Qeveria ”Rama 3” synon turizmin malor. Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu bërë publik. Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë gjatë podcastit të tij, ka të ftuar dy zonja, Fatmira dhe Arjola të cilat kanë hapur bujtina, njëra në Gur të Bardhë në Mat dhe tjetra në Nivicë në malësinë e Labërisë. Fjala është për mbështetje financiare në dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, ku barrën kryesore do ta ketë shteti. ”Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja…
Author: tirana
Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha i ftuar në ”Cherry on Top”, mes të tjerash ka folur edhe për deklaratën e bujshme kundrejt Xhensila Myrtezajt, ku është shprehur se është bërë e famshme nga Bes Kallaku. Moderatori tha se kjo deklaratë nuk ishte e qëllimshme dhe jo për të marrë vëmendje, edhe pse thotë që ndan të njëjtin mendim, ndërsa shprehet se Xhensila është artiste shumë e mirë. “Nuk kam nevojë për atë lloj fame, unë e bëj pa qëllim. Nëse jam gabim kërkoj falje 1 mijë herë, pyetja më është bërë ‘a ka qenë me kastile ai postimi i koncertit’,…
Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident rrugor është shënuar në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Automjeti BMW ka përplasur një këmbësor i cili është ende i paidentifikuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin në komiariat. Po punohet për identifikimi e këmbësorit që ndërroi jetë.
Sulmet ndaj krerëve të shtetit, nuk kanë të sosur. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze. Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia. Për ngjarjen ka reaguar menjëherë shefi i BE-së, Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të cilët e konsideruan sulmin si të tmerrshëm.
Edhe pas kanë kaluar disa vite nga shpërthimi i Covid-19 në mbarë globin, ende pandemia ka mistere të shumta. Kardiokirurgu Edvin Prifti, në një shkrim të detajuar në proflin e tij në Facebook, thotë se virusi Sascov 2 që shkaktoi Covid19 ka në krijues, që sipas tij është Peter Daszak, të cilin ai e përshkruan si djalin e një nazisti ukrainas në Luftën e Dytë Botërore. Prifti shpjegon se Daszak është presidenti i EchoHealth Alliance, apo siç njihet ndryshe ‘profeti i purgatorit’, ndërsa tregon se së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë në New York, dhe Wuhan të Kinës, aty ku…
Miss Shqipëria ka një mbretëreshë të re. Klea Llagonia është kurorëzuar Miss Shqipëria 2024. Eneida Muçaj u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë, ndërsa Rebeka Cani u shpall shoqëruesja e dytë. Edicioni i 26 i këtij kompeticioni u përmbyll me një mbrëmje magjike, organizuar në kalanë e Peqinit. Nën moderimin e Drita Zirit dhe Ermal Peçit, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione. Gjatë mbrëmjes skena gjithashtu u elektrizua edhe nga tingujt e muzikës shqiptare nga këngëtarë të mirënjohur si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Stresi dhe Argjend Gjigja. View…
Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Të shtunën Tirana do të shënojë 35 gradë Celcius, ndërsa Berati do të shënojë 36 gradë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celcius të dielën në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore…
Dashi-E shtuna do të jetë një ditë interesante për ju që po përpiqeni të kompensoni disa vonesa të cilat nuk janë shkaktuar nga fati i keq, por vetëm nga zgjedhjet personale. Demi-E shtuna nuk është një nga ditët më të mira të këtij qershori por me kalimin e orëve, gjithçka do të kalojë. Binjakët-E shtuna do të jetë një ditë frymëzuese për ju. Vetëm se nga mbrëmja e në vazhdim mund të lindin disa probleme të vogla fizike por asgjë e pakapërcyeshme. Shijoni një relaksim të merituar. Gaforrja-Duhet të mundoheni të jeni më të drejtpërdrejtë në raport me bashkëpunëtorët tuaj.…
Edhe pse Rusia ka “shumë më shumë” bomba bërthamore sesa SHBA-ja dhe Evropa, diskutimet për një luftë të mundshme bërthamore nuk janë të nevojshme, paralajmëroi të premten presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë të mendohet për këtë [luftën bërthamore]. Dhe unë do t’i kërkoja kujtdo që të mos përmendte asgjë të tillë”,-tha ai në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut. Putin shtoi se forcat ruse po “rrisin efektivitetin e tyre”, rreth 27 muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Industria ruse e mbrojtjes ka rritur prodhimin e predhave me 20% dhe forcat e saj po “kapërcejnë aftësitë e…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatit kryesor të saj po përballen me mosmarrëveshje rreth vendimeve politike të qeverisë aktuale të Kosovës dhe shpërfillje të këshillave të qeverisë amerikane në raport me komunitetin serb në Kosovë. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ambasadori Hovenier thotë se dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve, por me frymën dhe e tyre dhe pasojat konkrete tek komuniteti serb. Në intervistën me kolegen Garentina Kraja, ai thotë se Shtetet…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran. Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-së ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen se një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Michel Tarran, diplomat karriere francez, mori detyrën si kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e opozitës me molotov dhe djegie gomash. Nga Njësia 2 në kryeqytet, ku nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, Veliaj u shpreh se kontrasti mes atyre që hedhin molotov dhe socialistëve është i qartë. “Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, dogjën goma përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit, ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë. Jo! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia…