Author: tirana

Pikërisht më 12 qershor të vitit 1991, një pjesë e anëtarëve të Partisë së Punës vendosi të ndahet nga e kaluara duke rienergjizuar politiken e saj e duke themeluar Partinë Socialiste. Kryetari i parë ishte Fatos Nanoja dhe partia qeverisi më pak se një vit deri në 1992-in. Ish-kryetari Nano u dënua më pas dhe vijoi drejtimin e partisë nga burgu deri në daljen e tij me trazirat sociale të vitit ’97. Ishte qershori i atij viti kur socialistët nen drejtimin e Nanos erdhën në pushtet. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005, Partia Socialiste doli në opozitë dhe Nanoja dha dorëheqjen nga drejtimi i saj, duke u zëvendësuar nga Edi Rama, që ndonëse në…

Read More

Ditën e sotme mbahet seanca e radhës plenare në Parlament, edhe pse ishte parashikuar të mbahej të enjten. Devijimi duket se është bërë për shkak të ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024. Kështu, përveç tifozëve shqiptarë, ata që do e shijojnë më shumë duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se një pjesë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka shtyrë seancën. Ndërkohë, edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare, pasi disa deputetë do t’i ndjekin të gjitha ndeshjet e grupit.

Read More

Dashi Ka disa keqkuptime të cilat janë shtuar dhe për këtë arsye, nuk keni pasur kohë të mendoheni për lodhjen e akumuluar gjatë javëve të fundit. Do të jeni shumë të zënë me punë, por në këtë moment duhet të mundoheni që të përcaktoni më qartë çështjet më urgjente dhe të pushoni më shumë. Demi Kjo ditë do ju gjejë të çlodhur dhe optimist dhe kjo edhe në sajë të lajmeve të mira të cilat do ju lejojnë që të punoni me më shumë qetësi. Në dashuri, këshillohet që të jeni më spontan. Binjakët Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe…

Read More

Një 48-vjeçar nga qyteti i Modenas i Italisë, mbyti ish-gruan dhe u paraqit në komisariatin e policisë, duke mbajtur trupin e saj të pajetë në bagazhin e makinës që kishte parkuar jashtë. Andrea Paltrinieri më pas ka pranuar se ka vrarë ish-partneren, Anna Sviridenko, duke rrëfyer se e ka mbytur me një kabllo elektrike dhe i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike për t’ia bërë të pamundur frymëmarrjen. Ajo punonte në Modena si radiologe. Sipas të dhënave të hetimeve të deritanishme, Paltrinieri ka kryer krimin pasi nuk ka pranuar që ish-partneres së tij t’u besohej kujdestaria e dy fëmijëve…

Read More

Këngëtarja Arta Memedi, ka dhënë një përgjigje të mbushur me ironi ndaj lajmeve të fundit që përfshijnë problemet e fundit të reperes Tayna, me të cilën ka pasur në të kaluarën një rivalitet të ashpër. Ajo ka zgjedhur të përdorë humorin për të trajtuar temën e diskutueshme, duke u ndalur në Ligjin e Tërheqjes, një koncept që Tayna ka përmendur si një ndikues kyç në suksesin e saj në industrinë e muzikës. “Duke manifestuar Karmën. Ligji i tërheqjes nuk po funksionojka më. Ndoshta duhet të provosh bashkëqytetarin Burdushin, nivel i tjetër i idiotësisë, #StopSehireve”, shkroi Arta, duke aluduar në një…

Read More

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do ta shohin në stadium ndeshjen e kombëtares në kuadër të ”EURO 2024”. Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë. Seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën (nesër), ndërkohë që ata që do qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare. Disa deputetë i thanë Top Channel se një pjesë e mirë e tyre…

Read More

Pas mbledhjes me grupin e tij, Lulzim Basha nuk dha asnjë qëndrim shtesë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ti dhënë vulën e PD-së, Sali Berishës. ”Gjithçka ju thash në hyrje vazhdon të qëndrojë, do vazhdojmë mbledhjen me kolegjin”,-tha Basha. Teksa hynte në seli, Basha foli për të parën herë pas verdiktit të Apelit duke thënë se nuk do të komentojë vendimet e gjykatave, por nënvizoi se grupimi i tij do të vijojë betejën politike. “Nuk komentoj vendimin e gjykatave, ky është një standard i imi, i yni si PD për të cilin kemi thënë që do ti përmbahemi…

Read More

Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Përmes një njoftimi, ministria ka bërë thirrje për të interesuarit që të aplikojnë për këtë post. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024. Njoftimi i plotë: Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr.…

Read More

Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim që prej 30 dhjetorit dhe që prej kësaj kohe mungon në Kuvend, ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekret. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit. Si deputet Berisha ka të drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. A do të thotë kjo se Sali Berisha mund të dalë nga shtëpia e tij dhe të vij në Kuvendin e Shqipërisë…

Read More

Këtë të martë, një zjarr ka rënë në Pallatin e Versajës, pranë Parisit. Mediat franceze bëjnë të ditur se mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke evakuuar vizitorët e shumtë që ndodheshin brenda. Pamjet e tymit që del nga kalaja janë shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të mediave flakët kanë përfshirë një pjesë të çatisë së Pallatit, pranë Cour de Marbre.

Read More

Vendimin e Gjykatës së Apelit që vulën e PD-së sot ja dha Sali Berishës, për deputetin e Rithemelimit, Ervin Salianji duhet parë si një bashkim të partisë. “Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme, ndërsa Shqipëria po. Duhet të bashkohemi, pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do jetë i pashmangshëm! Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do të vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama tha se në Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 20 korrik, do të paraqitet platforma për përzgjedhjen e listës së deputetëve për zgjedhjet e 2025. ”Në Kongres do të paraqesim platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam”. Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme, platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar.…

Read More