Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin “Banker”. Në kuadër të këtij operacioni u ndalua me iniciativë shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”. 32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që…
Author: tirana
Deputeti demokrat, Luan Baçi është përfshirë në një debat me drejtuesen e seancës, Ermonela Felaj gjatë diskutimit në Kuvend për raportin e Komisionerit të Shërbimit Civil. Në fjalën e tij Baçi iu rikthye faktit që Kuvendi nuk kishte pranuar kërkesën e një jave më parë për të përfshirë Berishën si anëtar i grupit parlamentar. DEBATI Luan Baçi: I kujtoj kryetares së Kuvendit se në seancën e kaluar në mënyrë të padrejtë nuk e pranoi kërkesën e grupit të PD-së për të përfshirë Sali Berishën si anëtar i grupit parlamentar. Një paradoks i vërtetë. Nuk e di si mund të gjesh…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit. Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një “panoramë” të plotë të punëve në infrastrukturë. Nga tuneli i Llogarasë, Korridori Blu e deri te portet, ai theksoi se janë vënë në jetë projekte që deri pak kohë më parë as nuk ishin imagjinuar. Sipas Ramës, e gjithë puna në këtë sektor do ketë përfunduar brenda dekadës. “Korridori Blu i miratuar nga BE, ka mbaruar puna në shumë segmente”Edi Rama: Duke filluar nga tuneli i Llogarasë, një zotim legjendar i të gjitha forcave politikë në të gjitha fushatat që këtë sezon do jetë i kalueshëm. Duke vazhduar me Orikum-Dukat që zbulon një tjetër…
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demorkatike, Sali Berisha për një interpelancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Edi Rama. Kërkesa është refuzuar me argumentin se “Cenojnë nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni. “Nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju. Kjo intereplancë paraqet çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Cenojnë nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni”, u përgjigj Felaj. Nga ana tjetër, demokratët…
Një ditë pas vendimit të Apelit për ti kthyer vulën e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një tjetër lëvizje në funksion të aksionit të tij për të ndërkombëtarizuar çështjen e arrestit shtëpiak. Berisha ka njoftuar hedhjen në treg për shitje, përmes platformës Amazon, të një libri i cili përmbledhje zhvillimet që nga vendimi i Departamentit të Shtetit për ta sanksionuar atë dhe familjen e tij ‘non-grata’ e deri te vendimi i GJKKO-së që ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpie. Statusi i Berishës: Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i…
Durim Bami, i cili ra në pranga në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë u ka shpëtuar disa atentateve. Një grup prej 16 vetash ishte mobilizuar për “kokën” e Durim Bamit, për llogari të ish deputetit Arben Ndoka, me financim të Ervis Martinajt. Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë. Durim Bami i kishte kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta…
Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë. Sipas policisë 45-vjeçari U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë.
Policia e Shtetit ka konfirmuar se ka arrestuar në Dubai Durim Bami dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. “Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve…
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kryesor në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit. Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë. “Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton. Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani. “…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal Nr. 56, të vitit 2022, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt dërgimin për gjykim (në datën 11.06.2024), në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) të pandehurve si më poshtë: Agustin MESULI dhe Altin DODA, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4, të Kodit Penal; “Ushtrimi…
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në kampin bazë në Kaiserau. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga ndeshja e parë me Italinë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë në një prej televizioneve tona kombëtare. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka folur për atmosferën, pritshmëritë, objektivat, kundërshtarët e grupit B dhe si po shkojnë përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Italisë. Më poshtë intervista e plotë: President, si është atmosfera, si po shkojnë këto ditë të para grumbullimi në Kaiserau? – Këtu në bazën e ekipit…