Author: tirana

Bota magjepsëse e futbollit dhe e lojërave të fatit janë kryqëzuar shumë herë, me pasoja që variojnë nga të vogla deri në kërcënuese për karrierën, familjen dhe jetën. Ndërkohë që disa futbollistë shijojnë lojërat argëtuese në makineritë e kazinosë pa ndikuar ndjeshëm në karrierën e tyre, të tjerë janë bllokuar në një spirale në rënie të varësisë që ndikon si në lojën e tyre në fushë ashtu edhe në jetën e tyre personale. Varësia e tepërt ndaj lojërave të fatit në kazino, apo skedinat e basteve sportive mund të çojë në probleme financiare. Për shkak të natyrës rastësore të shumicës…

Read More

Pas vlerësimeve të para kur janë numëruar 50% e votave dhe teksa jemi në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve europiane në Greqi, minoriteti grek në Himarë ka nisur festën, pasi Fredi Beleri me shumë gjasë do të jetë deputet në parlamentin e ri europian. Edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, Beleri duket se ka shpërblyer besimin e kryeministrit helene Kyriakos Mitsotakis, pasi me 2473 vota renditet si i treti më i votuar në radhët e “Demokracisë së Re”. Me shpalljen e 7 emrave fitues paraprakë nga Ministria…

Read More

UKRAINË- Ushtria ruse “ka dështuar” të shtrijë ofensivën e vet në rajonin e Harkivit, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy përmes një video-mesazhi. Pasi ka folur me komandantë ushtarakë, ai ka thënë se forcat ukrainase janë duke frenuar përparimet ruse në atë zonë dhe janë duke shkatërruar njësitet ruse që kanë hyrë dhe e kanë terrorizuar rajonin e Harkivit. Zelensky ka thënë se kjo gjë përbën “rezultat shumë të rëndësishëm”. Më herët, gjatë 10 majit, forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Harkivit, përgjatë kufirit ruso-ukrainas, hap që analistët e kanë përshkruar si tentim për të krijuar “zonë…

Read More

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro njoftoi të shtunën se vendi i tij do të pezullojë eksportet e qymyrit në Izrael për shkak të luftës në Gaza. Marrëdhëniet janë acaruar mes dy vendeve që dikur ishin aleatë të ngushtë ushtarakë dhe tregtarë, raporton AP. Petro ka shkruar në platformën e mediave sociale X se eksportet e qymyrit do të rifillojnë vetëm “kur të ndalojë gjenocidi” në Gaza. Petro postoi gjithashtu një projekt-dekret, i cili thotë se eksportet e qymyrit do të rifillojnë vetëm nëse Izraeli zbaton një urdhër të fundit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që thotë se Izraeli duhet të tërheqë…

Read More

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kritikuar ashpër raportet “e tmerrshme” se qindra civilë vdiqën në Gaza gjatë një operacioni izraelit për shpëtimin e pengjeve, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Më shumë se 270 palestinezë u vranë në sulmin të shtunën, ndërsa ushtria izraelite shpëtoi katër pengje në Gazën qendrore, sipas ministrisë së shëndetësisë të Rripit të Gazës, e drejtuar nga Hamasi. “Raportet nga Gaza për një tjetër masakër të civilëve janë të tmerrshme. Ne e dënojmë këtë me fjalët më të forta. Gjaku duhet të përfundojë menjëherë.” tha Borrell në X.  Hamasi rrëmbeu rreth 250 pengje gjatë…

Read More

Është dhënë masa e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi. Ata eliminuan sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur ,vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe masën e sigurisë arrest në burg. Të…

Read More

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”. Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani doli në një konferencë për mediat ku foli për atmosferën fantastike në kampin kuqezi, konkurrencën në skuadër, ndeshjen me Italinë, sezonin fantastik në aspektin personal dhe disa tema të tjera. Atmosfera në Gjermani – Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe…

Read More

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Durrëit. Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë. Policia njofton se grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në…

Read More

Ballkani Perëndimor është duke u përballur me dezinformata prej Rusisë, përmes së cilave Moska tenton të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Kështu ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Loanna Lachana, gjatë një interviste për platformën ‘The Geopost’. Sipas saj, Kremlini po tenton të përhapë në Kosovë narrativa pro Rusisë, dhe të paraqesë negativisht gjithçka që është pro Perëndimit dhe diçka e tillë, sipas saj, mund t’i rrisë tensionet. “Kemi parë propagandë në lidhje me tensionet ndëretnike, që mund të shpërthejë një luftë e re. Kjo është shumë e rrezikshme, kjo mund t’i rrisë tensionet. Prandaj Bashkimi…

Read More

Dje nisi ceremonia hapëse e Rally Albania 2024, duke shënuar fillimin e edicionit të 20-të të kësaj gare prestigjioze. Në këtë edicion marrin pjesë mbi 300 garues nga 25 vende të ndryshme të botës, të cilët do të përballen me sfida të jashtëzakonshme në rrugët e panjohura të Shqipërisë. Ceremonia hapëse u nderua me praninë e kryebashkiakut të Tiranës, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj gare për promovimin e vendit dhe turizmit sportiv. Ai theksoi se Rally Albania ka arritur të kthehet në një event të përmasave ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve dhe profesionistëve nga e gjithë bota.…

Read More

TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se si rezultat i shtimit të kontrolleve janë pezulluar 121 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative. Policia Rrugore…

Read More

SHBA- Një qen ka vrapuar rreth katër milje për të marrë ndihmë për pronarin e tij, i cili përplasi makinën e tij në një luginë në Oregon. Sipas autoriteteve drejtuesi i makinës u shpëtua për shkak të heroizmit të kafshës. Brandon Garrett po ngiste me katër qentë e tij në veri në rrugën US Forest Service 39 në kontenë Baker, afër vendit ku familja e tij kishte ngritur kamp. Gjatë udhëtimit, ai humbi drejtimin e automjetit dhe u përplas mbi një argjinaturë të rrugës dhe përfundoi në fund të luginës, sipas një deklarate nga zyra e sherifit të qarkut Baker. Garrett i mbijetoi përplasjes,…

Read More