Author: tirana

Policia shqiptare do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë në Gjermani, në kuadër të kampionatit Europian të Futbollit. Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor. Së bashku me shtetet, bashkitë dhe organizatorët e “Euro 2024”, Policia Federale Gjermane po punon për të siguruar një kampionat të sigurt evropian të futbollit.

Read More

Në Tiranë pritet që të vijë koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew. Ai po bën një tur në Europë ku përfshihet edhe Mali i Zi dhe Lituania. Vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit. Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. “Ai do të diskutojë mbi punën që është…

Read More

Notat e provimit të parë të maturës shtetërore, gjuha e huaj janë publikuar këtë të premte. Deri më tani janë zhvilluar dy provime të maturës shtetërore 2024, gjuha e huaj dhe gjuha shqipe e letërsia. Të dyja provimet u shoqëruan me incidente, ku brenda 30 minutash teza e provimit u fotografua dhe më pas u publikua në rrjete sociale. Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: LINKU

Read More

Gjermania është në rrugën e fitores në ndeshjen e saj hapëse të Kampionatit Evropian kundër Skocisë, sipas një orangutangu orakull në kopshtin zoologjik të Dortmundit. Walter nuk është i panjohur për të parashikuar rezultatin e ndeshjeve të futbollit dhe është veteran i eventeve të mëparshme të Kupës së Botës dhe Europianit, si dhe në sfidat e klubeve gjermane dhe evropiane. Të enjten ai fillimisht zgjodhi një kovë ushqimi të zbukuruar me një shall futbolli gjerman, megjithëse dukej gjithashtu i interesuar për ekuivalentin skocez, për të cilin zëdhënësi i kopshtit zoologjik Marcel Stawinoga tha se mund t’u sugjeronte mikpritësve të fitonin…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi këtë të premte një takim me të rinj të që jetojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Balla u shpreh me tone shumë optimiste për ecurinë e vendit drejt familjes së BE-së. “Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve”,-tha Balla. Nga ana e tij, ministri i ftoi të rinjtë ta shohin pjesëmarrjen në politikë si një kontribut për atdheun. “Industria e turizmit është shndërruar në një prej motorëve kryesorë të zhvillimi…

Read More

“Vazhdimi i dialogut, frenimi nga retorika përçarëse, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë thelbësore për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian”. Janë këto fjalët që Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Gerapetritis tha në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore të mbajtur në Maqedoninë e Veriut. Zyrtari i lartë grek, kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhur me vendet fqinje, përfshi këtu atë me Maqedoninë e Veriut për emrin, çështje e cila në javët e fundit është kthyer në një debat midis Shkupit dhe Athinës. Për Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova…

Read More

Tifozët kuqezi ”djegin” atmosferën në Rinas, përpara se të mbërrijnë në Gjermani, për të ndjekur në stadium sfidën e madhe Itali-Shqipëri për ”EURO 2024”. Festës së tifozëve kuqezi iu bashkuan edhe turistë të shumtë, që kanë vizituar Shqipërinë dhe u ndodhën në aeroport. Momentet e bukura janë postuar edhe nga kryeministri Edi Rama. ”Superfestë në aeroportin “Nënë Tereza” nga tifozë të Kombëtares e turistë të huaj”,-shkruan Rama. Në Mynih të Gjermanisë nis sonte në mbrëmje kampionati i 17-të Evropian i futbollit. Për Shqipërinë është hera e dytë që kualifikohet në Kampionatin Evropian, pas atij të 2016. Ekipi kuqezi do të…

Read More

Të rinj vullnetarë dhe anëtarë të këshillave dhe qendrave të ndryshme rinore në Shkodër, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës. Aksioni i inicuar në këtë ditë pritet të pasohet edhe në zona të tjera turistike të Shkodrës, me qëllim sensibilizimin e popullatës për të pastruar dhe mbajtur pastër natyrën dhe ambientin. Nga aksioni i pastrimit i zhvilluar në plazhin e Velipojës janë mbledhur rreth 70 thasë me mbeturina. Këtij aksioni i është bashkuar edhe bashkia e Shkodrës me mjete dhe logjistikën që disponon.

Read More

Ish-kryetarja e Libohovës, Luiza Mandi është dënuar nga GJKKO me 1 vit burg, kjo pasi SPAK ngriti ndaj saj akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mandi thotë se për të ka tendencë për ta njollosur dhe goditur politikisht. Ajo paralajmëron se do ta ankimojë vendimin e GJKKO. E gjitha nisi nga një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës dhe se ata nuk ishin dëmshpërblyer. Reagimi i plotë Jam njohur nga media për vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme…

Read More

Banorët në Bregun Perëndimor u mblodhën në tregun e hapur të bagëtive, për të bërë blerjet e fundit për Kurban Bajram. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë nën sfondin e luftës shumë pak prej banorëve u panë në tregje për shkak të kushteve të vështira ekononike. “Situata është vërtet e keqe këtë vit, punëtorët në Izrael nuk lejohen të punojnë. Për tetë muajt e fundit, ne kemi qenë në një bllokadë të vështirë ekonomike. Edhe këtu në Bregun Perëndimor ekonomia është e dobët, shumë pak shikon të blejnë bagëti”. Në treg, kostoja e bagëtivëe është rritur nga 676 dollarë…

Read More

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në prag të shpalljes së divorcit, me burime që sugjerojnë se një deklaratë zyrtare është e afërt. Pyetja e madhe nuk është nëse, por kur do të dalin lajmet. Ndërkohë, një burim i afërt me Lopez tha për DailyMail.com se ajo preferon të publikojë lajmet kryesore të premteve, duke lënë të kuptohet se këngëtarja-aktorja mund të presë momentin perfekt për të bërë njoftimin. Lopez ka të ngjarë të bashkojë lajmet e divorcit me një përditësim të rëndësishëm të karrierës, si një vendbanim i ri në Vegas ose një projekt tjetër i madh. Ribashkim i…

Read More

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë. Janë tre anije të KESH të cilat po punojnë për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Zëvendësministrin për fushën e energjisë në MIE, Ceno Klosi, ju bashkuan aksionit të pastrimit të ndërmarrë nga KESH. Zv/kryeministrja Balluku solli në vëmendje se masat e marra nga pushteti vendor në Shqipëri, veçanërisht bashkitë që janë pranë ujërave larës,…

Read More