Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018, kur sipas prokurorëve gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga. Juria e shpalli zotin Hunter Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë. Në kohën kur u shqiptua vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në kampin bazë në Kaiserau. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga ndeshja e parë me Italinë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar një intervistë në News 24. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka folur për atmosferën, pritshmëritë, objektivat, kundërshtarët e grupit B dhe si po shkojnë përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Italisë. President, si është atmosfera, si po shkojnë këto ditë të para grumbullimi në Kaiserau? – Këtu në bazën e ekipit Kombëtar çdo gjë është e organizuar shumë mirë,…
Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se takimi i sotëm ishte miratimi i vendimit për të mbledhur Kongresin e PS më 20 korrik. Rama tha se Kongresi duhet të trajtojë një pasqyrë të përgjithshme të Shqipërisë si dhe duhet të nisë puna për programin e mandatit të katërt të Partisë Socialiste. ”Kongresi do të duhet të trajtojë edhe një pasqyrë të gjendjes së përgjithshme në vend duke projektuar punën për programin e mandatit të katërt në funksion të vizionit “Shqipëria 2030”. Për këtë do të angazhohet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në Prishtinë homologun nga Shqipëria, Bajram Begajn. Të dy presidentët shihen në park, ku janë takuar me qytetarë të shumtë. ”Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilin do ta shënojmë bashkë”,-shkruan Osmani.
Këtë pasdite, Partia Socialiste ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryesocialisti Edi Rama tha se janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj. Rama tha se është shtyrë për në shtator takimi në Londër dhe Gjermani me emigrantët, ndërsa në shtator parashikohet të mbahet edhe një takim në SHBA. ”Ka pasur një zhvillim pozitiv me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit, për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe Itali, takimet nuk ka qenë thjesht një qëllim…
Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e hyrjeve dhe daljeve edhe përmes pikës kufitare të Qafë Morinës në Tropojë. Pjesa më e madhe e kalimeve në këtë pikë kufiri regjistrohet nga turistët vendas e të huaj, me destinacion Luginën e Valbonës, por edhe lumin e Shalës. Qytetarët e Kosovës, përbejnë edhe numrin më të lartë për shkak të afërsisë gjeografike. Ndryshe nga pika kufitare e Morinit, në të cilën për një periudhë nëntë mujore aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle, siç është përcaktuar në marrëveshjen e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri Kosovë, në pikën kufitare të Qafë-Morinës nuk aplikohet një regjim i…
Në takimin me socialistët e Njësisë 3, në vijim të turit të mirënjohjes për 33-vjetorin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se në zgjedhjet e 2025-ës do të fitojë puna, jo gomat që digjen në mes të qytetit. Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë socialistët, të cilët kanë punuar që PS të jetë forcë e parë në vend. “Sa shumë punë është bërë! Çfarë rezistence ka pasur, sidomos në vitet ’90-të, si Referendumi i ’94-ës, zgjedhjet e ’96-ës dhe ’97-ës, grushtin e shtetit të ’98-ës, dhe me çfarë përballej PS-ja. Edhe opozita…
Enkelejd Alibeaj thotë se do ta zbatojnë vendimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë, pasi tashmë vula do të jetë në dorën e Berishës. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë. Deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai tha se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD. Kreshnik Çollaku: I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë.
Gjykata e Apelit sot foli për sherrin se kujt i takon vula e PD-së, dhe ja kaloi Sali Berishës. Në një reagim të parë para nisjes së mbledhjes me strukturat që janë pranë tij, Lulzim Basha thotë se ai dhe grupi i tij do të vazhdojë betejën. Ai thotë edhe se ajo që e lidh me njerëzit nuk është karrigia apo logoja, por që është përkushtimi. “E thashë më parë, nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Kemi vendosur një standard të tillë. Hapat do t’i diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë dhe…
Elhaida Dani, një nga artistet më të arta të vendit, rikthehet në skenën e festivalit të RTSH këtë vit, por jo si konkurrente. Ajo do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit të 63-të të Këngës, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit. Prezantimi i saj në këtë post shumë të rëndësishëm për eventin muzikor që organizohet çdo fund vit në RTSH, u bë nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza. “Ardhja e Elhaidës është një lajm i gëzuar për mua, stafin dhe mbarë opionionin publik, sepse do të jetë një vlerë e shtuar për festivalin,…
PD vijon të kundërshtojë PS për kërkesën e tyre që seancat dëgjimore në Komisionin për sistemin TIMS të bëhen të mbyllura. Drejtuesi i Komisionit, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji i cilësoi si mbledhje të lakuriqëve të natës në errësirë, ndërsa nënkryetari socialist Toni Gogu akuzon opozitën se kërkon të bëjë show politik. Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare puna e komisionit do të rikthehet më 26 qershor. “Kombëtarja e futbollit do ta paralizojë punën e Parlamentit për një kohë të gjatë dhe duke marrë parasysh këtë, jemi dakordësuar që mbledhja tjetër të jetë më 26 qershor. Edhe me dyer…
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se ka nevojë për një reformë të thellë elektorale. Ai kërkoi që grupi i dialogut të vijojë punën për realizimin e reformës. Gjatë vitit 2023, KQZ dërgoi për verifikim 44 kandidatë në Prokurori. Prej tyre, 11 kandidatë për kryetarë bashkisë dhe 33 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. “Pas 2025 do të ketë zgjedhje, pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet e problematikat. Edhe nëse nuk kanë efekt në 2025. Efektet le ti prodhojë pas zgjedhjeve të 2025, dhe zgjedhjeve të radhës. E kuptoj që shkakton hilaritet, por nuk është pa sens dhe…