Zbardhet dëshmia e Ermal Dizdarit me profesion jurist në Bashkinë e Shkodrës, i cili mëngjesin e kësaj të enjteje është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit dy persona i kanë zënë rrugën dhe e kanë goditur me sende të forta dhe janë larguar nga vendi i ngjarës. Dizdari është transportuar ne spitalin e Shkodrës ku ka marrë ndihmën mjekësorë. I pyetur nga policia 49-vjeçari është shprehur se “dy persona me dolën para dhe menjëherë kane filluar të më sulmonin më levë. Nuk i njoha”. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Salo Halili te Shkodrës. 49-vjeçari ishte nisur…
Author: tirana
Një gjerman do të mbajë drejtësi në duelin Shqipëri-Itali, i pari për kuqezinjtë në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho është pjesë e grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia. Të shtunën e 15 qershorit, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit. UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si arbitrin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka firmosur aplikimin për anëtarësimin në zonën gjeografike të skemave SEPA. SEPA është një iniciativë e hershme e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në euro. Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë…
Ngjarje e rëndë në Moglicë, ndërron jetë një person. Mësohet se pak minuta më parë u njoftua në sallën operative për një person që ka rënë nga shkëmbi në Qafën e Gjarpërit, në kufi me Skraparin. Personi që ende nuk dihet identiteti, ka shkuar për të mbledhur çaj dhe është rrëzuar nga shkëmbi. Forcat e policisë janë drejt vendngjarjes.
Taulant Seferi është gati për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve. 27-vjeçari, autor i 19 ndeshjeve dhe 3 golave me Shqipërinë, dha kontributin e tij në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Shumë kilometra të përshkruara dhe 2 gola në suksesin ndaj Çekisë. Seferi është pjesë e Vorskla Poltava në Ukrainë, ndërkohë që edicionin e kaluar e kaloi i huazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe (Baniyas). TMW, lojtarin nga Kumanova e cilëson një sulmues krahu modern. “Luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen…
Një debat me tone të ngritura ka qenë ai mes kryetares së komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën e për të dëgjuar dëshmitarët. Ndreca: Po ju bëj thirrje zonja kryetare të ruani qetësinë,. lëre guximin tonë se nuk na e tregon dot ti.Ngritja e zërit u bë për uzurpimin që i bën mikrofonit. Nuk mund të flasësh 30 min për çdo anëtar që flet nuk mund të abuzosh.E bën muzikë a thua se morali yt është edhe i…
Ish kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi, u dënua nga Gjykata e Posaccme Antikorrupsion këtë të enjte, me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet me 8 muaj. Mandi akuzohej nga SPAK për “Shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës. Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dëm ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480…
Orgito Lloci humbi jetën nga shkaqe patologjike. Kështu raportojnë mediet greke për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Greqi pasi u përfshi në një debat me dy të rinj grekë. Pas analizave mjeko-ligjore, mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë, i riu ka qenë i stresuar. Ai ka pësuar komplikime dhe më pas është rrëzuar në rrugë. Dy 24-vjeçarë grekë janë arrestuar pas ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë të cilët ishin të pranishëm në debat u lanë të lirë. Dy të rinjtë…
Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu, në një intervistë të dhënë së fundi, ka ofenduar gratë dhe vajzat, duke thënë se nuk kanë kapacitet që të shkruajnë humor, pasi sipas tij, ky është një privilegj i të mençurve, që në mendjen e tij atashohen vetëm me meshkujt. I ftuar në ‘Top Albania Radio’, Kapexhiu tha se nuk ka asnjë femër që shkruan humor, dhe se të gjitha barcaletat apo skenat që bëjnë audiencat për të qeshur, prodhohen nga meshkujt. “Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori…
Një aksident ka ndodhur, paraditen e së enjtes, në aksin Levan-Tepelenë. Një mjet tip “Ford”, që drejtohej nga një vajzë rreth të 30-ta ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në spitalin e Fierit drejtuesen e automjetit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur se opozita duhet të futet në garë me lista të hapura 100%, përndryshe tha ai, është e humbur gara përballë Edi Ramës. I ftuar në Top Talk, Murrizi tha se vula nuk është fitore, pasi ishte gjë e vjedhur dhe tashmë secili duhet të provohet me votë. Murrizi tha se s’mund të bëhen pazare me deputetët e Bashës. “E shoh si kthimi i një gjëje tek pronarët. Është historiku, logoja, simboli, kontributi i demokratëve.Jo pak grupe janë larguar nga trungu i PD, deri te Murrizi i fundit që u shpall armik nga ky…
Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia për akuzën e ngacmimit seksual. Në pranga ka rënë L. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”-njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.