Author: tirana

Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka postuar në Instagram dy foto nga materniteti, ku shihet me djalin e saj të parë, Amarin dhe me të porsalindurin. Bebushi erdhi në jetë sot (më datë 13/06/2024). Olta dha lajmin e bukur disa muaj më parë, në finalen e “Dancing with the stars”. Më pas, përmes një feste, tregoi gjininë e bebushit, duke treguar se ishte në pritje të një djali. View this post on Instagram A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Read More

Audituesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bexhet Zeqiri i thirrur sot nga Komisioni Hetimor i Kuvendit, pasi ju lexua formula e betimit dhe u betua në bazë të nenit 360 të Kodit të Procedurës Penale, në shkelje të rëndë të parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, refuzoi më shumë se një herë të dëshmojë ndaj pyetjeve që ju bënë në komision. Kjo është hera e parë që një dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit Hetimor, duke shënuar një precedent të rëndë dhe të rrezikshëm për autoritetin e një…

Read More

Shqipëria është anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki. Kryeministri Edi Rama, thotë se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë. Kreu i qeverisë nënvizon edhe se kështu mundësohet një qasje e unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja. Anëtarësimi u nënshkrua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Finlandë. Hasani vizitoi Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki. Bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë dhe turizmit, mbështetja e Finlandës ndaj…

Read More

Pasi humbi vulën e PD-së që e mbante me shumë forcë, Lulzim Basha pritet të mbledhë nesër në orën 14:00 mbështetësit. Kryesia, Kolegji i Kryetarëve dhe grupi parlamentar do të jenë forumet që do të takojë Basha. Pritet që në takimet e nesërme të konsultohet me ta dhe të ketë një vendimmarrje sa i përket të ardhmes politike. Për t’u diskutuar janë 4 alternativa: partia e re, fraksion tek Partia Demokratike, vijim i aksionit dhe rekurs ose të pranohet situata dhe çdokush të ketë vendimmarrje personale.

Read More

Më 18 qershor Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e parë lidhur me katër ankimet e depozituara për të shfuqizuar pjesërisht ligjin që taton me 15 deri në 23 për qind profesionet e lira, para saj protestuan disa të vetëpunësuar, përfaqësues nga media dhe opozita. Këtë pasdite, me sloganin “Mos rri si dele protesto”, organizuesit akuzuan se ligji rrezikon të zhbëjë shtresën e mesme në vend. Protestës i janë bashkuar edhe zëra nga opozita. Bie në sy prezenca e deputetes së PD-së Dhurata Çupi, ish-deputetit Belind Këlliçi, Sekretarit Organizativ të PD-së, Klevis Balliu dhe Tedi Blushit nga Partia e Lirisë.…

Read More

Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës u tregua sërish i ashpër ndaj kreut të SPAK-ut dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Metës, drejtësia është me regjinë e dumdumanëve ”Krimi mezi e ka pritur këtë ditë, drejtësi me regji të dumdumanëve. Edi Rama është botërisht arkitekti i narkoshtetit. Këtë e thonë dhe raportet më serioze. E thonë mediat e pavarura si Rai 3 dhe Bild. Ka mbështetur kanabizimin e gjithë vendit. Duke blerë zgjedhjet drejtësinë por edhe figura të gjoja opozitës që kanë vlerësim për SPAK. Në këtë vend, SPAK vetëm mbyll sytë,…

Read More

Sara Gjordeni dhe Bardhi shpërndajnë shpesh momente të bukura nga marrëdhënia e tyre dhe pritja e ëmbël. Çifti janë aktiv nga rrjetet sociale dhe ndjekësit nuk i kursejnë komentet pozitive për ta. Në disa foto të postuara në “Instagram”, Sara duket teksa kafshon Bardhin në faqe. “I thashë do të t’i grij faqet jashtë, s’më besoi”, shkruan ajo me humor. Mes fansave, komentoi edhe fituesja e “Big Brother Albania VIP 3”, Egla Ceno, që i ka dalë “në mbrojtje” Bardhit. “O Zot i madh, lëri mi rehat Bardhin nga faqet”, shkruan aktorja, ndërsa Sara i përgjigjet më tej: “hajde shpëtoje…

Read More

Ethehet e 2024 janë shtuar. Shqipëria do të sfidojë Italinë të shtunën në orën 21:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Europianin. Në stadium do të jenë mbi 50,000 tifozë shqiptarë, kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës. Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga…

Read More

Nga Zëri i Amerikës Takimi i grupit të shtatë vendeve më të industralizuara të botës u hap me arritjen e një marrëveshjeje mbi një propozim të Shteteve të Bashkuara për një hua prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila do të financohet me interesin e fituar nga pasuritë e ngrira ruse, duke i dhënë Kievit një shfaqje të fortë mbështetjeje edhe pse skena politike e Evropës po përjeton një zhvendosje në krahun e djathtë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mirëpriti krerët e shteteve të G7-ës në një resort luksoz në Italinë jugore, duke thënë se dëshiron që mesazhi i këtij…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku pritet që nesër të fillojë Kampionati Europian, bën një apel drejtuar gjithë tifozëve kuqezi që të mos bien pre e biletave në tregun e zi që shiten 10-fish nga pseudo-patriotët. ”Do ti thoja publikut që në gjithë çfarë po ndodh duhet të jenë të qartë, nuk duhet të jenë viktima të mashtruesve. Duhet të kenë kujdes me biletat. Udhëtojnë nga të gjithë vendet e botës. Ndjej keqardhje lur këto bileta shiten 10-fish. Matrapazët dhe patriotët kuqezinj u shesin dhjetëfish në tregun e zi. U bëj thirrje të mos i shesin. Është moment patriotik të…

Read More

Është hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor përmes shortit dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku. Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën Saimir Kola dhe Erind Mërkuri. Emrat e tyre do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

Read More

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është denoncuar për kanosje nga një qytetar në Prishtinë. Denoncuesi pretendon se Muja e ka ndaluar në rrugë të mërkurën pasdite dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese. Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, raportojnë mediat kosovare. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Read More