Author: tirana

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia” në Tiranë. Pak orë para koncertit, ai u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Buccin. “Qershia mbi tortë e kësaj jave është Antonio Diodato. Për të gjithë ju që keni parë “Sanremon” apo gjatë karantinës keni kënduar “Fai Rumore”, sot keni mundësi ta këndojmë së bashku me Antonion në sheshin “Italia”. Kjo ka qenë një javë fantastike me shumë aktivitete për Javën e Kulturës Italiane,…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dha këtë të premte detaje për megaoperacionin që goditi një grup kriminal që ka qenë i përfshirë në falsifikim të pasaportave e më pas mundësimin e udhëtimit ilegal të emigrantëve përmes tokës apo ajrit. “Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se po bëhet të gjitha procedurat për ekstradimin sa më shpejt të autorit të vrasjes së 31-vjeçari Eraldo Nevruzi. Pas vrasjes së frikshme, Geraldo Shehu u arratis për në Greqi, atje edhe ku u kap, ku kishte në plan të ikte në Angli. “Falënderoj strukturat e policisë për zbardhjen e vrasjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me partnerët grekë për shkëmbim e informacionit. U bë e mundja kapja e arrestimit. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore, dhe po…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ishte ditën e djeshme në Budva, ku u takua me homologë të tij të rajonit, por edhe me zyrtarët më të lartë të Eurojust. Të gjithë prokurorët që kanë marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit, incentivuar edhe nga një projekt konkret si ai Western Balkan Criminal Justice ranë dakord se duhet të jenë më të shpejtë se krimi për të zgjidhur çështjet që kanë nën shqyrtim. Për ta krimi nuk ka kufij, as shtete, as gjini e as fe. Ndaj dhe prokuroritë, në shkëmbimin e informacioneve, duhet të jenë më të…

Read More

E arta Luiza Gega, do të jetë mes finalistëve në kampionatin Evropian të Atletikës, që mbahet në Romë të Italisë. Sportistja shqiptare, e cila është aktualisht numri 1 në Evropë në disiplinën e 3000 metarve me pengesa, arriti kohën e 9 minutave, 35 sekondave dhe 77 të qintat në gjysmëfinale. Falë kësaj kohe, Gega do garojë ditën e dielë në finale për të mbrojtur numrin 1 të botës, ndërsa prej kohësh ka arritur të sigurojë pjesmarrjen në Lojërat Olimpike të Francës që mbahet këtë verë. Finalja e ditës se dielë do mbahet në orën 22:00.

Read More

Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë janë gjetur në vendin ku u gjet trupi i pa jetë i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçari u vra nga pronari i hotelit ku punonte. Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit Erald Nevruzi, i cili punonte si recepsionist në hotel ”Greccia”, që ishte edhe vetë bashkëpronar. Autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij te vendi i punës. Më pas e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve: Daniel Qose dhe David Larti, zhdukën kufomën. Të tre…

Read More

Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi, të cil[ët gjetën dashurinë në ”Big Brother Albania Vip 3” do të bëhen prindër të një vajze dhe lajmin e kanë bërë me dije përmes një videoje që kanë publikuar në Instagram. Sara ka postuar videon me mbishkrimin: “Të duam më shumë se veten!” Sigurisht, nuk kanë munguar urimet e miqve më të afërt dhe të njohurve të çiftit, ndërsa dallon komenti i parë i Bardhit që ka shkruar: “Çika e babit!”. Sara dhe Bardhi konfirmuan shtatzëninë përmes një videoje ku këngëtari i puthte barkun partneres së tij. Pas lajmit të bukur, ata ndanë me…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se aksioni opozitar nuk do të ndalet, madje do të përshkallëzohet edhe më tej. Në një konferencë për mediat, Meta tha se “kjo qeveri i ka rrënjët në trafiqe”. “Opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç intensifikimit të aksionit të saj”, tha Meta. “Kështu që ne do të vazhdojmë këtë front në raport me përballjen me këtë qeveri, në përballjen me të keqen kudo ku ajo është sepse cdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjegjshmëria”, tha nder te tjera Ilir Meta. Pyetje: Ku do të përqendrohet aksioni i opozitës?…

Read More

Janë publikuar emrat e disa prej personave të cilët u arrestuan në kuadër të një operacioni të SPAK, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrante me pasaporta të falsifikuara. Mësohet se në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa u lëshuan 30 masa arresti me burg dhe 6 arrest shtëpie. Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente. Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri për në vende të ndryshme. Mësohet se disa prej personave që dyshohet se janë përfshirë në…

Read More

Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik. Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin dhe administrimin e makinave, skafeve, motorëve të ujit dhe mjeteve të tjera rrugore e të lundrimit që janë konfiskuar nga Policia e Shtetit. Aktualisht, në strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe në pikat e ndalimit administrativ të mjeteve rrugore gjenden 16.445 mjete, rreth 8.440 prej të cilave janë mjete rrugore që prej vitesh nuk u jepet një zgjidhje. Policia e Shtetit paguan një kosto financiare shtesë për strehimin e këtij numri të madh mjetesh…

Read More

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente publikoi listën zyrtare me 26 futbollistë që do të përfaqësojnë “La Rojan” në Euro 2024, aty ku iberikasit do të përballen në Grupin B me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Nga lista paraprake, De La Fuente ka larguar tre futbollistë, teksa nuk do të udhëtojnë për në Gjermani mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, Aleix Garcia i Gironës si dhe Marcos Llorente i Atletico Madrid. Sakaq, në listë janë përfshirë emar si Cucurrella i Chelseat, Laporte i Al Nassr, Le Normand i Real Sociedad, Vivian i Athletic Bilbaos, Baena i Villareal, Joselu i Realit apo…

Read More

Në prag të Euro 2024, prestigjozia The Athletic është fokusuar në analizimin e çdo kombëtareje pjesëmarrëse në Europianin e Gjermanisë (14 qershor-14 korrik). Ndër të tjera, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë dhe kombëtares së shqiptarëve, për herë të dytë në histori në këtë turne madhor. Kuqezinjtë siguruan kualifikimin pasi e mbyllën të parët me 15 pikë një grup me përfaqësuese të traditës si Polonia dhe Republika Çeke. ‘Sylvinho, ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit e Barcelonës, kualifikoi Shqipërinë në Europian. Braziliani e mbylli me futbollin e luajtur në 2010, pas një eksperience të shkurtër te Manchester City. Më pas…

Read More