Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska të tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”. Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.“Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Clark. Radio Evropa e Lirë: Gjeneral Clark,…
Author: tirana
Me duartrokitje të gjata u mbyll fjalimi i ish-kryeministrit britanik Tony Blair në Kuvendin e Kosovës. Duke kujtuar periudhën e luftës, Blair theksoi se nuk është “penduar kurrë për ndihmën që dha atëherë”. “S’jam penduar kurrë që dhashë ndihmën time”“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një nder i vërtetë. S’mund t’ju falenderoj mjaftueshëm për mirëpritjen tuaj. 25 vite më parë u arrit dakordësia për të larguar forcat nga Kosova. Këta njerëz ishin të gatshëm të jetonin sërish, të lirë nga presioni dhe padrejtësitë. Sot përkujtojmë ata që vdiqën, që dhanë jetën për lirinë. Mbajmë mend sakrificën e tyre,…
Gjykata e Posaçme vendosi t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hëne (10 qershor) kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për ccështjen e deputetit. Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.
Vritet shqiptarja në Frosinone të Italisë. Një piktor 50-vjeçar, Oreste Raponi, ka vrarë partneren e tij shqiptare në fund të një debati. Ai i ka shkaktuar disa plagë me thikë, të cilat për fat të keq kanë qenë fatale për shqiptaren. Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 10 qershorit. Mediat italiane raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, i ka surprizuar të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”, ajo ka lënë të kuptohet se një fëmijë i dytë është në planet e saj. “Si ju bëhet, jeni gati për plazh?”, i pyeti modelja e njohur fansat, ndërsa një ndër ta iu përgjigj: “Ja këtu në maternitet duke shuar nepsin nga telefoni”. Ndërkohë përgjigja e ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri i surprizoi të gjithë. Ajo postoi një foto të partnerit dhe djalit të saj…
Fshati i heshtur i Qeparos është zgjuar nën zhurmën e motorave dhe makina për shkak të garave të rally-t që po mbahen në këtë zonë. Makina të fuqishme po mbretërojnë në rrugët malore dhe të baltosura, duke sjellë me vete jo vetëm zhurmë dhe adrenalinë, por edhe një zhvillim të rëndësishëm për ekonominë dhe turizmin lokal. Banorët dhe vizitorët e shumtë po përjetojnë një spektakël të vërtetë, ndërsa shohin 300 garues që marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive. Sot, Qeparo është në qendër të vëmendjes, me garat që po zhvillohen gjatë gjithë ditës. Ky aktivitet ka tërhequr një…
Partia Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian. Fredi Beleri u rendit i katërti në listën e 7 deputetëve me më shumë vota, ndërsa Pirro Dhima i nënti. Partia kryesore opozitare e majtë, SYRIZA, mori 14.92% të votave, që përkthehet në katër nga 21 vendet e Greqisë në legjislaturën e Bashkimit Evropian. Partia socialiste PASOK doli e treta me 12.79% dhe siguroi tre mandate. Partia nacionaliste Greke Zgjidhja mori 9.3% të votave, duke fituar dy vende, pak përpara KKE komuniste, e cila mori 9.25% dhe gjithashtu siguroi dy vende.…
Ditën e nesërme, të martën (11 qershor), Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare. Në fokus janë zgjedhjet e përgjithshme në parti. Në agjendën e zbardhur nga A2 CNN, mësohet se mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më pas me raportimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti. Gjithashtu në këtë mbledhje, do të miratohen edhe projekt vendimet mbi thirrjen e Zgjedhor të Partisë Socialiste, përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore…
Hoxhë Ahmed Kalaja, ka reaguar i revoltuar pas pjesmarrjes së Albin Kurtit dhe ministrave të tij në “Paradën e krenarisë”, në mbështetje të homoseksualëve. Ai është revoltuar veçanërisht me faktin se Kurti ka deklaruar, se kjo “betejë”, është e njëjtë me betejën e UÇK për liri. “Askush nuk beson se UÇK luftoi për këtë lloj lirie. Të barazosh luftën e UÇK me kauza të tilla është tradhti. Harram të qoftë”, shkruan ai.
Pothuajse të gjithë supermarketet moderne janë rregulluar në atë mënyrë që klientët të fillojnë të bëjnë blerje pasi të kalojnë pragun. Në të njëjtën kohë, njerëzit as që dyshojnë se po “përpunohen” në mënyrë që të shpenzojnë sa më shumë para. Ekspertët shpjegojnë se çfarë manipulimesh mund të përdoren për këtë: Ndikimi psikologjik Kur një person i afrohet një supermarketi, ai mund të shohë “oferta”. Mendimi për të blerë këtë produkt shfaqet menjëherë, edhe nëse nuk është i nevojshëm. Brenda është menduar me kujdes vendosja jo vetëm e rafteve, por edhe e mallit në to. Gjithçka synon t’iu bëjë të…
Një media sebe TV Pink ka provokuar për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kjo media ka publikuar një këngë me lavdërime për Aleksandër Vuçiç. “Të gjithë si një vëlla, për një vëlla, me Aleksandrin komandant”, është teksti i këngës. Në sfond dëgjohet zëri i Vuçiçit, ku shprehet: Arra e fortë është frut i çuditshëm, mos e thyeni, por ia thyeni dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liridashëse nuk ka pse të frikësohet. Më pas vijon një poezi me tekstin: Kosova është e dashur për zemër, e dini se çfarë ndodhi atje, nëna po qan,…
Pas zgjedhjeve të së dielës për Parlamentin Evropian, rezultatet e para të sondazheve treguan një dominimi të partive të ekstremi të djathtë, ndërsa të gjelbërit dhe liberalët patën një natë të ashpër. PEE Presidenti francez Emmanuel Macron mori një goditje të fortë, duke e ccuar vendin nw zgjedhje tw parakohshme. Macron shpërndau menjëherë parlamentin kombëtar pasi partia e tij u rendit e dyta, ndërsa e para ajo e Marine Le Pen, dhe shpalli zgjedhje të reja mw 30 qershor dhe mw 7 korrik. FituesitUrsula von der Leyen Presidentja e Komisionit Evropian doli nga votimi i së dielës me një koalicion…