Author: tirana

Shuhet Jerry West, një nga personazhet më të rëndësishëm në historinë e basketbollit amerikan. Ai njihet si logoja e NBA, pasi nga fotoja me topin në dorë është marrë imazhi ikonë i kompeticionit. Ai u shpall kampion me Minneapolis Lakers në vitin 1972, ndërsa 8 herë të tjera ka shkuar deri në finale, por duke i humbur këto finale. Numri 44, numër që është tërhequr nga Lakers, nisi karrierën si trajner kur la atë si lojtar, por nuk e zgjati shumë. West u bë drejtues shumë i suksesshëm, duke fituar 8 tituj kampion në NBA (6 me Lakers dhe 2…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi në Prishtinë një takim me kryeministrin e Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse. Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë. “Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”,-u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më të mirë. “Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin,…

Read More

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Policia e Shtetit dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it. Marrëveshja u firmos nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock. Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku falënderoi INTERPOL-in për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe theksoi se bashkimi i Shqipërisë me Rrjetin e Akademisë Globale është një hap i rëndësishëm përpara për sistemin e arsimimit policor dhe vetë Policinë e Shtetit. “Jemi të kënaqur që në…

Read More

Edhe njëherë tjetër, Partia Socialiste nuk ka gjetur numrin e votave për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe votimi u shty ësrish edhe këtë të mërkurë. Votimi për pr/ligji “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të këtij institucioni, është shtyrë për të disatën herë. Socialistët nuk bënë dot votat që kërkoheshin për këtë projektligj. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, tha gjatë fjalës në Kuvend se Gjykata Kushtetuese duhet të dëshmojë integritet dhe pavarësi. Sipas tij nuk ka logjikë të përafrohet ngarkesa e gjyqtarëve të kushtetueses…

Read More

Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar. Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë e Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit. Dy ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla ishin në PKK Morinë, për të parë nga afër procesin e lehtësuar. Ministri Taulant Balla tha se gjithçka është në shërbim të qytetarëve. “Dy vende, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në dobi të qytetarëve…

Read More

Këtë pasdite një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Byppasin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një fouristradë. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Nuk dihet identiteti i viktimës ose të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Read More

Ikona e muzikës, Celine Dion tregoi për People rrugëtimin e saj me sindromën e personit të ngurtë, nga e cila vuan prej 17 vjetësh. Celine tregoi se simptomat e sindromës nisën të manifestoheshin në mes të viteve 2000, duke përfshirë spazma në muskuj, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhimisht edhe në performancat e saj live dhe dhimbjet e vazhdueshme fizike. Këngëtarja e njohur tha gjithashtu se kishte përdorur një sërë ilaçesh dhe kishte bërë takime të shumta, duke analizuar veshët, hundën dhe fytin, por pa sukses. Kur simptomat e saj u përkëqeësuan, ajo mori qetësues muskujsh si valiumi. “Nisëm me 2 miligramë…

Read More

Një rast suksesi u arrit tek një paciente e diagnostikuar para shtatzënisë me trombocitopenia, purpure idiopatike, falë bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, mjekëve reanimatorë, hematologë dhe atyre pediatër në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa dha lajmin e bukur, shkruan në një postim në Facebook, se ky është rasti i parë në Shqipëri. ”Falë kësaj ndërhyrje pacientja dhe bebi i saj gëzojnë shëndet të plotë. Ky është rasti i parë në Shqipëri i dokumentuar që një shtatzëni e tillë të shkojë deri në muajin e 9-të duke shpëtuar jetën e nënës dhe vogëlushit të saj”,-theksoi…

Read More

Prej 6 muajsh nuk ka shkelur në sallën e Kuvendit, por Sali Berisha u bë kryefjalë e debatit në seancë plenare, edhe këtë të mërkurë. Pa nisur ende mirë punimet, demokratët ngritën zërin duke kërkuar që të njoftohet përfshirja e Berishës si anëtar i grupit parlamentar të PD-së, sidomos pas vendimit të Apelit që e njohu edhe “de jure” si drejtues të kësaj force politike. Sali Berisha ka shkelur për herë të fundit në Parlament më 21 dhjetor 2023. Kushtetuta në vetvete ka një klauzolë të qartë, se mandati ndërpritet nëse deputeti mungon gjashtë muaj pa arsye. Por a konsiderohet…

Read More

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Ai tha se për këtë ditë është derdhur shumë gjak, por sipas tij, ai gjak është paguar. “Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak, por është paguar gjak. Dhimbje s’ka, veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo që janë”, ka thënë Jashari. Sot në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Kuvendi ka mbajtur seancë solemne, ndërsa në sheshet qendrore të kryeqytetit kanë parakaluar ushtarët dhe policët e Kosovës

Read More

Deputeti i PS-së, ish-ministri Fatmir Xhafaj gjatë fjalës në seancës plenare në Kuvend, doli kundër projekt-ligjit për të rritur pagat për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Xhafaj tha se shtesat mbi pagë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të parashikuar në projekt-ligj është një absurditet. ”Paga e ndihmon pavarësinë, por nuk është baraz integritet, profesionalizëm. Për pozicionin e rëndësishëm që ka GJK, por rolin që luan në forcimin e shtetit të së drejtës, formimi financiar është i rëndësishëm. Jam dakord për rritjen e pagës referuese, por nuk jam fare dakord për shtesën mbi pagë të aplikuar mbi të për arsye vështirësie. GJK…

Read More

Monika Kryemadhi pranon për herë të parë që ka bërë botox, por mohoi ndërhyrjet estetike. Deputetja e Partisë së Lirisë, në SPAK si person në dijeni për hetimin pasuror ndaj saj. “Lobimi, hetimi pasuror i Monika Kryemadhit, operacionet plastike që flasin nëpër televizione janë në një çështje. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Çdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni jo si person nën hetim. Patjetër që botox kam bërë si të gjitha gratë dhe si gjithë…

Read More