Author: tirana

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se PS ka nisur mobilizimin për fitoren e katërt të kryeministrit Edi Rama. Në vijim të turit të mirënjohjes nëpër njësi, në prag të 33-vjetorit të PS, Veliaj tha se ajo është e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet. “Këtë ditëlindje të PS e kemi shpërndarë në të gjitha njësitë sepse ai oborri i vogël i Partisë Socialiste është bërë edhe më i vogël tani që jemi shtuar me shumë anëtarë të rinj. Dua t’u them mirë se erdhët, ju urojmë shumë sukses e mezi…

Read More

“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.” Ky është premtimi që jep kreu i Partisë së Lirisë. Ai përmes një video të postuar në rrjetet sociale shkruan se ky është një angazhim për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqenie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare. “Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë. Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e Elia Zaharian dhe babain e saj, Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje. Ndërkohë çifti, prindër të një vajze, kanë zyrtarizuar divorcin e tyre më 25 prill pasi Gjykata ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Sipas vendimit të Gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën. Elia Zaharia dhe Princ…

Read More

Dy shtetas gjeorgjianë janë shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi kanë shkëmbyer në një exchange para të falsifikuara. Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit L. G., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Read More

10 përfaqësues të Policisë së Shtetit prej kësaj të shtune do të jenë në Gjermani, për t’u kujdesur për sigurinë e kombëtares shqiptare gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian. Benard Muça, shefi i seksionit për rendin në komisariatin numër 2 në Tiranë, është njëri prej tyre. Për Tv Klan ai tregon se në 9 vite karrierë në Policinë e Shtetit, kjo është diçka e re për të. “Për mua kjo është një eksperiencë e re, është një sfidë e re në lidhje me një kompeticion aq të madh saç është Euro 2024. Punonjësit e policisë që do të marrin pjesë në…

Read More

Italianët nisin këtë të shtunë votimin për zgjedhjet evropiane, ku qytetarët në 27 vende të BE do të zgjedhin anëtarët e Parlamentit të ardhshëm evropian. Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se rezultati do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane. Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të “shkruajnë Giorgia” në fletën e tyre të votimit. Këto zgjedhje nuk supozohet të kenë ndikim në politikën kombëtare italiane, por realiteti flet ndryshe sidomos në Itali, shkruan BBC. Meloni, e cila drejton Vëllezërit e ekstremit të djathtë të Italisë (FdI), u emërua kryeministre në vitin 2022 dhe ka ndërmarrë hapin e rrallë…

Read More

Me 88 vota pro, Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut miratoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ndryshimet në Ligjin për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, të cilat parashikojnë rritjen me 25% të numrit të portofoleve ministrore në qeverinë re. Kështu, nga 16 ministri që ka qeveria aktuale, në kabinetin e ri që do të drejtohet nga Hristjan Mickoski do të ketë 20 poste ministrore. Krahas votave të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM, ndryshimet u votuan edhe nga një pjesë e Frontit Europian që drejtohet nga BDI e Ali Ahmetit. Mbështetje që erdhi…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit se bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gas drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit. Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët. Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë. Babë e bir…

Read More

Cikli i ri i programit “Shtëpia ime” në Greqi, me vlerë 2 miliardë euro, i shpallur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pritet të nisë në vjeshtë të këtij viti, dhe do të ketë një perimetër më të madh pasi adreson më shumë se 30 mijë përfitues të moshës deri në 50 vjeç. Ndërkohë që po diskutohet dhe zgjerimi i kritereve të të ardhurave dhe financimi i blerjes së banesave më të reja, më pak se 15 vjeçare. Të rinjtë e moshës 25 deri në 39 vjeç, të cilët u lanë jashtë ciklit të parë ose për shkak të kritereve të të…

Read More

Vladimir Putin është i shqetësuar se miratimi nga Perëndimi i përdorimit të armëve të tyre nga Ukraina brenda territorit rus, mund të tronditë regjimin e tij. Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, thotë se objektivi përfundimtar i presidentit rus është ndryshimi i situatës gjeopolitike në Europë, ngjashëm me atë të vitit 1989, ku vendet e Europës Lindore, anëtare të NATO-s, të paktën të jenë neutrale ushtarakisht. Por planet e tij mund të prishen. “Përdorimi i armëve nga Ukraina, pavarësisht se kush është prodhues i tyre, brenda territorit rus, nuk përbën të cenim të të drejtës ndërkombëtare”, tha Meçollari në A2…

Read More

Kënga “Diell” për Fifin ka shënuar momentin më të bukur të jetës së saj. Kjo këngë u shkrua nga Fifi teksa ishte pjesë e ”Big Brother Albania Vip 1” dhe këngëtarja ka treguar se nuk e priste që të kishte impakt aq të madh sa të postohej edhe nga kryeministri Edi Rama. ”Kur konkurrova diku dhe fitues doli dikush tjetër dhe publiku brohoriti emrin tim. Por një moment tjetër i rëndësishëm është kur këngën time DIELL, e ka publikuar kryeministri Edi Rama në një postim. I ka dhënë shumë vlerë çdo gjëje. Jam ndjerë shumë e emocionuar”,-tha Fifi.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu këtë të shtunë mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Urdhrit të Mjekut. Koçiu tha se nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane. “Jemi të vendosur për të forcuar me tej marrëdhënien shtet-mjek-qytetar. Qeveria shqiptare dhe MSHMS mbeten të përkushtuara për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive më të mira për mjekët tanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar profesionin e tyre këtu në vendin tonë”, nënvizoi Koçiu. Postimi…

Read More