Author: tirana

Divjaka, është një vend i kërkuar nga turistët dhe vendasit për ditët e nxehta, dhe jo vetëm, pasi është një park kombëtar. Këtë herë në ”Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea ku tregon më shumë për bashkinë që ai drejton. ”Për këtë sezon ne presim që dhe turistët e huaj, kryesisht ata që kanë lidhje me vendlindjen tonë, gati gjysma e banorëvë tanë jetojnë jashtë. Rreth 30-40 përqind janë zhvendosur në Ancona. Një shumë e madhe e turistëve italianë ne i presim për të vizituar miqtë e tyre”,-thotë Gorrea. Më tej kryetari tregon…

Read More

Nesër nis muaji i Europianit, por le të kthehemi pas në kohë dhe të bëjmë një bilanc të kombëtares. Cili është golashënuesi më i mirë për kombëtaren? Vendi i parë, me nga 5 gola ndahet me 3 lojtarëve, Edmond Kapllani, Sokol Kushta dhe Sokol Cikalleshi. Ky i fundit u la jashtë EURO 2024, vendim i trajnerit Sylvinho, i cili nuk u prit edhe shumë mirë nga radhët e tifozëve. Për rrjedhojë, Cikalleshi njoftoi largimin nga kombëtarja. Pas kësaj treshe, qëndron një tjetër 3-she që kanë lënë gjurmë në historinë e ekipit. Igli Tare, Alban Bushi dhe Ervin Skela me nga…

Read More

Një 48-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për trafik droge 8 vite më parë, është ekstraduar nga Greqia. Më 5 prill 2016, Gjykata e Gjirokastrës, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 48-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, është kapur duke transportuar rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal të datës 05.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Surja Sinani, 48…

Read More

Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo ishte një nisëm e deputetëve socialistë, të cilët me porosi të kryeministrit Edi Rama u ngarkuan vitin e shkuar për të sjellë një paketë lehtësuese si për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale. “Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve ekzistuese apo atyre…

Read More

Dijonis Biba, një personazh i krijuar në rrjete sociale u shpall fitues i “Ferma VIP”, edicioni i parë që u mbajt në ”Vizion Plus”. “Faleminderit publikut, fitoren ia dedikoj nënës që nuk e kam”, tha ai pas fitores. Ai vite më parë Biba është arrestuar në Britaninë e Madhe, njësoj si pjesa më e madhe e të rinjve nga vendi ynë që shkojnë atje për të punuar si kopshtarë nëpër “shtëpi bari”. Po ashtu Biba ka qenë edhe protagonist i një investigimi të ”Daily Mail”, pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh…

Read More

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku ka kryer një inspektim në zonën e Rradhimës për zbatimi e aktit normativ numër 8 që ka qëllim përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra të detit. “Nga raporti i fundit kemi parë që numri i shtuar i vizitorëve të vitit të kaluar ka ndikuar në uljen e përqindjes së ujërave larës të kualifikuar si të shkëlqyera, gjë të cilën ne e kishim planifikuar dhe pse raporti nuk kishte dal akoma pasi kishim indiciet e para, pasi kemi kuptuar që ai numër i shtuar i turistëve vitin e kaluar…

Read More

Pas debateve të ashpra Vokshi-Ndreca, anëtarët e maxhorancës largohen nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve. Vokshi: Ke monopolizuar. Qetësohu. Po fyeni. Do t’ju përjashton nga komisioni. Nuk kërcënoni dot ju. Kush je ti? Ke monopolizuar komisionin do ta drejtosh. Lëre deputetin të flasë. (Plarent Ndreca ngrihet të ikë) Vokshi: Kur të qetësohesh eja sërish. Ndreca: Nëse pranon fyerjet… Vokshi: Qetësohu se denoncime të tjera do të kesh o zoti Ndreca. Vetëm me një dhe shih si u bëre. Nuk ke parë asgjë akoma.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Studio-Bunkerin e Radios “Kosova e Lirë”. Ky ishte vendi prej nga përhapeshin lajmet në çdo shtëpi të shqiptarëve, nga 4 janari, deri më 21 qershor të vitit 1999. “Ne dëshiruam që të vijmë ta vizitojmë këtë vend ku është transmetuar e vërteta për luftën çlirimtare, për vuajtjet e popullit, për betejat e lavdishme nga 4 janari i vitit 1999 deri më 21 qershor të vitit 1999, kur është bërë edhe raportimi i fundit i Radios “Kosova e Lirë” nga ky vend”, deklaroi ai nga maja e Pallanikut prej ku vepronte me mision të…

Read More

Personat e punësuar në ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet financiar apo në kompanitë e sigurimit, paguhen më tepër, ndjekur menjëherë më pas nga sektori i informacionit dhe komunikimit. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se gjatë tremujorit të parë 2024, paga mesatare bruto për grupaktivitetin e informacionit dhe komunikacionit, u rrit me 6,9% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por si kanë ndryshuar pagat për këto dy sektorë në 5 vitet e fundit? Në një hark kohor pesëvjeçar, pagat kanë pasur tendencë rritëse, me ndonjë ulje të vogël në varësi të gjendjes financiare të kompanive në vite të…

Read More

Dhjetra automjete që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe Tiranës janë bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra në hyrje të kryeqytetit. Shkak për këtë mësohet se janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës. Rënia e gurëve masiv në rrugë ka penguar qarkullimin e automjeteve. Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim.

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Shkup zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj e përgëzoi z. Xhaferi për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe suksesin e arritur në realizimin e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, të cilat përmbushën të gjithë parametrat demokratikë si të drejta dhe të pakontestueshme. Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin dhe rolin vendimtar të shqiptarëve në proceset e shtetformimit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bashkëpunimi ndërshtetëror dhe ndërkomunitar është çelësi i suksesit dhe stabilitetit rajonal. Marrëdhëniet mes Shqipërisë…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të ashpra ka akuzuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani se ai dhe prokurorët e tjerë janë takuar me Charls McGonigal. Ilir MEta SPAK-Dumani–sulmSipas Metës, ai është marrë në pyetje si person që është kundërshtar i narko-regjimit, ndërkohë që ka theksuar se SPAK po sulmon opozitën. Madje ka shkuar më tej teksa ka thënë se Prokuroria e Posaçme merret me “përrallat e laraskave”, ndërkohë që nuk ndalon aferat, atë të Portit të Durrësit, Inceneratorët dhe PPP-të. “Ju e dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një…

Read More