Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte adhurim pa kushte për Shqipërinë, duke shtuar se “u njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet ashtu edhe krenarinë, ndjeshmërinë e besnikërinë”. Rama theksoi se “si askush tjetër Rugova kuptonte se dallimet politike mes dy shteteve janë një gjë dhe fatet e përbashkëta të një kombi janë një gjë komplet tjetër”. Kreu i qeverisë tregoi edhe pishmanin e fundit të ish-presidentit të Kosovës në shtratit e vdekjes, që ishte njohja e plotë si shtet i pavarur. “Miqtë e tij më kanë thënë se gjatë sëmundjes ai kishte vetëm një pishman…
Author: tirana
Maxton Hall është seriali romantik i ri i “Amazon Prime Video” që arriti të tejkalojë të gjitha pritshmëritë dhe aktualisht është seriali ndërkombëtar më i njohur i platformës. Shërbimi i transmetimit njoftoi pak ditë më parë se seriali është kthyer në një hit global ndaj po rinovohet për një cikël të dytë. Maxton Hall arriti vlerësimet më të larta për një titull origjinal jo amerikan në një javë publikimi në historinë e Prime Video në javën e parë, shkruan Protothema.gr. Në përmbajtjen e serialit të bazuar në romanet më të shitura të Mona Kasten, kur Ruby padashur bëhet dëshmitare e…
Kombëtarja shqiptare e futbollit, me kualifikimin e arritur në “Euro 2024”, i ka sjellë 9.25 milionë euro të sigurta Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në këtë Europian. Por, përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Dortmund kundër Italisë, e cila është edhe kampione në fuqi e këtij kompeticioni. Më pas, në datën 19 qershor, në Hamburg kuqezinjtë do…
Ish-kryeministri italian, Massimo D’ Alema, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka folur në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar në Prishtinë. D’ Alema ka treguar përpjekjet e qeverisë italiane për lirimin e Ibrahim Rugovës nga qelia, ku ishte burgosur nga regjimi i Millosheviç. Gjithashtu, ish-presidenti italian kujton shqetësimin e Bill Clinton, i cili kishte thënë se kur të lirohet Rugova, NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar. “Ishte e padiskutueshme që duhej të lirohej Rugova. Qeveria e Italisë mori përgjegjësi për lirimin e Ibrahim Rugovës dhe kam biseduar dhe me presidentin e Italisë në atë kohë…
Kryeministri Edi Rama është shprehur se pa Ibrahim Rugovën, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të ekzistonte. Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, kreu i qeverisë theksoi se ish-presidenti i bëri Kosovës miqtë e mëdhenj, pa të cilët pushkët e UÇK-së nuk do të jehonin dot mbi Beograd përmes bombave të NATO-s. Edi Rama: “Jemi për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës, thoshte ai, Dhe nënvizonte ‘në bashkëpunim të plotë me miqtë ndërkombëtarë’. Ai jo vetëm nuk gabonte por në përvojën e tij që e krijonte përmes këtyre adresimeve lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe…
Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Burime konfirmojnë se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën shkencore me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës. Ai tha se historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë shumë nevojë për t’u studiuar,hulumtuar dhe shkencëruar. Kurti u shpreh se ka nevojë për shumë studime shkencore dhe për botime akademike, siç tha ai, për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë, shkruan Klankosova.tv. “Tani që po bëhen 25 vjet nga lufta e Kosovës, kur një brez i tërë i lindur pas luftës është rritur dhe maturuar, është koha e duhur që diskutimet dhe…
Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku disa protestues kanë tentuar t’i vënë sërish flakën gomave. Ata nuk kanë kursyer as sulmet ndaj efektivëve të policisë, ku i kanë qëlluar me vezë dhe sende të forta. Një polic ka mbetur i plagosur në kokë.
Drejtoresha e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, Klotilda Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj fshihen pas skemës së mashtrimit me bursa studimi për SHBA. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se drejtoresha Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Lamaj janë vënë në hetim pas zbulimit të skemës nga Policia Kriminale. Të dyja kishin ngritur një skemë mashtrimi me projektin e njohur amerikan “Let’s Talk Together About US24”, i cili pretendohej të ishte ngritur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadën Amerikane në Shqipëri. Përmes kësaj skeme ato mashtronin nxënësit dhe studentët duke falsifikuar dokumente për ofrimin e bursave për të studiuar…
Task Forcat dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit janë mbledhur në Durrës ku po zhvillojnë një aksion për sigurinë për sezonin e ri turistik verë-2024. Qëllimi i këtij aksioni është kontrolli i masave të mara nga subjektet në drejtim të sigurisë se plazheve, kullave të vrojtimit e të tjera.
Grupi i Partisë Socialiste propozon masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten. Sipas PS, deputetët që duhet të ndëshkohen janë Gazmend Bardhi, Luan Baçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Ervin Salianji.
Ditën e sotme, 10 qershor, rreth 28 mijë maturantë po testojnë njohuritë e tyre në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Provimi ka filluar në orën 10:00, por vetëm gjysmë ore më pas në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit.