Rikthimi i tensioneve në Kuvend ka qenë shkak i një debati të ashpër në studion e Top Story në Top Channel mbrëmjen e djeshme mes ish deputetit demokrat, Luçiano Boçi dhe analistit Lorenc Vangjeli. Ky i fundit kritikoi aksionin e opozitës me djegie gomash dhe përplasje në Kuvend, por që solli reagimin e ashpër të Boçit. Debati në studio: Lorenc Vangjeli: Myteberët pa mend dhe pa tru, me muskuj që dinë të djegin goma, por nuk kuptojnë nga politika, janë qasur për shkak të mënyrës refraktare të të bërit opozitë. Luçiano Boçi: O Lorenc se ti je edhe gazetar me…
Author: tirana
DASHITë gjitha çështjet e pazgjidhura të zemrës duhet të adresohen. Në punë duhet të shtrëngoni dhëmbët sepse shumë shpejt do të merrni një kënaqësi të madhe. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 7 qershor 2024), në këtë periudhë nuk po i kushtoni vëmendje të mjaftueshme dashurisë, por përpiquni t’i gdhendni pak hapësirë te të dashurit tuaj. Në punë ka shumë intolerancë por përpiquni të mos e humbni durimin. BINJAKËT Hëna ju ndihmon të menaxhoni më mirë ndjenjat dhe të kuptoni se çfarë hapi dëshironi të bëni me partnerin. Në punë…
Në Kampionatin Europian “Romë 2024”, do të garojnë edhe dy atletë kuqezinjë, si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj. Gega ka arritur normën kulifikuese për këtë kampionat më 31.08.2023, në mitingun “Diamond League” të zhvilluar në Bruksel, ku theu dhe rekordin kombëtar të garës 3000 metra me pengesa me kohën 9.09.64. Garat e dy atletëve shqiptar do të nisin ditën e premte, më 07.06.2024, ku në oren 12:55 do të zhvillohet garat kualifikuese e kërcimit së gjati, grupi A dhe B, dhe paralelisht në orën 13:05 në pistë do të zhvillohet gara kualifikuese e 3000 metrave me pengesa.
Alban Skënderaj do të rikthehet pranë publikut shqiptar mbrëmjen e sotme përmes një koncerti gjigant. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj i kanuruar suksese. “Vëllait dhe shokut tim Alban Skenderaj i uroj shumë suksese sot në koncertin e tij në “Air Albania”. Albanin e kam njohur 20 vite më parë, kur sapo ishte kthyer nga Italia për të korrur suksesin absolut në Top Fest, me këngën ‘Vetëm ty’! Vit pas viti, Albani është kthyer në motiv për publikun, jo vetëm me muzikën e artin e tij, por dhe me shembullin fantastik të urtësisë, përulësisë dhe modestisë”, shkruan…
Kryeministri Edi Rama ka thënë fjalën e tij pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe për kaosin brenda në sallë plenare po nga deputetët e opozitës. Teksa rendit autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament, Rama i bën thirrje qyetarëve që të mos i falin opozitarët dhe ti shkatërrojnë me votë. ”Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”,-shkruan Rama në X. Postimi i plotë Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?…
Stresi, reperi shumë i zhurshëm, i ftuar në “Pardon My French” foli për jetën e tij private dhe tregoi se ka finalizuar divorcin nga ish-partnerja, Kejsi. Kanë qenë të martuar ashtu fshehurazi, por meqë i kanë dhënë fund lidhjes, rrjedhimisht ka ardhur edhe kërkesa për divorc. “Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria”, u shpreh reperi. Mandej, vijoi: “U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe shkruan që të mërkurën duhet…
Në datat 9 deri më 13 Qershor 2024, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR, do të zhvillojë edicionin e tij të njëmbëdhjetë në kryeqytet. Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen këtë vit për herë të gjashtë edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas!Metrazh të Gjatë si edhe programet e Filmit Dokumentar, Filmit të Shkurtër dhe Filmit Dokumentar do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Salla BLACK BOX e Universitetit të Arteve, ndërsa programi Cine KO, me fokus kinemanë kosovare, do të…
Rreth 300 mjekë dhe infermierë do të jenë pjesë e 34 Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin si pjese e masave për sezonin turistik. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se janë ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar mirëqenien e qytetarëve dhe turistëve të shumtë. ”300 mjekë dhe infermierë, të cilët do i garantojnë pushuesve vendas dhe të huaj një sezon turistik të shëndetshëm në Shqipëri. 34 Qendrat Shëndetësore do të jenë në shërbim të tyre janë hapur që nga 1 Qershori 24/7 dhe do të shërbejnë me përkushtim me motivim”,-tha Koçiu. Ministrja e Shëndetësisë shtoi gjithashtu se në…
Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë procesit zgjedhor 4-ditor në të gjithë Europën. Zgjedhjet pritet të forcojnë pozitat e të djathtës ekstreme ndërsa parlamenti i ri do të përballet me më shumë sfida np aspektin politik, industrial dhe të sigurisë. Rreth 400 milionë votues do të zgjedhin 720 ligjvënësit e rinj të Parlamentit Europian. Rezultati i tyre do të ketë një ndikim të ndjeshëm në një sërë çështjesh nga politikat globale mbi ndrsyshimet klimatike, tek mbrojtja dhe emigracioni dhe marrëdheniet gjeopolitike me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Në Estoni, votuesit do të…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”. Duke u ndalur tek impakti që krijon ky projekt në zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore të vendit, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të rëndësishme që lidhet me ndërtimin e një rrjeti transporti kombëtar multimodal në shërbim të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale të shtetasve shqiptarë. “Kësaj shume i shtohet edhe një hua prej 100 milionë euro e akorduar nga Banka…
Gerald Shehu është 43-vjeçari që dyshohet që vrau dhe zhduku trupin e shokut të tij, mëngjesin e kësaj të enjte në hotelin që kishin marrë për biznes në Dhërmi. Detajet e para flasin se ai u kap në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë nga aeroporti i Korfuzit. Policia e pikasi në momentin kur ai po merrte një biletë për në Londër. Ai tashmë ndodhet në policinë e Korfuzit, ndërsa pritet një urdhër për ta sjellë drejt vendit tonë. Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili thotë se arrestimi është kryer në një aeroport në…
43-vjeçari Gerald Shehu, i dyshuar si autor i vrasjes së Eraldo Nevruzit në hotel ”Greccia” në Dhërmi, i cili rezulton se është edhe bashkëpronar me vjehrrën e tij, është arrestuar nga policia duke ikur në aeroport në Greqi. Shehu rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Ai ishte shpallur në kërkim në 2022, pasi kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit pa marrë lejen përkatëse për këtë punime.