Author: tirana

SPAK-u ka zbardhur detaje nga operacioni i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe vizave. SPAK bën të ditur se janë caktuar masat e sigurisë për 31 persona të marrë nën hetim, mes të cilëve edhe një punonjës i Policisë së Shtetit. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal me nr.177, të vitit 2022, në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin…

Read More

Babai i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçari i cili u vra pak pas mesnatës së të mërkurës në hotelin “Gracce” në Dhërmi nga bashkëpronari Gerald Shehu, ka treguar se i biri kishte nisur punë atje vetëm 5 ditë më parë. Shyqyri Nevruzi ka rrëfyer se pronarja e hotelit, vjehrra e autorit të dyshuar të krimit, e kishte lutur që të fillonte punë aty si recepsionist për shkak se Eraldo dinte të fliste 3 gjuhë të huaja. Ai u shpreh në një intervistë për ”Euronews Albania” se lajmin për vdekjen e të birit e kanë mësuar nga mediat, ndërsa shtoi se krimi mund…

Read More

Këtë të premte, Këshilli Bashkiak votoi Arqile Bollano si kryetarin e ri të Bashkisë Himarë. Ai do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë. Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria i cili gjatë mbledhjes së sotme deklaroi tërheqjen nga gara, duke i mbetur detyra e re Bollanos. Më 29 mars Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg. Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një…

Read More

Mirela Bogdani është kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarja e KLP prej vitit 2022, e zgjedhur nga radhët e pedagogëve të së drejtës për vendet e Shoqërisë Civile në Këshill, do të drejtojë Këshillin, që është qeveria e prokurorëve në vend. Bogdani ishte garuesja e vetme për pozicionin e kryetarit. Mirela Bogdani pason në këtë detyrë Alfred Ballën, mandati i të cilit u ndërpre më 27 maj, për shkak të një vendimi të Shkallës së Dytë të Vetingut, që urdhëronte përjashtimin e tij nga funksionet në drejtësi për një periudhë 15 vjeçare. Në platformën me të cilën bindi…

Read More

Lionel Messi në një intervistë për “Infobae”, u ndal tek kritikat e shumta që mori në vendlindje para se të fitonte Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës, teksa foli edhe për ekipin më të mirë në botë. “Nëse flisni me rezultate, atëherë është Real Madridi. Nëse flisni me lojë, mua personalisht më pëlqen Manchester City i Guardiolës. Mendoj se çdo skuadër ku është Guardiola do të jetë e veçantë për shkak të mënyrës se si ai është, mënyrës se si stërvit dhe lojës që aplikon. Skuadrat e tij luajnë në nivelin më të lartë të lojës për mua. Për…

Read More

Më datë 11 qershor, ora 17.00, do të zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas një njoftimi, në këtë mbledhje do të ketë fjalë kryesocialisti Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, kjo për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti. ”Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite: 1-Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. 2-Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi”,-njofton PS.

Read More

Nëna e Daniel Qoses, njëri prej të arrestuarve nga Policia pas vrajses së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ka dëshmuar për detajet që ajo. Ajo tregon se djali i saj është kërcënuar nga pronari për ta ndihmuar në krim, dhe se ka pesë vite që punonte muajt e verës tek hoteli ”Greccia” në Dhërmi, ndërsa thekson se i ekzekutuari dhe pronari që ka kryer vrasjen kanë patur konflikte më herët. ”Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në…

Read More

Edhe këtë verë, Shqipëria do të jetë në listën kryesore të turistëve të huaj. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, bën me dije se 38% më shumë turistë të huaj na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këto pesë muaj. ”38% më shumë turistë të huaj na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këto pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën…

Read More

Sali Berisha nuk ka asnjë mundësi që të hyjë më në Parlament, edhe sikur të mos jetë në arrest shtëpie. Në fund të qershorit Komisioni i Mandateve pritet të shpallë zëvendësimin, si pasojë e mos përmbushjes së funksionit të parlamentarit. Sot jo vetëm deputetë të Fotores, por edhe socialistë kanë hapur fjalë se Berisha nuk mund të përjashtohet pasi mungesa e tij është “me arsye”. Po Parlamenti nuk është shkollë fillore, ku nxënësi thotë se “kam qenë sëmurë dje” apo “nuk pata drita”. Funksioni i deputetit është një institucion politik që nuk funksionon me ‘leje mjeku’. Ose e bën ose…

Read More

Klubi i Futbollit Tirana ka prezantuar këtë të premte stafin e ri. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi dhe drejtori i sapoemëruar, Agim Ibraimi. Ky i fundit tha se tek Tirana lojtarët nuk do vijnë sa për numër, teksa trajneri Shkëmbi shtoi se nëse dështon atëherë ai largohet, ndaj të gjithë duhet të punojnë për suksesin e ekipit. “Falenderoj drejtuesit për mundësitë se ëbëhet fjalë për Tiranën me histori të madhe. Unë e di mirë çfarë më pret dhe ku kam ardhur, falenderim edhe për Federatën se më dhanë mundësinë t’i bashkohem këtij klubi të madh. Isha trajner i U17, por…

Read More

Pas vizitës në qendrat pritëse në Lezhë të refugjatëve, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është kthyer në Romë e entuziazmuar. Dy qendrat do të mirëpresin azilkërkuesit afrikanë në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit. Në programin më të ndjekur të televizionit publik italian RAI UNO të gazetarit Bruno Vespa, “Porta a Porta”, ajo shprehu besimin se në Shqipëri do të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e emigracionit të paligjshëm. “Në bazë të protokollit me Shqipërinë kemi planifikuar që për të dyja qendrat e ngritura në Shqipëri ku do të përpunohen kërkesat për azil të emigrantëve të paligjshëm nga…

Read More