Pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha, ka nisur festa në selinë blu. Siç shihet nga pamjet, militantët kanë ‘pushtuar’ selinë e e PD-së së Rithemelimit, ndërsa kanë nisur me vallë dhe këngë. Deputetët e opozitës kanë “shpërthyer” në festë, pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën dhe logon e PD-së liderit demokrat, Sali Berisha.
Author: tirana
Këngëtarja e talentuar Tayna, zëri i dhjetra hiteve dhe qindra miliona klikimeve prej kohësh ka qenë një një heshtje dhe nuk ka patur projekte të reja. Siç kishte paralajmëruar para pak ditësh, ajo është rikthyer mbrëmë me një këngë të titulluar ‘Si ai’, që nisi të kthehej hit që në orët e para, por pas disa orësh, kënga u zhduk nga Youtube. Shqetësimit të fansave të artistes nga Kosova u është përgjigjur vetë ajo, duke theksuar se bëhet fjalë për një konflikt me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, më të cilin Tayna shkruan po përballet tek drejtësia. ‘‘Unë, për mua…
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për vulën duke njohur Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike. Pas këtij vendimi Flamur Noka ka folur për gazetarët duke u shprehur se tashmë “shtëpia” e Partisë Demokratike është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo opozitar. Gjithashtu ai shtoi se nga sot përçarja e opozitës ka marrë fund dhe se Shqipëria ka një opozitë të bashkuar. “Demokratët janë ata që vendosin. Demokratët sot janë të bashkuar. Nga sot do të kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një opozitë të…
Gjykata e Apelit i ka lënë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Gjykata nuk ka pranuar ankimin e Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë se vula i takon Sali Berishës. “Demokratët janë ata që vendosin. Demokratët sot janë të bashkuar. Nga sot do të kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar. Cdokush që e ndjen veten demokrat e ka derën e PD të hapur dhe është i mirëpritur”, tha deputeti Flamur Noka jashtë gjykatës. Nga PD zyrtare në gjykatë…
Vrasja në 2 qershor 2021 e Fridman Xhaferaj në Korçë, ka qenë më ekstremja dhe torturuesja, që ka kryer grupi i djemve i drejtuar nga Laert Haxhiu, i cili tashmë është arrestuar në Greqi dhe është në pritje të procedurave të ekstradimit në Shqipëri. Krimi i rëndë ka ndodhur vetëm 24 orë pasi i njëjti grup kriminal kishte ekzekutuar tregtarin Çajup Selimin në Tepelenë dhe brenda kësaj nate, anëtarët e grupit të udhëhequr nga Laert Haxhiu, kanë udhëtuar drejt Korçës, me qëllimin e vetëm për të ekzekutuar mikun e tyre, Fridman Xhaferaj. Fridman Xhaferaj, që thirrej me nofkën “Kushëriri” i…
Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të mos humbet kohë me debate të kota, por të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve e sipas kërkesave të tyre të jenë me dyer të mbyllura për ruajtjen e informacioneve sensitive. “Më duhet të përsëris veten se sa më shumë kohë harxhojmë me veten, aq më shumë kohë i marrim është e panevojshme që ky komision të krijojë një tragjikomedi. Neve nuk na ka ngarkuar njeri që të sekretojmë informacionet. Tragjike është kur shkelet ligji në emër të…
Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen si president i Francës pas dështimit të partisë së tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Kjo është raportuar nga Europe 1, duke cituar burime të afërta me Macron. Sipas tyre, presidenti francez dhe rrethi i tij po diskutojnë seriozisht këtë opsion për të përmirësuar shanset e partisë së tij në zgjedhje për të “treguar se ka marrë një vendim të guximshëm”. “Dorëheqja e presidentit nuk është tabu, sot duhet të parashikojmë të gjithë skenarët. Ai është gati të sakrifikojë fundin e mandatit të tij pesëvjeçar”, tha një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit. Në…
Përfundon shqyrtimi gjyqësor për çështjen e PD dhe gjykata e apelit tërhiqet për vendim. Avokatët e Enkelejd Alibeajt kërkojnë prishjen e vendimit të dhënë nga Agron Zhukri. Komisioni i rithemelimit kërkon rrëzimin e Alibeajt dhe lënien në fuqi të vendimit të Agron Zhukrit
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi u kap duke vjedhur një televizor në një banesë. Vlonjati me iniciale A.Sh rezulton që të jetë autor i katër vjedhjeve të tjera, për periudhën maj-qershor të këtij viti. “Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të…
Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi një seancë dëgjimore me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë vitit 2023. Në fjalën e tij, Celibashi u shpreh se, në kuadër të përgatitjes së administrimit dhe të shpalljes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, janë miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 852 akte nënligjore, nga të cilat 825 janë vendime, 5 udhëzime dhe 22 urdhra. Gjithashtu, ai shtoi se; “janë miratuar si bashkë kompetencë me nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve kryesisht çështje që…
Nga e hëna e 3 qershorit, të gjithë prindërit që deshen të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe publike kishin afat 1 javë që ta kryenin këtë proces. Ndërsa për sa i përket regjistrimeve në kopesht, procedura e aplikimeve ka nisur dje, më datën 10 qershor dhe prindërit do të kenë afat 2 javë për të regjistruar fëmijët e tyre. Kjo është periudhë stresuese për disa familje, për prindër por dhe gjyshër, të cilët duhet të përballen edhe me rrezikun nëse i vogli i tyre do të pranohet apo jo. Kjo për shkak të numrit të lartë të aplikimeve që…
Policia vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së shtetasit Ndue Preka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar i cili vijon në jetë në kërkim policor. Kështu shtetasi identifikuar si Klodian Guraleci i cili mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi është personi që dyshohet si autori i plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka. Shtetasi Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka…