Author: tirana

Gjykata e Apelit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Fredi Belerin në datën 25 qershor, ora 13:00. Çfarë rruge mund të vazhdojë Fredi Beleri në rrugën e tij në Parlamentin Europian si i zgjedhuri i popullit grek? Diskutimi i parë është pyetja nëse do të shpallet fajtor, se sa do të dënohet Fredi Beleri, nëse marrim parasysh se ai është shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe është dënuar me dy vite burgim. Por nga ana tjetër ai rezulton i arrestuar prej majit të vitit 2023, pra ka më tepër se një vit në burg. Në rast se qëndron në…

Read More

Në prag të Euro2024, që nis sot me ndeshjen Gjermani-Skoci, Tirana është gati për të festuar dhe mbështetur kombëtaren shqiptaret ë futbollit. Këtë herë në kryeqytet janë ngritur dy “Fan Zone”, njëra në sheshin “Skënderbej” dhe tjetra te stadiumi “Selman Stërmasi”. Kryebashkiaku Erion Veliaj i vizitoi të dyja këto hapësira sportive, dedikuar tifozëve, dhe ftoi gjithë qytetarët e Tiranës të vijnë të festojmë së bashku. Ai theksoi se në shesh është krijuar koncepti i një fushe sportive, në mënyrë që të gjithë të ndihen sikur janë në stadium. “Kjo është hapësira më e madhe sportive sot në Tiranë. Atmosfera më…

Read More

Aktori turk Can Yaman ka fshirë llogarinë e tij në Instagram me 11 milionë ndjekës. Aktori, i cili vazhdon karrierën e tij në Itali, po përflitet shumë për veprimin e tij të fundit. Sipas mediave, arsyeja e fshirjes së llogarisë së Yaman është se rrjetet sociale i sjellin më shumë dëm sesa mirë dhe ndikojnë në përqendrimin në punën e tij. Can Yaman është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin ‘Erkenci Kus’, ku përkrah tij ka qenë aktorja e njohur Demet Ozdemir.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, një person ka vrarë me thikë vajzën e tij, i dyshuari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur. “Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai. Nga ana tjetër, ai tha se me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë…

Read More

Shqipëria është gati për ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Italisë. Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi. Atmosfera në stadiumin e Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes. Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets” dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve…

Read More

Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook, ku njoftoi për një gëzim familjar ditën e djeshme, pasi djali i Shkëlzen Berishës ka përfunduar gjimnazin në Suedi, ku jeton me të ëmën. Pranë Laidon Berishës ka qenë i ati, ndërkohë që nuk ka munguar në ceremoni edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit, Lirie Berisha. I pranishëm në këtë rast nuk ka qenë Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak. “Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë. Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare. Me këtë arritje të…

Read More

Pesë persona janë shoqëruar në polici, pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Opozita mblodhi mbështetësit për të 12-ën herë para godinës së bashkisë. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik. Ata kanë hedhur molotovë drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.

Read More

Ky është një Evropian unik edhe për kreun e FSHF-ës, Armand Dukën, i cili ndodhet në Gjermani me një status të veçantë atë të zëvendës presidentit të UEFA-s, por e gjithë vëmendja e tij është te përfaqësim i Shqipërisë. Në një reagim në faqen e tij zyrtare, në rrjetet sociale, Duka theksoi edhe një herë se pavarësisht se ndodhemi në një grup shumë të vështirë, objektivi është të kalojmë në fazën tjetër: Dita e Euro 2024 erdhi! Në mbrëmje nis eventi më i rëndësishëm i futbollit në botë dhe mes garuesve jemi edhe ne, Shqipëria. Kemi arritur deri këtu plot…

Read More

Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë: 1-Shkodër-Hani HotitShkodër-MuriqanShkodër-Plazhi ZogajShkodër-Plazhi ShirokëShkodër-VelipojëShkodër-Shëngjin 2-Lezhë-ShëngjinLezhë-PatokLezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës 3-Tiranë-DurrësTiranë-Gjiri i Lalëzit 4-Elbasan-PogradecElbasan-Rrogozhinë 5-Durrës-CurrilaDurrës-Gjiri i LalëzitDurrës-KavajëDurrës-Kryqëzimi Milot-Kukës 6-Kavajë-Plazhi i GjeneralitKavajë-SpilleKavajë-Lushnjë 7-Fier-LushnjëFier-SemanFier-Plazhet e Poros 8-Vlorë-ZvërnecVlorë-Palasë-Dhermi-SarandëSarandë-Qafë BotëSarandë-Butrint 9-Pogradec-Lin-Qafë ThanëPogradec-Tushemisht 10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije 11-Bajram Curri-Qafë Morinë.Bajram Curri-Valbonë Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim,…

Read More

Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Furgoni i linjës Tiranë-Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën. Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik. Të aksidentuarit po marrin ndihmë mjekësore. Disa prej turistëve kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në…

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Apeli i dha vulën e PD Sali Berishës. Ambasada sqaron se pozicioni i tyre për non grata-t mbetet i pa ndryshuar “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA. Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka…

Read More