Author: tirana

Qeveria federale ka lëshuar një paralajmërim për stuhi të nivelit 3 (rrezik i rëndësishëm) për pjesë të mëdha të Zvicrës. Të dielën zona e rrezikut do të zgjerohet ndjeshëm në disa zona të vendit. Praktikisht të gjitha rajonet e Zvicrës, me përjashtim të kantoneve Graubünden dhe Ticino, janë prekur nga paralajmërimi, shkruan Blick. Priten nivele të larta të aktivitetit të shkarkesave elektrike, reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje të mundshme dheu. Qeveria federale këshillon marrjen në konsideratë të opsioneve të strehimit dhe rrugëve alternative kur planifikoni aktivitete në natyrë. Sigurimi i objekteve jashtë dhe shmangia e vendeve të ekspozuara si…

Read More

Në tunelin e Llogarasë vijojnë punimet me ritme intensive për finalizimin e kësaj vepre infrastrukturore. Kryeministri Edi Rama me një postim në faqen zyrtare në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në këtë kantier. “Mirëmëngjesi dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri. Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Tuneli mund të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit. Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do…

Read More

Dashi Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni qenë tepër të zënë me zgjidhjen e konflikteve të vogla në vendin e punës. Merrni disa orë pushim dhe përkushtojuni më shumë fushës së ndjenjave. Demi Ndonëse mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, do të arrini gjithsesi që të ruani qetësinë dhe të ballafaqoheni siç duhet me bashkëpunëtorët tuaj. Kjo gjë do ju bëjë autoritarë dhe të pazëvendësueshëm për realizimin e një projekti të ri. Kjo e diel ju fton që të tregoni më shumë…

Read More

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin…

Read More

Zemra e një gruaje mund të duket e njëjtë me atë të një burri, por sipas ekspertëve, ndryshimet janë të mëdha. Për shembull, zemra e një gruaje dhe barkushet e saj janë më të vogla. Muret që ndajnë barkushet e zemrës janë më të holla. Zemra e një gruaje pompon më shpejt se ajo e një burri, por në çdo kontraktim të saj zemra nxjerr 10% më pak gjak. Kur një grua është e stresuar, rrahjet e zemrës janë më të larta dhe zemra pompon më shumë gjak. Kur një burrë është i stresuar, arteriet e zemrës ngushtohen duke nxitur…

Read More

Jul Deda, ish-finalisti i dytë i Big Brother Vip 3 ka qenë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të këtij formati. Ai është parë shpesh i ftuar në panelet e studiove në TCH ku ka komentuar gjerë e gjatë lojën e tij dhe fitoren e Egla Cenos. Për këtë të fundit ai ka theksuar se e favorizoi në lojë rikthimi pas skualifikimit me zarf të zi duke vënë në dyshim transparencën e Vëllait të Madh. Sipas aktorit, Egla ka qenë një lojtare e fortë dhe e ka merituar fitoren megjithatë nuk ka qenë “100 % vendimi i publikut”.…

Read More

Dy ditë pas vrasjes së recepsionistit Erald Nevruzi, policia nuk ka mundur ende të gjejë armën me të cilën Gerald Shehu e ekzekutoi. Pak orë pas vrasjes u gjet gëzhojë, por jo arma nga ka dalë plumbi. Ndërkohë makina me targa angleze e autorit të dyshuar 43-vjeccar, u gjet në Sarandë. Dy punonjësit e Hotel Greccia, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët në kushtet e kërcënimit kishin bashkëpunuar me autorin, dalin nesër për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës.

Read More

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt. Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit. Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin. Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit të Utrehtit, ku ka studiuar bashkë me bashkëshorten e tij, Aurelën. Basha ka ndarë një foto nga eventi, teksa shkruan se është mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës, duke shtuar se është i vendosur për krijimin e standardeve europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë. Çifti Basha ka ndjekur studimet e plota dhe janë diplomuar në Universitetin e Utrehtit, në Holandë. Pas studimeve Basha ka punuar për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe…

Read More

Nuk ka kaluar shumë kohë nga kur Princ Leka dhe Elia Zaharia u divorcuan pas një sërë konfliktesh që çifti kishte pasur. Duket se tashmë, Leka nuk e fsheh më të dashurën e tij Blerta Celibashi pasi shfaqen në praninë e njëri-tjetrit edhe në publik.Paparaci, ka mundur ta fotografojë çiftin, teksa kanë qenë duke kaluar një pasdite së bashku. Fotografja u fotografua e veshur casual, ku duket se në stilin e saj pëlqen veshjet e gjera. E veshur me xhinse dhe një këmishë të zezë të gjera, Blerta u shfaq e qetë në krah të partnerit të saj. Nga ana…

Read More

Vendet e Ballkanit kanë një përqindje shumë më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet që kanë lidhje me kancerin se sa vendet e Evropës Perëndimore. Bashkim Ziberi, ekspert i radiologjisë onkologjike në Maqedoninë e Veriut dhe profesor fizike në Universitetin e Tetovës, thotë në një interviste me Zërin e Amerikës se pavarësisht se numri i të prekurve me kancer në Ballkan është më i ulët se sa në BE, shkalla e vdekshmërisë në Ballkan është 60 % ndërsa në vendet e bllokut evropian është 35 %. Gjatë bisedës me kolegun Artan Haraqija, profesor Ziberi i cili ka qenë pjesëmarrës i…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar në rrugën “Nato” ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur shoferja e mjetit e cila ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, sipas banorëve të zonës mësohet se automjeti në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën ku ishte. Lidhur me këtë aksident deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet dhe nuk dihen më…

Read More