Author: tirana

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni. Jo vetëm kaq gjykata e gjobiti me 10 mijë lekë. Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Read More

Një kallëzim në prokurorinë e Tiranës i bashkëshortes së Dritan Nanos, i dyshuari kryesor nga policia si porositësi i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesit mund të zbardhë zanafillën e konfliktit për pronën në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, të cilën avokati e kishte fituar në proceset gjyqësore për tetë trashëgimtarët e saj. Albana Nano akuzon biznesmenin Arben Rreli për falsifikim të dokumenteve me të cilat ka ngritur pretendime kompensimi avokati, Sokol Mëngjesi. Në dëshmi, ajo thotë se Arben Rrelin e ka djalë teze dhe përshkruan shkurtimisht konfliktin për pronën që u bë shkak për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi. Kallëzuesja deklaron para oficerit…

Read More

Pas skandalit me fakenews Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) përjashton nga puna bashkëshortin e Regina Omerit kreu i SHISH, Kavajë dhe vëllain e Kushtrim Selimit në drejtorinë e Përgjithshme. Lajmet e rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe gjobëvënie, ishin të financuara nga vetë kolegu i tyre Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, ai kishte hapur portalin “Shqipnews.info” dhe sulmonte drejtorët e Policisë së Shtetit. Shtetësja Regina Omeri (Zeqiri)…

Read More

Shkencëtarët janë të shqetësuar për rritjen e incidencës së formave agresive të kancerit në fazën përfundimtare, që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Kjo rritje duket se konfirmohet edhe nga disa të dhëna në SHBA, si dhe nga një sërë qendrash të mëdha mjekësore për kancerin. Shumë ekspertë besojnë se ky trend ishte i pritshëm për shkak të pasojave të pandemisë në sektorin e kujdesit shëndetësor nga viti 2020. Por disa mjekë, si Kashyap Patel, ish-president i një grupi amerikan ekspertësh të pavarur të kancerit, ende kanë frikë se virusi mund të fshihet pas kësaj rritjeje. Dukuritë e rralla Në vitin…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku Gerald Shehu vrau në hotel Eraldo Nevruzin. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se autori Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit Erald Nevruzi. Sipas burimeve, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej…

Read More

Shqipëria po përgatit terrenin për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Për këtë qëllim, në proces konsultimi publik është dhe një projektligj i posaçëm që parashikon jo vetëm rregullat, por edhe lehtësitë për kompanitë që do të përfitojnë licencë për këtë veprimtari. Referuar nismës së depozituar, procesi i licencimit dhe monitorimit do të kryhet nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, që do të jetë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Për të përfituar lehtësitë e parashikuara në ligj, kompanitë e prodhimit të armëve duhet të plotësojnë disa kritere, mes të cilave, të kenë partneritet tregtar me shoqërinë shtetërore të prodhimit…

Read More

Flamur Noka thotë se opozita do të vijojë të kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri teknike, por pranoi se do të hyjnë në zgjedhje edhe nëse nuk e arrijnë këtë objektiv. Noka debatoi me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me këtë kërkesë, të cilën Edi Rama nuk ka gjasa ta pranojë. Ylli Rakipi: Çfarë është kjo qeveri teknike, përse ju duhet dhe përse mendoni se do t’ua japë Rama? Flamur Noka: Nuk mendoj se Edi Rama do të japë qeveri teknike. Por, ne duhet të fokusohemi, të organizojmë çdo formë presioni dhe sensibilizimi edhe me ndërkombëtarët. Shqipëria…

Read More

Policia ka gjetur trupin e pajetë të recepsionistit të vrarë në Dhërmi, Eraldo Nevruzi 31 vjeç. I riu që punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi nga Gerald Shehu 43 vjeç, bashkëpronar i hotelit. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet në zonën e Gjipesë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën mes 5 dhe 6 Qershorit. Autori, Gerald Shehu, e vrau me pistoletë dhe i zhduku trupin. Për këtë ai u ndihmua nga dy punonjës të hotelit, Daniel Qosja dhe 30-vjeçari David Larti, të dy banues në Korçë, të cilët janë arrestuar nga policia. Pas krimit, 43-vjeçari u arratis drejt Greqisë dhe u…

Read More

Zbardhen detaje nga operacioni kundër një grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore. Mësohet se në operacion janë përfshirë autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë. BW meson se janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. Sakaq, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Mes të arrestuarve është dhe një polic. Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët.

Read More

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i komentuar në rrjet, megjithëse ka kaluar mbi një vit nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut shqiptar. Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar, ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime. Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përfliter për një shifër prej 100…

Read More

Rasti është ai që është dhe prandaj vetëkuptohet që Giorgia Meloni, në Shqipëri për vizitën në pikën e Shëngjinit, nuk kursehet në propagandë, aq më tepër kur kishin mbetur vetëm pak orë deri në votën europiane. “Nëse ajo që kemi imagjinuar këtu funksionon dhe do të funksionojë, – siguroi kryeministrja – atëherë do të kemi inauguruar një fazë krejtësisht të re në menaxhimin e problemit të migracionit. Marrëveshja mund të përsëritet në shumë vende, mund të bëhet pjesë e zgjidhjes strukturore të Bashkimit Evropian”. Sigurisht, një tjetër reklamë elektorale, por këtë herë mund të jetë më afër realitetit nga sa mund të shpresonte vetë…

Read More