Author: tirana

Jordan Bardella kryeson partinë e ekstremit të djathtë, Rassemblement National (RN), në Francë. Bardella është i njohur për prejardhjen e tij modeste nga Seine-Saint-Denis, një lagje e Parisit, ku ai u rrit vetëm nga nëna e tij. Por edhe mosha, sepse është vetëm 28-vjeç. Kjo e dallon atë nga shumica e politikanëve francezë, të cilët zakonisht vijnë nga familje të pasura dhe me impakt, ndërsa Bardella prejardhjen e tij nga një familje e thjeshtë e ka shfrytëzuar për të tërhequr edhe votuesit e rinj dhe ata të klasës punëtore. I riu njihet për mbështetjen që ka nga të rinjtë, ai…

Read More

Rep-artisja, Tayna është rikthyer në tregun e muzikës pas një mungese të gjatë. “Si ai”, mban titullin kënga që tregon jetën e saj vitet e fundit. Tekstin e ka shkruar vet artistja, ndërsa producent është Benny Bee. Ky vendim tregon pavarësinë dhe forcën e saj si artiste, duke theksuar besimin e saj në vizionin dhe aftësitë e veta pa ndikimin e askujt tjetër. Në videoklipin e saj të radhës, ky ndryshim tashmë është i qartë. Nga pamja vizuale deri te stili muzikor, çdo detaj reflekton kreativitetin dhe identitetin autentik të Taynës. Kënga e re e titulluar “Si Ai” shfaq një…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e opozites turke, Ozgur Ozel. Ai është lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku. Pas takimi të zhvilluar mes tyre, Meta u shpreh se e ka uruar Ozel jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore. Ai shtoi se të dy ndanë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi…

Read More

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka biseduar pak më parë me Fredi Belerin, që vuan dënimin në burgun e Fierit. Mitsotakis ka uruar Belerin për zgjedhjen e tij si eurodeputet në zgjedhjet për PE të 9 qershorit. Biseda e tij telefonike i paraprin një takimi që do të kryejë kreu i qeverisë greke nesër në orën 10:00 me gjashtë eurodeputetët e tjerë në zyrën e tij për të diskutuar detyrat e tyre të reja në Parlamentin Evropian. Një mesazh zanor ka dërguar nga burgu Fredi Beleri, ku falenderon Mitsotakis për mbështetjen siç thekson në luftën për të drejtat e helenizmit vorioepiriot…

Read More

Avokati i njohur në vend, Spartak Ngjela ka ndarë një ngjarje të rëndë, ku tregon sesi një 19-vjeçare, e cila është tentuar të përdhunohet, i ka kërkuar takim për t’u këshilluar me të, se a duhet të bënte denoncim, a jo. Dhe ai thotë se e këshilloi atë, që të mos e denonconte dhunuesin e saj. Shkrimi i plotë Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent. Ia lashë takimin jashtë, në një kafene, me barin në oborr.. Ishte shumë e bukur dhe më foli me një shqipe të qartë. Avokat,…

Read More

Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Për këtë vlerësim, kryeministri Rama thotë se Prishtina është kryeqyteti tjetër i shqiptarëve dhe ndihet i nderuar për çmimin e marrë. Gjatë marrjes së “Çelësit të Qytetit”, kryeministri Rama nuk ka ngurruar të shkëmbejë batuta me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Ramën. ”Faleminderit për çelësin, tani është e sigurtë që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin”.

Read More

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi flet për ”La Gazzetta dello Sport” në lidhje me ndeshjen Itali-Shqipëri që do luhet më 15 qershor në ndeshjen debutuese për dy ekipet në Euro 2024. De Biasi që e njeh mirë Shqipërinë pasi i kualifikoi në “Euro 2016”, iu ka bërë me dije italianëve se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar. “Shqipëria fitoi me rezultat 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por ishte ndeshje miqësore. Më pëlqeu si Shqipëria vinte në sulm nga pas”. Pse duhet të frikësohet Italia? Në mesfushë Asllani dhe Ramadani e dinë mënyrën si ta rinisin aksionin. Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryekomunarin e Prishtinës, Përparim Rama, pasi u dekorua me ”Çelsin e Qytetit”, është pyetur në lidhje me raportet me “vëllain e vogël”, referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes duke thënë se vëllain e vogël e ka në Tiranë, drejtor të klubit Partizani. Pyetje: Si e komentoni faktin që kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës është zgjedhur deputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri? Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë. Pyetje: A mendoni se ka liderë unifikues në Kosovë që të…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se hekurudha Durrës-Prishtinë është në rrugën e duhur dhe aktualisht është në proces analizimi. Ai e konsideroi këtë projekt të përbashkët mes dy qeverive. Rama theksoi se e rëndësishme është që Shqipëria 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur. ”Ky është një projekt që e kemi në trajtim bashkë me qeverinë e Kosovës. Ne punojmë bashkë dhe të tjerat janë barcaleta për thashetheme mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë dhe hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi në Baku, pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan, se Shqipëria është “kampion në prodhimin e energjisë së rinovueshme” dhe shtoi se vendi ynë “synon të diversifikojë portofolin e energjisë së gjelbërt”. “Krijimi i këtij Komiteti i cili ka nisur si një grup pune një vit më parë na bën besimplotë që të gjitha projektet dhe të gjitha planet që ne kemi për të ardhmen do të realizohen. Kemi diskutuar sot në detaj për çka duhet të bëjmë në të ardhmen dhe kemi gjetur fusha interesi të…

Read More

Gjykata e Apelit ”fal” Rei Metën, pasi i ka ulur dënimin dhe përfiton nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 18 muaj burgim. Më parë ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 2 vite e 3 muaj burg. Meta, djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti, godit për vdekje në verën e vitit 2023 Armando Meshaun në një qendër interneti në qytetin e Vlorës. Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimi…

Read More