Author: tirana

Provimi i Shkollës së Magjistraturës për magjistratët e rinj u shoqërua me hije të forta dyshimi për shkak të prishjes së pajisjes që kontrollonte provimet, por edhe për shkak të rritjes së numrit të kandidatëve fitues. Debati i rreth një muaji më parë, u sponstua para pak ditësh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi në krye të këtij institucioni erdhi Mirela Bogdani. Në rendin e ditës ishte parashikuar verifikimi i pasurisë së disa magjistratëve përpara se ata të emërohen në Prokurori. Zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj tha në mbledhje se verifikimi i kandidatëve duhet të shtyhet për shkak se…

Read More

Projektligj i propozuar nga deputetët Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, që synon të disiplinojë tregtinë e produkteve të duhanit, si blerja apo shitja, qofshin ato elektronike, apo shisha e nargjile kaloi pa debate në komisionin e çështjeve Evropiane. Duke kërkuar që miratimi në kuvend të bëhet sa më parë dhe pa konsultime të mëtejshme, Braçe tha dje se ligi aktual anti-duhan lë për të dëshiruar, dhe të parët që nuk e zbatojnë janë vetë ligjvënësit. “Që nga këto ambiente që jemi, po të vish në mëngjes mund të gjesh në çdo cep të kësaj godine bishta cigareje. Patjetër se jemi…

Read More

Sot në Gjykatën e Apelit nis në themel shqyrtimi i dosjes së Partisë Demokratike. Kolegji Civil thotë në vendimin e datës 27 dhjetor 2023 se çështja e drejtimit të PD-së është shqyrtuar gabim nga të gjitha gjykatat në Shqipëri. Me numër vendimi 786 Gjykata e Lartë e riktheu çështjen e drejtimit të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit, duke përcaktuar se gjyqtarët që do ta shqyrtojnë këtë çështje në themel, do të jenë të ndryshëm nga ata që ishin më parë. Odiseja se kush e drejton PD-në dhe kush ka të drejtë të përdorë vulën dhe firmën e kryetarit nisi…

Read More

Sipas MeteoAlb, do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në skajin verior. Parashikohet që pasditja dhe nata; të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori. Era do…

Read More

DashiKëto ditë nuk do ta keni më mbështetjen e Venusit. Mes jush dhe partnerit mund të lindin tensione. Edhe në aspektin profesional java do të jetë e lodhshme, kur Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Për fat, situata do të përmirësohet në favor të miqësive. DemiPlaneti Venus do të kthehet në pozicion të favorshëm për ju. Pritet që të përjetoni ndjenja të fuqishme dhe çaste të mbushura me pasion. Kurse për sa i përket aspektit profesional, ju intereson t’i bëni mirë gjërat. Mërkurin do ta keni aleat dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Kujdes me njohjet e…

Read More

Një shpërthim raportohet se ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (10 qershor). Paraprakisht, policia thotë se ka bërë verifikimet dhe dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një gropë pallati, kantier ndërtimi. Për fat të mirë nuk raportohet për dëme.

Read More

Një 37-vjeçar nga Greqia ka vrarë mbesën e tij 11 vjeçe, pasi ajo i bëri rezistencë pasi tentoi ta përdhunonte. E mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por sot i është gjetur trupi. Sipas raportimeve thuhet se autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen. Autori që ende nuk i dihet origjina, ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14-vjeçe.

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, duke komentuar zhvillimet në Himarë thotë se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por luftë për kontroll të bregdetit nga Tirana apo Athina. Për të beteja bëhet për interesa ekonomike. ”Konflikti në Himarë do të mbyllet kur Himara të kontrollohet nga Shqipëria dhe jo nga Greqia. Lufta në Himarë nuk është luftë për një individ. Nuk është luftë mes Ramës dhe Berishës por mes Shqipërisë dhe Greqisë kush kontrollon bregdetin që ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike. Për shkak të bregdetit lufta është zhvendosur në Himarës i mundësi e Greqisë për helenizimin e…

Read More

Një 29-vjeçar u prezantua si staf i familjes mbretërore shqiptare, dhe tentoi që në këtë mënyrë të marrë vizë amerikane. Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, i riu është vënë në kontakt me Ylli Çaushajn, të dyshuar si drejtuesin e grupit që dyshohet se manipulonte procesin e aplikimit për vizë amerikane me dokumentet të falsifikuara. Në maj të vitit 2023, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë mundur të përgjojnë bisedën e bërë mes tre personash brenda një automjeti “Porche” në përdorim të Çaushajt në Tiranë. Ata bisedojnë rreth një interviste që do të bënte në ambasadën amerikane një prej…

Read More

Zgjedhjet katërditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti. Partitë e djathta të vijës së ashpër u dhanë goditje partive në pushtet në Francë dhe Gjermani, forcat kryesore të BE-së. Franca reagoi ndaj rezultatit duke shpallur zgjedhje të parakohëshme kombëtare pas tre javësh. Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, fitoi më shumë se 28% të votave kombëtare për organin legjislativ të BE-së, gjë që e bën atë një lojtare kyç në formimin e aleancave të ardhshme. Megjithëse partitë pro-evropiane do të vazhdojnë të kenë shumicën në Parlamentin Evropian, forcimi i partive të së djathtës së skajshme do ta…

Read More

Dashi-2 yje Me Marsin në shenjën e Demit nuk mund të presin shumë nga ana ekonomike, të paktën këto 2-3 ditët e para. Ka një përballje të fuqishme Marsi në Dem me Plutonin. Kemi humbje, paqartësi, prapaskena, shpërthime dhe sqarime shumë të fuqishme që do të prekin Dashin në sferën shoqërore dhe të qëllimeve. Këto sqarime shumë të fuqishme do të prekin edhe shenja të tjera të fuqishme Ujor, Luan, Akrep dhe Dem që do të vënë në vend gjërat e duhura. Do të sqarohet njëherë e mirë situata. Demi-1 yll Marsi në shenjën e tyre i bën më impulsivë,…

Read More