Author: tirana

Milani kërkon që të përforcojë repartin e sulmit në prag të sezonit të ri dhe profili që drejtuesit e klubit italian ndjek prej disa kohësh është ai i Armando Brojës. Qendërsulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001 është ndjekur vazhdimisht prej disa javësh dhe me rastin e debutimit të tij në Kampionatin Evropian ndaj kombëtares italiane do të shihet nga afër nga “zbuluesit” e Milanit. Broja pritet që të luajë si titullar në sfidën e sotme që Shqipëria do të luajë kundër Italisë në Dortmund në orën 21:00.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka zgjatur për edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jashtëzakonshme në Ballkan, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së. “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditen e djeshme rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve. Në dëshminë e tyre, tregtarët ditën e sotme flasin me lot në sy dhe të mërzitur pasi nga kjo punë kanë nxjerrë bukën e gojës dhe nuk kanë të ardhura të tjera.

Read More

Një artist rruge në Dortmund ka vendosur që të vizatojë në tokë të gjithë flamujt e ekipeve pjesëmarrëse në “Euro 2024”.Tifozët që kalojnë pranë punimeve të këtij artisti vendosin euro te flamuri i vendit të tyre dhe më tepër euro kishte te flamuri shqiptar.Nesër, në Dortmund, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të grupit, ndaj Italisë, në orën 21:00.

Read More

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet edhe perspektiva drejt detyrave, thotë për Radion Evropa e Lirë, Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Bregu ishte sekretare në detyrë, pasi në tre vjetët e fundit 13 shtetet anëtare nuk kanë arritur një kompromis për këtë pozitë. Të mërkurën në Shkup, para samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, u arrit marrëveshje që sekretar i ri i përgjithshëm të jetë Amer Kapetanoviq. Radio Evropa e Lirë ka folur me Bregun për punën e saj të…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39-vjeçarin Bledar Krasniqi, pas protestës së dhunshme të zhvilluar të premten para bashkisë së Tiranë. 39-vjeçari për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe gjashtë shtetas të tjerë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë.

Read More

Po planifikoni një vit për të eksploruar Europën? Rregulli ’90-ditor’ ka të ngjarë t’ju tërheqë: ai përcakton që shtetasit jo-BE me një vizë të vlefshme mund të hyjnë në vendet e zonës Shengen vetëm për 90 ditë në një periudhë 180-ditore. Kjo vlen në 25 nga 27 vendet e BE-së, si dhe në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër. Mund të duket sikur kjo lë pak kohë për të eksploruar kontinentin por mos i grumbulloni valixhet për të shkuar në shtëpi ende. Ja ku mund ta prishni qëndrimin tuaj, në mënyrë që të qëndroni në anën e djathtë të rregullit 90-ditor…

Read More

Zjarri masiv që përfshi ditën e djeshme tregun e rrobave të përdorura në Shkodër është vënë nën kontroll gjatë mesnatës së kësaj të premteje. Për mbi 5 orë, zjarrëfikësit e Shkodrës, por edhe ekipet nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari kanë luftuar me flakët, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme. Për shkak edhe të urbanistikës, zjarrëfikësit patën probleme në neutralizimin e flakëve, duke bërë që në ndihmë të tyre të shkojë edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri. Nga zjarri, në total u shkrumbuan 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut dhe pesë banesa afër zonës. Nga…

Read More

Sot nis Samiti i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës. Qeveria shqiptare përfaqësohet në këtë samit të nivelit të lartë nga ministrja Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali njofton nisjen drejt Zvicrës bashkë me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z, Bajram Begaj. “Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër.”, shkruan ministrja. Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër,…

Read More

Janë arrestuar dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në pranga u vu një 56-vjeçar A.H banues në Burrel dhe 39-jeçari nga Peshkopia, pasi në mënyrë të përsëritur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Nga një model simulacionesh statistikore që kam ndërtuar qysh në dhjetor për “Panorama Sport” (dhe që e kam përditësuar deri ditët e fundit), rezulton se probabiliteti për një rezultat pozitiv (barazim ose fitore) të kombëtares tonë ndaj Italisë është pothuaj 42%. I përkthyer në koeficientë bastesh, ky probabilitet jep koeficientin 2.4 për dopio shans X-2 për kombëtaren tonë. Në karrierën time kam kryer 62 studime shkencore të botuara në SHBA (https://www.researchgate.net/scientific-contributions/Eduard-Zaloshnja-39551747 ), por asnjëri s’ka qenë më i vështirë se sa ndërtimi i modelit të simulacioneve statistikore për ndeshjen Itali-Shqipëri. Një merimangë e vërtetë ndërthurjesh probabilitare! Sidoqoftë janë…

Read More