Author: tirana

Policia e Himarës bën me dije se ka arrestuar një shtetas anglez, të cilit iu gjetën disa droga të forta që do t’i shiste në ambientet e argëtimit në Dhërmi. ”Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”.

Read More

Kombëtarja shqiptare i mbylli me bilanc pozitiv dy testet miqësore të muajit qershor. Ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, skuadra e trajnerit, Sylvinho u dëfrye jo pak në fushën e lojës, për të shënuar 6 gola në total, 3 në secilin 90 minutëshi. Mesatare prej një goli çdo gjysmë ore loje dhe të ndara në një gol në pjesën e parë dhe dy në 45 minutëshin e dytë. Gola që mbajnë firmën e 6 futbollistëve të ndryshëm. Një bilanc tepër i kënaqshëm pasi tregon nuhatjen vrastare të lojtarëve tanë, të gatshëm për të bërë mirë edhe në Kampionatin Europian. Broja, Asani e…

Read More

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, ndërsa një tjetër është në kërkim pasi po lëviznin me automjet me armë zjarri pa leje në lagjen “Minatori” në Bulqizë. Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Djali i identifikuar me inicialet K.S., është vendosur në pranga menjëherë ndërsa shoferi me inicialet E.T., 21 vjeç është larguar në këmbë pasi braktisi mjetin. Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Shkolla e rindërtuar “Zyber Sallaku” në Manzë, Durrës ka hapur dyert me kushte bashkëkohore për rreth 300 nxënës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, ishin të pranishme në përurimin e kësaj shkolle 9-vjeçare, e cila është rindërtuar falë mbështetjes nga qeveria daneze dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kanë ndihmuar për ringritjen e institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. “Jam e kënaqur që tashmë vijmë me një tjetër shkollë këtu në Manëz, në Durrës. Një shkollë e…

Read More

Një bashkëpunim mes bankës gjermane për zhvillim KfW dhe Bashkisë së Tiranës ka mundësuar rikonstruktimin e 5 godinave studentore te Qyteti “Studenti”, me standarde të denja për çdo kampus tjetër në Evropë. Kryebashkiaku Erion veliaj u shpreh krenar për këtë bashkëpunim, duke theksuar se standardi i ofruar në këto godina do të jetë etaloni i ndërtimtarisë në Shqipëri. “Ne e trajtojmë me shumë seriozitet raportin që kemi me KfW sepse duam që, këto 5 godina, të jenë vetëm 5 dallëndyshet e para. E kemi ngritur standardin për efiçencën energjetike, për trajtimin studentëve me aftësi ndryshe, për mënyrën se si edhe…

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa flet për ekzekutimin e Eraldo Nevruzit, nga pronari i hotelit ku ishte punësuar për sezonin turistik në Dhërmi. Për të krimi nuk mund të jetë i planifikuar sepse pronari minimalisht do të kishte fikur kamerat e sigurisë gjatë krimit. Sipas tij dhe pse është një krim i paplanifikuar, autori ishte i përgatitur për një përplasje me recepsionistin, pasi ka shkuar i armatosur në ballafaqim. ”Në qoftëse do të ishte e menduar, pra ai është munduar që pas ngjarjes të zhduk sa të ishte e mundur provat, ka bëtë bërë pastrimin e njollave të gjakut, ka…

Read More

Sot në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane, votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë. Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00. Janë mbi 51 milionë italianë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur 76 deputetë nga 720. Kryeministrja Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane. Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin…

Read More

Policia e Vlorës ka ndaluar shoferin e ambulancës që transportoi për në morgun e Vlorës, trupin e pajetë të 31-vjeçarit Erald Nevruzi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Dhërmi. Sipas policisë, shoferi i ambulancës ka filmuar dhe ua ka shpërndarë mediave foto të trupit të pajetë të 31-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”. “Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E.N, grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës…

Read More

Meritoni Mjekiqi i cili doli në vend të pestë në finalen e ”Big Brother Albania Vip 3”, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit. Me qetësi, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo. Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë. Më tej, Bora tha: “Po…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka ndarë ndjekësit historinë e Xhuljës. Gonxhja bëri të ditur se Xhulja e cila është me aftësi të kufizuar, u ndihmua menjëherë dhe arriti të punësohej në profesionin e saj si juriste, përmes programeve të nxitjes së punësimit. “Aftësia e kufizuar nuk është pengesë në tregun e punës”, deklaroi ai. Nxitja e punësimit është ndër politikat aktive sociale që po ndikon drejtpërdrejtë në uljen e papunësisë përgjatë këtyre viteve. Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune…

Read More

Gjykata Poscame e Apelit dënon përfundimisht Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla do të vuajë dënimin me dy vite. Lefter Alla u arrestua nën akuzën se ka shpërduar detyrën në lidhjë më një tender me vlerë 3 mln euro. Ai dyshohet se në bashkpunim më ish zyrtarqt e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ”OE 2AF Albania shpk”, e cila është në…

Read More

Një mega operacion çoi në pranga një grup të stërmadh personash me pozicione të ndara secili për falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Super laboratori që prodhonte dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por akoma nuk është arritur të gjendet nga autoritetet kosovare atje dhe bëhet fjalë për një laborator që prodhon me cilësi të mirë. Shuma që paguhej nga shqiptarët për të siguruar dokumentet false që do i ndihmonte për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë varion nga 10.000 euro, 4000 euro apo…

Read More