agjentëve të brendshëm. “E përgëzoj Agjencinë e Inteligjencës së Republikës së Kosovës për punën e tyre të shkëlqyer. Jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme. Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë. Kjo që ndodhi dje e bën ligjin në fjalë edhe më urgjent. Besoj që edhe shumë raste…
Author: tirana
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar në lidhje me një projekt të njohur si ”Let’s Talk Together About US24. Sipas ambasadës së SHBA-së, ky grup është një skmë mashtruese dhe s’ka lidhje me ambasadën. ”Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp, nuk la pa përmendur edhe Lulzim Bashën ku e akuzon se premtimi 20 mijë euro për fëmijën e tretë, e ka kopjuar programin e PL. “Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në në premtimin e zbritjes së kredisë me 3.000 euro për fëmijën e parë, 6.000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë”. Në protestën e vakët të Rithemelimit, nuk u pa asnjë përfaqësues i lartë i Partisë së Lirisë. Presidenti i partisë, Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u…
Humbja 3-0 ndaj Norvegjisë nuk është kapërdirë mirë te Kosova. Miqësorja me Norvegjinë ishte testi i fundit miqësore për Kosovën para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve. Zhvillim që tregon pakënaqësi të mëdha në radhët e përfaqësueses kosovare. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet te Norvegjia. Erling Haland ishte heroi me tre golat e tij, kuotë që e shtyn sulmuesin të vendos një rekord të ri personal. Goleadori i Manchester City kompletoi tregolëshin e 22-të në karrierë, 9 prej të cilëve me kampionët e Anglisë. Forma e mirë e ngjit Haland në kuotën e 30 golave në…
Shtimi i kërkesës për municione në tregun botëror, do të bëjë që edhe Shqipëria të bëhet pjesë e prodhimit të municioneve. Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli për projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan. Ministri tha se po bashkëpunohet me SHBA dhe NATO për modernizimin e teknologjisë. “Ne e kemi thënë që do ta rivitalizojmë, që do ta rikthejmë industrinë ushtarake. Sot Shqipëria i ka përmbushur kriteret e NATO për demilitarizim dhe për të pastruar një pjesë të mirë të arsenalit gjiganteskë që kemi trashëguar…
Emri i Tomor Malasit, një prej figurave të spikatura të PD-së pas 90-ës, ish-kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës në vitet 1991-’92 dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, është përjetësuar në një rrugë në Tiranë. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në prani të familjarëve dhe të afërmve të Tomor Malasit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi atë një simbol të ndryshimeve të mëdha të asaj kohe në kryeqytetin shqiptar. “Në jetën e një qyteti ka njerëz që kthehen në simbol të kohës që përcakton ndryshimet e mëdha të historisë së një vendi. Tomor Malasi e…
Në protestën e vakët të Rithemelimit, nuk u pa asnjë përfaqësues i lartë i Partisë së Lirisë. Presidenti i partisë, Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare. ”Nuk mund të thuhet kurrë që protestat janë dështim për opozitën, janë mesazh i qytetarëve. Nuk kam qenë se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit. Kam ardhur se kam qenë në Berlin, në takime me drejtues të grupeve parlamentare të Bundestagut. PL ka qenë dhe do të…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 19-vjeçarin Hajri Pulakën, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”. Ai bashkë me 3 të tjerë të arrestuar më herët, dhunoi dhe mori peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur tek Sheshi Skenderbej. Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.
Një 49-vjeçar në Lushnjë ka denoncuar këtë të enjte në polici zhdukjen e vajzës së tij. Babai banues në fshatin Pluk ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18-vjeçare. “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe”-njofton policia. Ndërkohë po punohet për gjetjen e saj.
Shqipëria do të luajë nesër një tjetër miqësore ndaj Azerbajxhanit, që është dhe prova e fundit para startit të Europianit. Në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho theksoi se llogaritë finale do të bëhen pas kësaj miqësoreje, pas këtij takimi do të nisin punën për të përgatitur sfidën e parë kundër Italisë. Trajneri i Kombëtares nuk i beson krizës së Italisë, pasi në fund të fundit janë ende kampionë në fuqi. “Është miqësorja e dytë. Kjo është shumë e shpejtë për ne, është për të gjithë në fakt. Brenda 5 ditësh zhvillojmë ndeshjen e dytë. Nuk e di se çfarë skuadre…
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërkohë që narkotrafikantët mbështetën edhe nga qeveria. Gjatë një konference për mediat pas protestës që u mbajt para Parlamentit, ai ka shtuar se policia është bërë palë duke u vënë në shërbim të drogës e krimit, ndërsa shtoi se në protestë u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve. “U rrëzua sot kërkesa për debat. Edi Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për krimin.Policia në shërbim të drogës e krimit. Përdori lëndë kimike ndaj protestuesve. Vetë Rama takon në zyrë e mbështet narkotrafikantët. Shqipëria konsiderohet si…
Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolin e saj si Princeshë në pallatin mbretëror. Princesha e Uellsit, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për një formë të papërcaktuar të kancerit, aktualisht “po rivlerëson atë që do të jetë në gjendje të bëjë kur të kthehet”. Dhe në fakt “funksionet e saj mund të jenë shumë të ndryshme”, citon Us Weekly. Mjekët pranë Kate, rekomandojnë që ajo të mos takojë shumë persona, pasi ndikon tek shëndeti i saj. Por pavarësisht sëmundjes, Kate është aktive në familje. Të afërmit e saj thonë se, Kate po shijon ditë të lumtura…