Shqipëria sfidon Azerbajxhanin në Hungari, me fillimin prej orës 19.00. Për ndeshjen miqësore, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur për titullarët, me të cilët skuadra do zbresi në fushë. Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani. Repart ku ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi. Minutë pas minute: 11- Gol Shqiperia. 10- Seferi provon të japë një top nga krahët, ideja e tij kuptohet nga prapavija e…
Author: tirana
Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetare t’i drejtohen plazheve për t’u freskuar. Kjo ka bërë që pasditeve disa akse rrugore të kenë trafik të rënduar! Njoftimi i Policisë! Rruga Interurbane Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, nga Marikaj deri në Shënavlash. Autostrada A3 nga Dopaj deri tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Rruga Interurbane dytësore nga Luzi deri në Derven dhe anasjelltas. Duke konsideruar ngarkesen në rritje të trafikut, veçanërisht përgjatë fundjavës, sugjerojmë që për lëvizjet drejt dhe kthim nga jugu të përdoret si rrugë alternative rruga e vjetër interurbane dytësore Tiranë-Durrës me kalim nga Ndroqi të premten dhe të shtunën në vajtje…
Ekipi i Zvicrës do të shkojë me supriza kuqezi. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari do të jenë tre shqiptarët që do të veshin fanellën e Zvicrën në Euro 2024 në Gjermani. Trajneri Murat Yakin ka dorëzuar listën përfundimtare këtë të premte dhe i fundit që ka mbetur jashtë ishte shqiptari tjetër Andi Zeqiri. Paçka paraqitjeve të mira në këto ditë stërvitjeje, trajneri Yakin, ka vendosur që të vazhdojë në Gjermani me të tjerë sulmues. “Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe…
Kreu i Komisionit për sistemin TIMS, deputeti Ervin Salianji pretendon se në sistem kanë pasur akses edhe persona me rekorde kriminale dhe për këtë thotë se janë konfirmuar raste konkrete të personave të shpallur në kërkim që kanë kaluar kufirin, për shkak të manipulimit të sistemit edhe përmes korruptimit të zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit. “Ajo që mund t’ju them pa cituar asnjë nga sekreti hetimor është se është e konfirmuar tanimë se sistemi TIMS i policisë së shtetit mund të cedojë plotësisht duke mos regjistruar të dhënat e personave konkret, të paktën në disa raste e kam…
Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një tur në çdo njësi të kryeqytetit, për t’u takuar dhe uruar anëtarët e Partisë Socialiste për 33-vjetorin e themelimit të partisë. Ndalesa e parë ishte ajo në Njësinë 2, ku Erion Veliaj shpërndau edhe certifikata mirënjohje për 16 anëtarë, të cilët vijojnë të japin kontributin e tyre në PS. “Pesë mijë anëtarë të rinj janë një garanci se kemi një të ardhme, se duar energjike, mendje kreative, zemra të mëdha, do të vazhdojnë punën që ka nisur në PS, sidomos ata 15-16 veta që nderojmë sot dhe…
Eraldo Nevruzi u vra nga Geraldo Shehu, bashkëpronari i hotelit ku punonte si recepsionist në Dhërmi. Hoteli “Greccia” ku ndodhi ngjara e rëndë ka një tjetër vrasje e cila ndodhi më 1 dhjetor të 2012-ës. Janë dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhialiu, që u vranë pasi kishin marrë 200 mijë euro borxh për ndërtimin e këtij hoteli, por nuk e kishin shlyer në kohë. Vëllai që jeton, Mirvjen Haxhialiu e përfundoi hotelin dhe ndërsa do hapej këtë sezon, dhëndri i tij Gerald Shehu vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi dhe ia zhduku trupin, në bashkëpunim me dy punonjësit e hotelit. Vrasja e…
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe deputetja Mesila Doda do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm të ngritur në Kuvendin e Shqipërisë kundër dezinformimit, edhe pse Rithemelimi nuk është pjesë e këtij komisioni. Lidhur me vendimin për të mos ndjekur linjën e opozitës, që ka bojkotuar deri më tani votimin dhe marrjen pjesë në komision, Mediu ka sqaruar se opozita duhet të jetë aktive në këtë çështje që është me mjaft interes, duke parë dhe kontekstin gjeopolitik ku ndodhet rajoni. “E kam parë si një çështje interesi, sidomos në kuadër të zhvillimeve në rajon. Shqipëria, por edhe vende të…
Zbulohet edhe formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës sot në orën 19:00 në Hungari ndaj Azerbajxhanit. Në ndryshim nga ndeshja me Lihtenshtejnin, Sylvinho nga minuta e parë në këtë sfidë do të zbresin portieri Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, si dhe Seferi. Sylvinho duket se po konsolidon për në formacionin ndaj Italisë, Brojën dhe Asanin, të cilët kishin pak minuta në këmbë kur u grumbulluan për Euro 2024. Mirlind Daku, deri tani nuk është aktivizuar asnjë minutë dhe me shumë mundësi do të ketë hapësirë për të në pjesën e dytë në këtë miqësore.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror. Nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe me cilësi me energji elektrike për të gjithë abonentët në të gjithë vendin. Në prani të Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSSH, Blendian Dalipi dhe drejtuesit e rajoneve në të gjithë vendin, raportuan sot planin e masave për një menaxhim sa më mirë të situatës gjatë gjithë sezonit. Ministrja Balluku bëri të ditur se sipas të gjitha të dhënave këtë vit parashikohet të…
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë ktë të premte në aktivitetin “Kultivojmë të ardhmen”, i organizuar në kuadër të “Javës së Italisë” nga Ambasada Italiane në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS-Tirana) dhe CIHEAM Bari, ku u theksua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore. Denaj vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit Itali-Shqipëri në sektorin e bujqësisë me synim vendosjen e mirëqenies, agroekologjinë dhe inovacionin në favor të sistemeve të qëndrueshme agroushqimore në Shqipëri, si një model referimi për Ballkanin Perëndimor. “Siguria ushqimore nuk është një shërbim, siguria…
Lulzim Basha teksa poston një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD-së, thiotë se përkushtimi i partisë është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës. “Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm.Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konflikteve të politikës së ditës. Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë”, tha Basha. Sipas tij ky program ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike. “Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja,…
SPAK-u ka zbardhur detaje nga operacioni i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe vizave. SPAK bën të ditur se janë caktuar masat e sigurisë për 31 persona të marrë nën hetim, mes të cilëve edhe një punonjës i Policisë së Shtetit. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal me nr.177, të vitit 2022, në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin…