Heidi dhe Romeo, që u njohën dhe u lidhën në ”Big Brother Albania Vip 3”, kanë vendosur që të qëndrojnë larg zhurmës mediatike. Çifti ka vendosur të bashkëjetojnë. Kështu bëjnë me dije burime nga “Vip Magazine”. Dyshja janë vendosur në një apartament ku po jetojnë vetëm, teksa planifikojnë pushimet e tyre këtë verë. Pavarësisht kërkesave dhe ofertave të shumta, Heidi dhe Romeo kanë qëndruar larg angazhimeve profesionale deri tani duke ju dedikuar njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, Heidi i ka thënë Jo ofertës së Manushit për të prezantuar programin që do të nisë në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.…
Author: tirana
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti. Zoti Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje…
Një ditë pas gjyqit të bujshëm dhe shumë të pritshëm për logon e PD-së, të mërkurën Parlamenti do të votojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ku parashikohet rritja e pagës së gjyqtarëve në 6.6 milionë lekë dhe për kryetaren e gjykatës në 7.7 milion lekë. Ky ligj kërkon 84 vota për tu miratuar, dhe mazhoranca me 78 deputetët e saj nuk e miraton dot. Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë kundër dhe nuk do ta votojnë këtë ligj. Nga opozita e vetmja forcë politike që deklaroi votën pro ishin demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha. Por drafti nxiti…
Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e Konferencës Shkencore të titulluar “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”. Në konferencë ishin të pranishëm ish presidentët, Fatmir Sejdiu i Kosovës dhe Alfred Moisiu nga Shqipëria. Si dhe kryetarët e Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti, ka thënë se është e nevojshme të ketë botime akademike për të gjithë atë që ka ndodhur në luftën e fundit. Kurti përmendi faktin se mijëra persona u shpërngulën nga Kosova për të kërkuar strehim. “Sikur sot…
Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait. Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion për vendqëndrimin e dy vëllezërve në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dyshohet se janë gjetur. Me vendim të SPAK-ut në kërkim rezulton Durim Bami, kjo në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, këtë të hënë nisi një vizitë zyrtare në Suedi. Ndalesa e parë ishte në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin suedez, ku u takua me punonjës të shërbimit konsullor dhe qytetarë shqiptarë, që paraqiten pranë kësaj konsullate për të kryer veprimet konsullore. Janë mbi 71 mijë shërbime konsullore të ofruara në 6 muajt e parë të këtij viti, nga 44 misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të përmirësimit dhe lehtësimit të procedurave për shërbimin konsullor…
Deputetët e PS-së Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, kanë propozuar një projektligj që synon të disiplinojë tregtinë e produkteve të duhanit, si blerja apo shitja, qofshin ato elektronike, apo shisha e nargjile kaloi pa debate në komisionin e çështjeve Evropiane. Duke kërkuar që miratimi në Kuvend të bëhet sa më parë dhe pa konsultime të mëtejshme, Braçe tha se ligi aktual anti-duhan lë për të dëshiruar, dhe të parët që nuk e zbatojnë janë vetë ligjvënësit. “Që nga këto ambiente që jemi, po të vish në mëngjes mund të gjesh në çdo cep të kësaj godine bishta cigareje. Patjetër se…
Këtë të hënë, Task Forca ndërinstitucionale në qarkun e Durrësit ka inspektuar plazhet e zonës që mbulon me qëllimin zbatimin e ligjit për respektimin e hapësirave publike, përmbushjen e detyrimeve të subjekteve private që administrojnë plazhet etj. Gjatë inspektimit Task Forca mbështetej nga policia bashkiake si dhe ajo e rendit. Ndërsa nga verifikimet janë konstatuar disa problematika që kanë të bëjnë si me zaptimin nga subjektet private të hapësirave të plazheve të caktuara për plazh publik, ashtu edhe me mos gjetjen në vendet e tyre të rojeve të plazheve. Inspektime të tilla nga Task Forca ndërinstitucionale do të zhvillohen gjatë…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është në krye të diskutimeve dhe lajmeve jo vetëm në vendin e saj, është në rrugën e duhur për t’u bërë figura më influente në Bashkimin Evropian. “Jam krenare që ky vend po shkon në G7 dhe në Evropë me qeverinë më të fortë. Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, por ndodhi sot. Është kënaqësi, por edhe një përgjegjësi e madhe, për të cilën duhet të jemi të ndërgjegjshëm”, deklaron Meloni. Nga ana tjetër, Meloni është propaganduar si një personazh kyç në vendimmarrje si nga presidentja Ursula von…
Mirlind Daku mori një ftesë të merituar për në “Euro 2024”. Pas një sezoni fantastik në kampionatin rus, me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi nga Gjilani shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste. Sikundër bënë me dije edhe faqja zyrtare e Premier Ligës në Rusi, Mirlind Daku është pjesë e formacionit më të mirë të sezonit që u mbyll. Një sukses i jashtëzakonshëm për Dakun, një motiv krenarie dhe mbi të gjitha një shtysë e madhe për të, për të dhënë maksimumin e tij, sa herë do të kërkohet që të zbresë në fushën e lojës nga tekniku Sylvinho. Sulmuesi…
Me urën e re, Zall Bastari është më afër Tiranës, një distancë që shkurtohet në 15 minuta. Në përurimin e investimit për banorët, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se sot Zall Bastari është pjesë e hartës së zonave të urbanizuara. Ai ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë atë, ndërsa theksoi se kjo zonë i shtohet destinacioneve që turistët e huaj vizitojnë në Tiranë. “Kur ka bashkëpunim, kur nuk e pengojmë njëri-tjetrin, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Tani që këtu vjen për 15 minuta kam një ftesë për të gjithë: Ejani në Zall Bastar! Tirana është e mbushur me turistët, por…
”Paga mesatare 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni, dhe paga e radhës do jetë ajo e rritur dhe është shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, rreth 400 mln në total për burimet njerëzore”. Ishte ky një premtim i kryeministrit Edi Rama me shumë bindje gjatë prezantimit të planit të administratës publiku, por punonjësit duhet të presin përtej korrikut për të parë më shumë para në llogaritë e tyre. Burime nga qeveria bëjnë të ditur se pamundësia për të riparë buxhetin në muajin qershor do detyroj shtyrjen edhe të vendimit për rritjen e…