Tirana do të presë këtë të shtunë një seri eventesh të stilit unik duke ofruar energji të jashtëzakonshme. Pazari i Ri do të transformohet në një qendër të vërtetë rekreative dhe kulturore, me një program të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh për të gjitha grupmoshat.Nga ora 10:00 deri në 15:00, Merkata e Gjelbër e Pazarit të Ri do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj. Në skenën unike të tendës së pazarit, DJ të jashtëzakonshëm do të performojnë muzikë elektronike me vibe oriental, duke krijuar një atmosferë magjike dhe energjike.Aktivitetet rekreative do të jenë të…
Author: tirana
Nisi me një mbrëmje spektakolare dhe pritet që i gjithë turneu të jetë i tillë. Kampionati Evropan i futbollit çeli siparin, mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, me “Pancerat” gjermanë, organizator të këtij eventi, që siguruan një fitore të madhe me pesë gola, duke argëtuar tifozat anë e mbanë botës dhe argëtimi do të vazhdojë sërish këtë të shtunë, kësaj here me tre sfida spektakolare. Kështu, në orën 15:00, “Helvetët” e Zvicrës do të nisin rrugëtimin e tyre evropian, ku në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit do të përballen me Hungarinë, në sfidën tjetër të Grupit A, ku padyshim “shqiponjat”,…
Në një mbrëmje gala, që u mbajt në kryeqytet këtë të enjte, DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion jubilar, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore. ’’Ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor për herë të njëmbëdhjetë bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore me 39 filma nga 25 vende të botës dhe rreth 30 kineaste të ftuar nga 15 syresh’’- u shpreh drejtoresha artistike e festivalit Mirela Oktrova në hapje të ceremonisë Në hapje të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Drejtori i Festivalit Edmond…
Ida Mëngjesi, motra e avokatit Sokol Mëngjesi i cili pak ditë më parë u zgjua nga koma në klinikën private në Athinë ku edhe po kurohet pasi u dhunua barbarisht, ka reaguar në rrjetet sociale. Postimi i plotë i Ida Mëngjesit: Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e…
Ironitë mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë. Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Arena”. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola Doçi nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren. I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur. “E kam kërkuar te emisionet…
Zbuloni se cilët janë muajt më të mirë për të vizituar Tiranën dhe për të shijuar qytetin plot me atraksione mes të shkuarës dhe modernitetit, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “SiViaggia”. Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një destinacion mjaft tërheqës. Falë një deti që nuk ka asgjë për të pasur zili me atë të brigjeve italiane, çmime më të përballueshme dhe – të paktën tani për tani – më pak njerëz, vendi i shqiponjës dykrenare është shfaqur si një nga destinacionet më të njohura të momentit. Jo vetëm falë detit, pasi udhëtimi në Shqipëri…
Një aksident i rëndë është shënuar pak pas mesnatës në hyrje të autostradës së Vlorës. Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se për shkak të shpejtësisë, një automjet që drejtohej nga një vajzë është përplasur me bordurën. Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesja e mjetit, por edhe tre vajza të tjera që ishin pasagjere. Këto tre të fundit, kanë marrë lëndime të mëdha dhe ndodhen në spital. Njëra prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në kokë, tjetra ka thyer duart dhe këmbët, ndërsa vajza tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri. Drejtuesja e mjetit është në gjendje…
Gjermania ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen hapëse të Euro 2024, atë përballë Skocisë. Një ndeshje e dominuar totalisht nga gjermanët, të cilët do të kishin vënë një rekord të ri nëse nuk do të jkishte qenë për atë autogol të shënuar nga Rudiger në minutën e 87-të. Rezulatin e zhbllokoi Florian Virtz në minutën e 10-të të takimit, ku pas një topi perfekt nga Joshua Kimich realizoi me të djathtën. Ndëkrohë që vetëm 9 minuta më pas do të ishte radha e Jamal Musialës të dyfishonte shifrat. Musiala bëri një veprim spektakolar në zonë duke nxjerrë…
25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura, është ky bilanci nga zjarri që përfshiu tregun e Shkodrës në lagjen “Ndoc Mazi”. Tregu ishte me rroba të përdorura, çka ndihmoi më shumë në përhapjen e flakëve. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.
Pritjes së bashkëpunimit mes Luiz Ejllit dhe Melindës i ka ardhur fundi. Dyshja sapo ka publikuar këngën ”Shqiptare”, një krijim me motive të muzikës tradicionale por që vjen në një formë moderne. Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve që janë pjesë e një kompanie.
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se sot Shqipëria po jeton ditët e saj më të mira. Gjatë takimit me strukturat socialiste të Njësisë 1, ai nënvizoi se nën drejtimin e Edi Ramës dhe PS-së, Shqipëria po transformohet çdo ditë. “Tirana sot është e mbushur me turistë. Ka ardhur koha të themi ‘na mbytën turistët’. Po të tilla halle paçim se këto janë halle të botës së parë. Dikur Tirana ka pasur halle të botës së tretë, kur e gjetëm pa puseta, pa ndriçim, të zaptuar cep më cep. Kemi gjetur një Tiranë që, kur…
Të punuarit nën stres dhe për një kohë të gjatë përveçse ul produktivitetin, ndikon dhe në shëndetin mendor. Për psikologët këto probleme mund të shfaqen me sjellje agresive. “Kur ti e shikon që ky stres është i zgjatur dhe ti nuk po shkëputesh dot prej tij mund të kesh edhe probleme të shëndetit mendor, mund të kalosh në forma të lehta depresive të cilat ndikojnë në sjelljen tonë, mund të kemi agresivitet. Një stres i tejzgjatur mund të sjellë edhe probleme të shëndetit, me të ushqyerit, probleme me gjumin”, thotë psikologja Arjana Muçaj. Për të shmangur ndjesinë e pakënaqësisë në…