Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Kujtojme që më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit. Statuti i dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dergua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi. Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm. Çështja u gjykua nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali po merr pjesë sot në konferencën e nivelit të lartë për rimëkëmbjen e Ukrainës, që po mbahet në Berlin, Gjermani. Kjo konferencë është bashkorganizuar nga presidenti i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ministrja Spiropali do të mbajë një fjalë në emër të qeverisë shqiptare. Postimi i Spiropalit “Në Konferencën e nivelit të lartë për Rimëkëmbjen e Ukrainës, bashkëorganizuar nga Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku kam nderin të marrë pjesë dhe të mbaj fjalë në emër të…
Mbledhja e parë e KLP-së nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani ka nisur me debate të forta duke nxjerrë edhe njëherë në pah përçarjen që ekziston brenda anëtarëve. Gjithçka nisi pasi Bogdani lexoi rendin e ditës, ku përfshihej verifikimi i pasurisë së disa kandidatëve të dalë fitues nga provimi i fundit i Magjistraturës, gati për t’u emëruar prokurorë. Zv.kryetari i KLP-së, Bazaj tha se procedura e verifikimit duhet të shtyhet për shkak se në SPAK ka një kallëzim penal ndaj Shkollës së Magjistraturës dhe BKH-ja ka nisur hetimet. Por kundër kërkesës së tij doli fillimisht Arta Mandro e…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej tyre ishin të pranishëm , ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë. Kreu i qeverisë greke ka anuluar një udhëtim në Jordani dhe ka organizuar shumë takime me bashkëpunëtorët e tij për të përcaktuar shkaqet e humbjes së 1 milion votuesve të djathtë në zgjedhjet e së dielës për PE. Madje flitet se në orët e ardhëshme deri ditën e premte ai mund të kryejë një reformatim të madh të qeverisë…
Më 20 korrik 2024, Partia Socialiste do të therrasë Kongresin në sallën e Pallatit të Kongreseve. Burime për tirananews bëjne me dije se Kongresi do të ketë këtë rend dite:
Një postim i bërë nga Besi është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, ku ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se palestra e një katunari është të punosh në kopsht. Kjo video e tij është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, e cila njihet tashmë për kohën e madhe që i dedikohet palestrës, për të mbajtur trupin në formë. “Ja çfarë do të thotë palestër katunarësh. Vegla për katunarë. Kjo është për shpatullat, të marrtë dreqi shpatullat të marrtë”, shkruan ai.
Apeli i Përgjithshëm ka vendosur dënimin me 18 muaj burg për të riun nga Vlora, Rei Mata, i cili pasi goditi me grusht inxhinierin Armando Meshau. Më herët ai ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite e 3 muaj burg.Rei Mata është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta). Vendimi vjen pas apelimit të të riut Mata, por edhe të trashëgimtarëve të viktimës, të cilët janë shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i…
Një mjet përfshihet nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës. Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë menjëherë përjashta ndërkohë që automjeti i tij tip “Ford” me targat AB 976EB është djegur pothuajse plotësisht, megjithese shërbimi zjarrfikës ka ardhur shumë shpejt në vendin e ngjarjes Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e cili ishte i pajisur me bombël gazi. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë kemi një…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës…
Djali i Bekim Hamëz Jasharit, Besimi, është fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe imazhe nga ceremonia e festa. Jashari tregon ndër tjerash se djali i tij mban emrin e vëllai të tij dëshmor. Postimi i plotë i Bekim Jasharit: Të dashur miq, Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë. Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së kampionatit europian Euro 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet. “Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK) Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg) Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024,…
Pëllumb Xhufi, teksa foli në “Zona Zero” në Top News për çështjen e Fredi Belerit, u shpreh se kjo është një nga provokimet e Greqisë. Sipas tij ky është një rast, përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për sqarimin e plotë të kësaj çështjeje. “Padyshim që e ka përdorur qeveria greke këtë rast edhe për të nxjerrë në pah problemin e Himarës, për ta ndërkombëtarizuar. Vetë zoti Beleri në gjykimin tim është një nga ato provokacion e, që Greqia e ka bërë me Shqipërinë shpesh herë. Në rastin e tij është një mundësi e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në…