Shqiptari nga Kosova, Adnan Dibrani, do të jetë eurodeputeti i parë kosovar që do të ulet për pesë vitet e ardhshme në Parlamentin Europian. Dibrani kandidoi nën siglën e socialdemokratëve të Suedisë, ku ai ka emigruar që në vitet ’90 dhe është angazhuar si qytetar aktiv. “Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” njoftoi Besnik Tahiri, kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke ndarë edhe një foto personale me eurodeputetin e zgjedhur. Në muajin prill, z. Dibrani u prit në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkë me politikanin tjetër suedez me origjinë shqiptare,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani, i pari takim që hap agjendën e javës së Çlirimit të Kosovës. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri italian Massimo D’Alema. Pas takimit kokë me kokë me Osmanin, Rama dhe D’Alema do të jenë në konferencën “Rugova dhe Perendimi” e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova për të shënuar kontributin e ish-presidentit të ndjerë në shtetndërtimin e Kosovës dhe rolin e ndërkombëtarëve. Presidentja Osmani pas takimit me Ramën do të takohet edhe me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.
Qeveria ka njoftuar se do të ketë rritje page për adminsitratën në muajin korrik, por pushteti lokal duket se nuk do të përfitojë në të njëjtën kohë. Arbian Mazniku sqaron në emisinin E-ZONE me moderatoren Rajmonda Lajthia se skema që do të aplikohet është gati, dhe pritet të marrë vulën nga qeveria gjatë këtij muaji, por më pas janë këshillat bashkiakë që do të përcaktojnë nivelet e pagave të tyre. Por kush do të përfitojë rritje page? “Të gjitha ata që kanë statusin e nënpunësit civil që në njësitë vendore ne mendojmë se janë 8500-9000 persona që do të kenë…
28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtë të hënë (10 qershor) provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Pas testimit të Gjuhës së huaj një javë më parë, sot maturantët do të testohen për njohuritë që kanë marrë në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Testimi do të nis në orën 10: 00 dhe zgjat rrethh 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten një orë para, për t’u akomoduar në qendrat e përcaktuara.
Ndërsa BE-ja mbetet partneri dhe investitori kryesor tregtar në rajon, Pekini kërkon të hedhë hapa të rëndësishëm për të zënë një pozicionim më të mirë të saj. Kina është përpjekur ta portretizojë veten si një investitor strategjik, i cili nuk ndërhyn në çështjet e brendshme politike dhe është i gatshëm të mbyllë sytë ndaj disa aspekteve. Një fokus i hershëm në infrastrukturën e transportit është zgjeruar në industri, energji dhe komunikim/IT. Iniciativa Belt and Road (BRI) shërben si korniza kryesore për zgjerimin e pranisë ekonomike të Kinës në rajon dhe i mundëson asaj të aksesojë rrugët kryesore tokësore dhe detare.…
Dash Pozita planetare ju sheh ende duke luftuar dhe nervozë. Kjo intolerancë ka të bëjë mbi të gjitha me marrëdhëniet: dashurinë, familjen, miqësitë, marrëdhëniet me kolegët. Shqetësimi ndihet dhe rëndon ditët tuaja, por nuk kuptohet qartë se nga vjen, prandaj përpiquni t’i shkoni deri në fund. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të dilni nga kjo situatë. Demi Ju jeni piterpanë të përjetshëm. Ktheni sytë nga vetja e përpiquni të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Pyeteni mirë veten se cila është e ardhmja që dëshironi apo jeta që ëndërroni. Filloni të mendoni për këto gjëra dhe…
Policia e Shtetit ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Protesta do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 10 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe…
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e hënë më 10 qershor, një vizitë në Prishtinë, Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.Në nisje të vizitës, Kryeministri Rama do zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të…
Në intervistën për “Exclusive”, me gazetarin Endi Tufa, ish-futbollisti, Indrit Fortuzi tregon arsyet e kthimit të tij në Shqipëri pas thuajse një dekade dhe gjithashtu varësinë e tij ndaj bixhozit dhe lojërave të fatit. Në vitin 2015 ai u zhduk bashke me gruan, pasi la ne bixhoz 2 milione euro. Sot ja justifikimi i Fortuzit: “Arsyeja që u ktheva dhe nuk erdha më përpara ishte sepse doja t’i mbaroja komplet hallet e mija. Nuk jam kthyer për t’u kthyer në Shqipëri, për të qëndruar të rifilluar jetën, për të gjetur një punë, por jam kthyer thjeshtë për të vënë atë…
Krybashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas sigurimit të një vendi në Parlamentin Evropian, si eurodeputet i forcës politike të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re. Përmes një mesazhi nga burgu, Beleri e cilëson zgjedhjen e tij si eurodeputet në PE si një fitore të dritës mbi errësirën “Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua”, shprehet ai. Reagimi i Belerit “Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton…
Bota magjepsëse e futbollit dhe e lojërave të fatit janë kryqëzuar shumë herë, me pasoja që variojnë nga të vogla deri në kërcënuese për karrierën, familjen dhe jetën. Ndërkohë që disa futbollistë shijojnë lojërat argëtuese në makineritë e kazinosë pa ndikuar ndjeshëm në karrierën e tyre, të tjerë janë bllokuar në një spirale në rënie të varësisë që ndikon si në lojën e tyre në fushë ashtu edhe në jetën e tyre personale. Varësia e tepërt ndaj lojërave të fatit në kazino, apo skedinat e basteve sportive mund të çojë në probleme financiare. Për shkak të natyrës rastësore të shumicës…
Pas vlerësimeve të para kur janë numëruar 50% e votave dhe teksa jemi në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve europiane në Greqi, minoriteti grek në Himarë ka nisur festën, pasi Fredi Beleri me shumë gjasë do të jetë deputet në parlamentin e ri europian. Edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, Beleri duket se ka shpërblyer besimin e kryeministrit helene Kyriakos Mitsotakis, pasi me 2473 vota renditet si i treti më i votuar në radhët e “Demokracisë së Re”. Me shpalljen e 7 emrave fitues paraprakë nga Ministria…