Gjermania ka njoftuar kontrolle shtesë përgjatë kufijve të saj në prag të Kampionatit Evropian të Futbollit 2024. Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanisë nga e premtja, njoftoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser. Faeser tha se masa ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kampionatit Evropian të Futbollit të ardhshëm UEFA, i njohur si Euro 2024.Ministrja e Brendshme e Gjermanisë. Nancy Faeser, përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme. Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14…
Author: tirana
Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve në të gjithë Europën që të votojnë kandidatët e djathtë për zgjedhjet për Parlamentin Europian. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Berisha votat i kërkoi edhe për Fredi Blerin, një prej kandidatëve që garojnë me partitë e djathta për në PE. “Në emër tuaj dhe të PD-së dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë. Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë…
Ndue Gjini është arrestuar nga Policia e Lezhës, dhe në kërkim është shpalklur nipi i tij Ardit Gjini, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit. ”Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike. Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat:…
Ekspertët e industrisë thonë se turistët që udhëtojnë në Evropë nga SHBA-ja po i bëjnë gjërat ndryshe këtë verë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kostos dhe mënyrës sesi ata do i organizojnë pushimet e tyre evropiane, shkruan Nicole Edenedo në një artikull të botuar në revistën amerikane “US Travel Weekly”. Sipas një raporti “Tendencat e vitit 2024” të publikuar nga “Instituti Ekonomik Mastercard”, turistët pavarësisht nga të ardhurat po fokusohen më shumë në “koston” e udhëtimit që planifikojnë të bëjnë jashtë vendit këtë verë, duke ndryshuar destinacionin ku zakonisht zgjedhin të vizitojnë, si dhe kur do të shkojnë dhe…
Udhëtimet me kompaninë e fluturimeve Wizz Air vijojnë të jenë problematike, duke lënë nëpër aeroporte pasagjerët. Vetëm në mbrëmjen e 7 qershorit nga 5 udhëtime të planifikuara me këtë kompani ajrore në aeroportin ‘Nënë Tereza’, 4 janë nisur me të paktën 2 orë vonesë. Qindra udhëtarë kanë mbetur me orë të tëra në aeroportin e Tiranës. Kompensimet e fluturimit lëshohen në vlerë prej 250 €, 400 € ose 600 €. Ato varen nga distanca e fluturimit sa më i gjatë të jetë fluturimi, aq më i madh është kompensimi. Vonesa Kështu nëse keni mbërritur në destinacionin tuaj përfundimtar me një…
Ndërkohë që lufta në pjesën lindore të Ukrainës po vazhdon, votuesit nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të zgjedhin përfaqësuesit e rinj të Parlamentit Evropian. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, analistët vlerësojnë se këto zgjedhje parlamentare do të ndikojnë në demokracinë e brendshme të Bashkimit Evropian dhe do të përcaktojnë rolin global të këtij blloku, sidomos në Ukrainë. Pas 15 vitesh si zyrtare në Bruksel, Joanna Kaminska po kandidon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Specialiste për sigurinë dhe mbrojtjen, ajo është e vetmja politikane në garë në kuadrin e platformës së Partisë së Gjelbër.…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar të shtunën Ligjin për Organizimin e Ministrive në Qeverinë e re. Ligji parasheh që prej 16 ministrive sa janë aktualisht, të jenë 20 ministri. Për ndryshimet e propozuara nga mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski, votuan edhe deputetët e opozitës shqiptare – Frontit Evropian – duke iu mundësuar partive të shumicës, VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sigurimin e dy të tretave të votave. Mbështetja e Ligjit nga opozita shqiptare u bë në këmbim të formimit të një komisioni ad hoc në Kuvend, për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë të etniteteve në institucione. Ndryshimet…
Numri i turistëve në vendin tonë pritet të regjistrojë të tjera rekorde. Nisjen e sezonit turistik këtë vit më herët e konfirmojnë edhe shifrat në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi. Në Muriqan, një vit më parë kanë kaluar 4800-5000 qytetar, ndërsa në fundjavë kjo pikë kufitare pret 10.000 deri në 11.000 vizitorë, pjesa më e madhe e tyre nga Gjermania, Hollanda apo Franca. “Ishim në Theth dhe shkuam të ujëvara, tek syri i kaltër dhe tek kanionet dhe tani po më dhëmbin këmbët. Është shume këndshëm këtu, përtej pritshmërive. Shume vend i mirë, njerëz shumë të këndshëm. Çfarë…
Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses përgatitjet në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në “Haladas Sportkomplexum” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau. Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë marrë vendimin përsa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian. Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”, ndërsa pjesa tjetër e…
Policia e Himarës bën me dije se ka arrestuar një shtetas anglez, të cilit iu gjetën disa droga të forta që do t’i shiste në ambientet e argëtimit në Dhërmi. ”Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”.
Kombëtarja shqiptare i mbylli me bilanc pozitiv dy testet miqësore të muajit qershor. Ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, skuadra e trajnerit, Sylvinho u dëfrye jo pak në fushën e lojës, për të shënuar 6 gola në total, 3 në secilin 90 minutëshi. Mesatare prej një goli çdo gjysmë ore loje dhe të ndara në një gol në pjesën e parë dhe dy në 45 minutëshin e dytë. Gola që mbajnë firmën e 6 futbollistëve të ndryshëm. Një bilanc tepër i kënaqshëm pasi tregon nuhatjen vrastare të lojtarëve tanë, të gatshëm për të bërë mirë edhe në Kampionatin Europian. Broja, Asani e…
Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, ndërsa një tjetër është në kërkim pasi po lëviznin me automjet me armë zjarri pa leje në lagjen “Minatori” në Bulqizë. Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Djali i identifikuar me inicialet K.S., është vendosur në pranga menjëherë ndërsa shoferi me inicialet E.T., 21 vjeç është larguar në këmbë pasi braktisi mjetin. Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.