Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit A. M., 36 vjeç. Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë. Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: •2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;•njësi me sipërfaqe…
Author: tirana
Kryetari i Partisë së Liriës, Ilir Meta është paraqitur paraditen e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, Meta është shprehur se: “Unë po shkoj te Dum Dumani”. Dje SPAK mori në pyetje edhe të shoqen e Metës, pasi ndaj tyre ka një hetim pasuror. Ndërsa më herët edhe vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi, është marrë në pyetje për orë të tëra nga prokurorët.
Olta Gixhari këtë periudhë ndodhet në Spanjë teksa pret të lindë vogëlushin e saj. Mirëpo nga disa “story” të postuara në rrjetet sociale ajo na ka treguar se ka ndodhur diçka e papritur atje që lidhet me kohën. Teksa në vendin tonë temperaturat janë të larta, duket se zona ku Olta jeton ka rikthyer dimrin, e madje artistja ka ndezur oxhakun dhe ka veshur rrobat me mëngë të gjata.
Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviç, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca. Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor. Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me sjellje të pahijshme të delegacionit serb. Sipas tij, ai u mundua që t’ua mbyllë mikrofonat…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga makina e parë shqiptare. Makina e pare ushtarake e blinduar, e quajtur “Shota” është krijuar nga një vajzë nga Bulqiza, Arjeta Puca dhe ekipi i saj i vajzave. “MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Policia e Beratit ka kapur dhe ka vënë në pranga 51-vjeçarin Enrik Begaj i cili ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Autoritet sekuestruan 5 tableta që shërbenin për lojërat e fatit dhe po ashtu gjatë kontrolleve në banesën e autorit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak. Vihet në pranga 51-vjeçari…
Në betejën kundër kolesterolit të lartë ka edhe një faktor që nuk duhet neglizhuar kurrë: aktiviteti fizik. Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, ka një ndikim shumë domethënës duke ulur nivelet e triglicerideve dhe duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë. Si ndikon aktiviteti fizik në uljen e kolesterolit? Për shumë vite me radhë, ekspertët nuk kanë qenë fort të vëmendshëm mbi mënyrën se si ndikon aktiviteti fizik tek niveli i kolesterolit, duke përqendruar dijet e tyre tek ushqyerja dhe mbipesha. Megjithatë, studimet e njëpasnjëshme për këtë çështje kanë nxjerrë në pah fakte interesante. Kolesteroli i mirë shërben si fshesë për enët…
Qytetarët dhe bizneset nuk po I paguajnë në kohë kreditë e tyre. Numri i kredive me probleme ka pësuar rritje në muajin prill, pas një trendi rënës që u vërejt në tremujorin e parë të vitit. Nga të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë treguesi i kredive me probleme ka arritur në 4.82%, duke u rritur nga 4.64% që ishte në muajin mars. Kjo rritje reflekton një përkeqësim të situatës së kredive në tregun bankar shqiptar. Segmenti kryesor ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht tek individët.…
Mbyllja e 13 të martave të pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndout është kremtuar me lutje. Besimtarët në këtë natë flenë në vendin e shenjtë duke pritur 13 Qershorin, festën e Shën Ndout. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, besimtarët tregojnë mbi mrekullitë që iu kanë ndodhur dhe dëgjuar, pas lutjeve në këtë kishë. Policia e angazhuar për ruajtjen e qetësisë publike dhe shërbimi ambulator, treguan gadishmëri duke asistuar rastet e paraqitura, megjithatë trafiku rrugor, ishte një sfidë me vete pasi shkonte disa kilometra. Kisha Shën Ndout në Laç vizitohet nga besimtarë të të gjitha…
“As unë, as Greqia nuk e kemi si qëllim dëmtimin e interesave të Shqipërisë dhe perspektivën e saj europiane”. Kështu është shprehur Fredi Beleri, i sapozgjedhur eurodeputet, kryebashkiak po ashtu i zgjedhur i Himarës, por i dënuar në shkallën e parë me dy vite burg me akuzën e blerjes së votave. Në një intervistë telefonike nga burgu për Reuters, Fredi Beleri kërkon lirimin e tij, duke e konsideruar vendimin të padrejtë: “As unë dhe besoj as qeveria greke nuk kemi asnjë qëllim të dëmtojmë pranimin e ndonjë vendi. Por, një Shqipëri që është anëtare e BE-së, por që nuk respekton…
Teksa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja e kampionatit të shumëpritur europian, mediat kanë nisur të bëjnë parashikimet në lidhje me ndeshjet kualifikuese të grupeve. Sipas “CBS Soccer”, Shqipëria do të renditet e fundit në “Grupin B” të cilësuar dhe si “Grupi i Vdekjes”, pjesë e së cilit janë po ashtu Italia, Spanja dhe Kroacia. Si më favoriten e këtij grupi, media e huaj cilëson Spanjën, të ndjekur nga Kroacia. Referuar këtyre parashikimeve, ndeshja që do të luhet mes Shqipërisë dhe Italisë do të mbyllet me rezultatin 1-1, pasi italianët humbasin rastin për sulm duke pasur një mbrojtje të fortë…
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin turistik të Rodosit në Greqi. Lëkundja me magnitudë 4.9 ballë Rihter nuk shkaktoi dëme, teksa shumë qytetarë në panik e kaluan mbrëmjen përjashta. Tërmet më të vegjël janë regjistruar natën që lamë pas dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë. Mediat greke raportojnë se tërmeti në Akai ka qenë me magnitudë 3.8 ballë i shkallës Rihter, katër kilometra në perëndim të Nafpaktos, pranë Antirrios.