Author: tirana

Dy yjet e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi dhe Emre Can arritën në finalen e Chmpions Lague, por nuk mundën që ta fitonin. Disfata nuk e zbeh sezonin e mrekullueshëm të ekipit ku ata janë pjesë. Pas mbylljes së sezonit, ata kanë marrë pushimet dhe kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar. Adeyemi, i cili është edhe i dashuri i këngëtares shqiptare Loredana, së bashku me kapitenin e skuadrës Emre Can, kanë zgjedhur Jugun e Shqipërisë për të shijuar ditët e para të pushimeve të tyre.

Read More

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se dialogu është rruga thelbësore për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai i bëri këto komente në Beograd gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe Republikës Serbe, në atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”. Qeveritë miratuan një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb. “Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të…

Read More

Ilia, 30-vjeçari i rikthyer në Shqipëri, është një nga personat që emigroi shumë i ri në Angli, por në një mënyrë shumë të rrezikshme. Ai tha se ka paguar 20 mijë euro për transportimin me kamion drejt Britanisë, por përveç shumës së madhe ka kaluar edhe një rrugë të vështirë. “Kam punuar në Angli me gipset. Unë jam nga Kukësi. Ndenja për 5 vite e gjysëm që punova me gipset. Po bëj gati një vit që jam kthyer. U ktheva se boll ndenjëm. Shkova si gjithë të tjerët, me sakrifica. Pagova lek, në të zezë. Pagova dyfishin e 10 mijë…

Read More

Deputetja Mesila Doda, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 deklaroi se opozita e vendit mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse reformohet. Doda theksoi se opozita duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër përtej palëve dhe të mos shihet vetëm interesi i ngushtë vetjak. Mesila Doda: Opozita nëse vazhdon me egon e vet, nuk do të bëjë asgjë të hajrit. Nëse opozita gjen emër që tejkalon çdo ndasi, që do të marrë votën e pjesës gri, atëherë opozita do të ketë shanse reale.Opozita duhet të reformohet që të fitojë. Edhe kush e merr vulën nuk më intereson, sepse…

Read More

Nga Fatjon Baze Si sot një javë Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të parë zyrtare në “Euro 2024” përballë Italisë në Dortmund, një sfidë që po pritet më një interes dhe entuziasëm të jashtëzakonshëm nga tifozeria shqiptare për shkak të ecurisë fantastike që kuqezinjtë janë duke kaluar. Dy fitoret e arritura në dy miqësoret e fundit ka bërë që atmosfera tek Shqipëria të jetë mjaft pozitive. Në një prononcim për gazetën TemA, ka folur ish- mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Përparim Daiu i cili ka komentuar këtë moment të artë që po kalon ekipi ynë. Daiu ka marrë një…

Read More

“Dashuria është dashuri” dhe “Krenarë për të festuar diversitetin e Kosovës”, kanë qenë vetëm disa prej mbishkrimeve që janë parë në Paradën e Krenarisë që ka nisur të shtunën në Prishtinë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj. Në mesin e tyre ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i Shëndetësisë, Arben Vitia, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë…

Read More

Ditmir Bushati në Podcastin e tij Public Square diskutoi me Lura Pollozhani, studiuese në Universitetin e Grazit. Bushati dhe Pollozhani diskutuan mbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të cilat prodhuan një konfigurim të ri politik. Shumëçka është e qartë për sa i përket qeverisë, opozitës dhe presidentes së re. Por, ka disa paqartësi në lidhje me të ardhmen euro-atlantike të vendit, raportet me fqinjët dhe mbi të gjitha, për stabilitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut, i cili buron nga mirëkuptimi ndëretnik. Pollozhani mendon se në këto zgjedhje “ndodhi një ndryshim nga “anti-shqiptarizmi” i butë ose i tërthortë, në atë që…

Read More

Dy persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët e tyre në Lushnjë. Një nënë ka denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj 23-vjeçar. Ajo ka deklaruar se djali punon në Gjermani, por prej dy muajsh nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Po ashtu, një tjetër nënë ka denoncuar se vajza e saj 42-vjeçare është larguar nga banesa që nga muaji prill dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Informacioni i vetëm i saj është që vajza është nisur për në Tiranë për të punuar, por pa asnjë adresë. “Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur…

Read More

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një ndër temat kryesore të diskutuara nga partitë gjermane në fushatën zgjedhore për Parlamentin Evropian 2024, por qëndrimet e tyre për këtë çështje partitë i kanë shkruar në programe. CDU/CSU (Unioni Kristian-Demokrat dhe Unioni Kristian-Social), partia kryesore e opozitës ne Gjermani, e mbështet zgjerimin e BE-së thotë DW, por thekson se vendet kandidate duhet të përmbushin të gjitha kriteret e anëtarësimit. “Anëtarëve të ardhshëm të BE-së duhet t’u ofrohet një perspektivë konkrete. Për këtë ne propozojmë hapa të ndërmjetëm për vendet kandidate drejt anëtarësimit në BE. Këto mund të përfshijnë pjesëmarrjen në programe të…

Read More

Kristjan Asllani një nga më të mirët në fushë në dy testet e fundit të kombëtares shqiptare para se të niset në Gjermani, ajo përballë Lihtenshtejn dhe Azerbajxhan, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane. Ylli kuqezi një emër i njohur për Italinë pasi prej disa sezonesh tashmë luan te Inter, më herët te Empoli, ka treguar një nivel të larrtë loje sa herë që ëhstë thirrur nën urdhrat e trajnerit Inzaghi. Por të shtunën e 15 qershorit disa nga shokët e skudarës si Di Marco, Barrela apo Bastoni do ta kenë përballë si kundërshtar, dhe ata i njohin mjaft…

Read More

Juxhin Gjoni, është kandidat për zgjedhjet Federale në Bruksel. E takuam përballë parlamentit Europian, ku nuk nguroi të japë mendimin e tij, si politikan, por dhe si shtetas i këtij vendi mbi zgjedhjet në Parlamentin Europian.“Besoj do të kemi një rritje të ekstremit të djathtë dhe do kemi një rënie te partitë e majta, ekologjike, socialistët. shanset janë pak të vështira. Unë këtu prej 5 vitesh jam kryetar i partisë. Për herë të parë jam në një vend shumë të mirë brenda listës”,-tha Juxhin Gjoni.Politika e Bashkimit Europian për 4 vitet e ardhshme do ketë një ndryshim totalisht nga çkemi…

Read More