Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetësit e opozitës do të dalin në një protestë tjetër sot përpara Bashkisë së Tiranës, e dyta brenda kësaj jave. Pas një thirrje të bërë mbrëmë nga Sali Berisha, prej ballkonit të shtëpisë ku qëndron me masë arresti prej dhjetorit, protestuesit do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Edhe njëherë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për këtë organizim, për të siguruar rendin publik. Kështu prej orës 09:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që…
Author: tirana
Komisioni AntiKorrupsion, i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, zhvilloi sot mbledhjen e parë të konstituimit të tij. E pranishme ishte ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Por mungoi opozita! Xhafaj u shpreh i keqardhur dhe tha se roli i opozitës është mjaft i rëndësishëm për qëllimet që do të adresojë ky Komision. “Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja me rëndësi për qëllimet që do adresojë kjo reformë. I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që…
Krerët më të lartë të ushtrisë greke janë takuar në Tiranë me kryepeshkopin Anastas Janullatos, teksa e kanë nderuar atë edhe me një medalje. Është bërë tashmë e zakonshme për çdo zyrtar të lartë grek që viziton Tiranën të takohet me atë që shpesh e quajnë si mbrojtës dhe përhapës i helenizmit në trojet shqiptare, kryepeshkopin Anastas. Dimitrios Choupis ndodhej në Tiranë në kuadër të takimit të shefave të shtabit nga të gjitha vendet e rajonit
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, njoftoi ditën e sotme fillimin e procesit të rishikimit të Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, në një takim të organizuar me përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor dhe Këshillave Vendorë Rinorë, si dhe të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria. Në fjalën e saj, Ministrja Bora Muzhaqi theksoi rëndësinë e këtij ligji, i cili u miratua në vitin 2019 për të krijuar një kuadër legjislativ të dedikuar për mbështetjen dhe angazhimin e të rinjve. “Ka kaluar një periudhë pesëvjeçare nga miratimi i këtij ligji dhe është koha…
Mëngjesin e kësaj të premteje, një ksident me vdekje ka ndodhur te Ura e Shkozës në Tiranë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ndodhi në bulevardin “Zhan D’ark”. Uniformat blu, bëjnë me dije se automjeti me targa TR 6509 H, me drejtues shtetasin Gezim Marashi, ka përplasur shtetasin Vlash Sokoli, 76-vjeç i cili ka qenë me biçikletë. Për pasojë, 76-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. “Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55-vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.Grupi hetimor…
Xhevahir Broja, babai i futbollistit të Kombëtares, Armando Broja, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka shkruar për djalin e tij, teksa shkruan se dikur e ndiqte në TV, por sot është pjesë e Kombëtares tonë. Xhevahiri është krenar që djali i tij ka veshur fanellën kuqezi, teksa të gjithë sytë janë drejt tij në këtë Europian.“Dikur e shifshe nga televizori sot je pjesë e Kobtares Shqiptare krenar pre ty forca Shqipëri”, shkruan Xhevahiri.
Avokati Idajet Beqiri ka bërë akuza të rëndë në drejtim të Ilir Metës duke thënë se arrestimi dhe ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai do zbardhi disa ngjarje të pazbardhura ku z. Meta është implikuar në këto ngjarje të rënda. “Ilir Meta është tmerruar se nuk e mendonte që Durim Bami nuk mund të vinte kurrë i ekstraduar nga Dubai sepse ne nuk kemi një marrëveshje ekstradimi por ai harroi se dy shtete bëjnë dhe marrëveshje për çështje të veçanta”. Ardhja e Durim Bamit në Shqipëri, tha avokat Beqiri, do e bëjë atë që të flasë dhe nëse ai do…
Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë pritet të nxisë inovacionin në Shqipëri. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delinda Ibrahimaj bashkë me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku morën pjesë në Samitin Vjetor të Plug & Play në Silicon Valley, ku u takuan dhe me Saeed Amidi, themeluesin dhe CEO-n e Plug & Play. “Në Samitin Vjetor të Plug & Play në Silicon Valley, takim me Z. Saeed Amidi, themeluesin dhe CEO-n e Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë. 👉🏻Bashkë me Ministrin @arbjanmazniku, përfaqësues nga @AADF, diskutuam për mundësinë…
Operacioni “Patkoi”, i cili shërbeu për nisjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO, pasi synonte pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga policia dhe ushtria serbe, për Pandeli Majkon ishte një plan i Sllobodan Millosheviçi për të destabilizuar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Ish-kryeministri shqiptar gjatë kohës së Luftës së Kosovës rrëfeu në emisionin “Debat” në A2 CNN, se ky operacion s’ishte dosido, pasi Beogradi synonte një skenar të ngjashëm me Bosnjën, me një valë të paprecedentë emigrantësh, duke shkaktuar një krizë humanitare që do të prekte edhe Greqinë e Italinë. “Ajo që quhet operacioni ‘Patkoi’ nuk ishte dosido. Plani…
Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare me 18 gola, deklaron se Shqipëria ka shanse për të shkuar edhe si një nga të tretat më të mira. Në një intervistë për “tutomercatoweb”, ai thotë se kush nënvlerëson Shqipërinë, mund ta paguajë. Erjon Bogdani, kush nga kjo kombëtare mund ta thyejë rekordin tuaj? “Sot është Armando Broja, prototipi i sulmuesit modern. I ri, por tashmë me shumë eksperiencë. Ai ka luajtur për Chelsean, në Holandë me Vitesse, ka fituar përvojë në Premier League. Ai është shumë i mirë”. Por rekordi juaj është ende aty, për njëmbëdhjetë vjet…
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, këshillon çiftin Meta-Kryemadhi të mos komunikojnë në telefon me njëri-tjetrin. I ftuar në “Top Story”, Karamuço u shpreh se fakti që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund të jenë të ndarë dhe akuzojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, e bën më të lehtë hetimin për prokurorët e posaçëm. “Hetuesit dhe prokurorët në rastin e këtij çifti, janë shumë të gëzuar, sepse atë që duhet ta nxisin në mënyrë artificiale, që i kthejnë kundër njëri-tjetrit. E kanë të gatshme, sepse çifti është ndarë, ajo që përflitet. Rëndojnë të dy pozitën e njëri-tjetrit, për shkak të shumë problemeve dhe rezervave…
Dashi Duhet të jeni të duruar me partnerin/en dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi ëndrrave që keni bashkë. Këtë ditë do të keni keqkuptime me të tjerët. Lajme të mira për beqarët. Ata do jenë mjaft joshes dhe priten zhvillime të reja. Financat të kënaqshme. Demi Për të lindurit e kësaj shenje këshillohet të shohin gjithnjë përpara dhe mos të ndikohen nga ajo që ndodh me të tjerët. Duhet të keni ide të qarta lidhur me marrëdhënien tuaj në çift, sepse disa çështje do të komplikohen. Beqarët nuk do arrijnë dot qëllimin. Buxheti do jetë i mirë. Binjakët Një ditë…