Shqipëria sot ka një standard të ri dhe këtë e tregojnë dy kualifikimet e saj në dekadën e fundit në kampionatin europian. Ish-trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, i cili ndodhet në Dortmund për të parë nga stadiumi duelin me Italinë, thotë se do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë sot. “Në debutim ndeshjet janë gjithmonë të vështira, edhe për skuadrat e mëdha si Italia. Të mos harrojmë se po ndeshen me Shqipërinë që ka tashmë një tjetër standard në arenën ndërkombëtare dhe nuk është e lehtë që t’i marrësh pikë një skuadre që ka dalë e para…
Author: tirana
Fredi Beleri mund të mos marrë pjesë në betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian. Pavarësisht qëndrimit në burg, Fredi Beleri nuk do të ketë pengesa për marrjen e mandatit. Kjo pasi betimi në Parlamentin Evropian nuk është parakusht për ratifikimin e zgjedhjes së tij të ligjshme. Parlamenti Europian do të zhvillojë seancën e parë në 16 korrik në të cilën pritet të jenë prezentë edhe eurodeputetët e rinj të sapozgjedhur. “I vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi tij”, duke shtuar se nuk ka iluzione për sistemin e drejtësisë shqiptare. “Unë e di që sistemi gjyqësor në Shqipëri kontrollohet…
50 mijë tifozë shqiptar pritet të mbushin stadiumin e Dortmund në Gjermani sot në mbrëmje në orën 21:00, ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Itali për Euro 2024. Pavarësisht shpirtit të konkurrencës në ndeshjen e sotme, miqësia mes popullit italian dhe atij shqiptar duket e pathyeshme. Këtë e vërtetojnë edhe momentet kur tifozët italianë dhe ata shqiptarë kënduan bashkarisht himnin italian. Rama ulet me shqiptarët dhe pret.
Zvicra do të zbresë në fushë në ndeshjen hapëse pa Xherdan Shaqirin si titullar, Për të parën herë në një nga tre Europianet e fundit që merr pjesë. I vetmi shqiptar në fushë për Zvicrën do të jetë Granit Xhaka, i cili mban në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares helevete. Në stol përveç Shaqirit, ndodhet edhe Jashari. Marco Rossi ka zgjedhur të hedhë në fushë “artilerinë e rëndë”, të kryesuar nga lideri i mesfushës dhe kapiteni Domenik Szoboszlai. Dy skuadrat konsiderohen si rivalet që mund të luftojnë me Gjermaninë pritëse për të dalë kokë e Grupit A.
Tifozët kuqezi kanë nisur të grumbullohen në stadiumin e Dortmund për ndeshjen Shqipëri-Itali. 6 orë para ndeshjes, tifozët shqiptarë janë mbledhur rreth stadiumit ndërsa shihen me flamur kuqezi. Është ende herët, ndërsa portat për t’u futur në stadium hapën vetëm 3 orë para ndeshjes. Rrugët janë plot nga tifozë të shumtë shqiptar, të cilët janë veshur kuq e zi dhe mbajnë në duar, ose në krahë flamujt kombëtar
Ndeshja e dytë e vlefshme për grupin A, hungarezet e Marco Rossi-t përballë helvetëve të udhëhequr nga Granit Xhaka. HUNGARIA (3-4-2-1): Gulacsi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Schafer, Nagi, Fiola; Szoboszlai, Sallai; Varga | Trajner: Marco Rossi ZVICRA (3-4-2-1): Sommer; Schar, Akanjii, Rodriguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Ndoye; Vargas, Aebischer; Duah | Trajner: Murat Yaki
Propozimet e presidentit rus, Vladimir Putin për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën janë “jo serioze”. Kështu ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz, i intervistuar nga transmetuesi Zdf në margjinat e G7 në Borgo Egnazia. “Të gjithë e dinë se propozimet nuk u prezantuan seriozisht, por kishin të bënin me konferencën e paqes në Zvicër” dhe “synojnë të shmagen” nga puna në Lucern që fillon sot, nënvizoi Scholz. Të gjithë e dinë që propozimet nuk u paraqitën seriozisht, por kishin të bënin më shumë me konferencën e paqes në Zvicër,” dhe “synojnë të shmangen” nga puna në Lucerne që…
Massimiliano Varrese vjen sonte në Top Arena. Ai thotë se sonte do të bëhet nami, për çfarë e ka fjalën? Na ndiqni prej orës 21:00. “Mirëdita, unë Jam Maks, sot do të bëhet nami, ju pres në Top Channel, respekte”, tha ai përmes në video në shqip. Massimiliano krijoi një lidhje dashurie me Heidi Bacin, ish-banoren e Big Brother VIP, në Big Brother Itali.
Sot në mbrëmje e gjithë vëmendja e shqiptarëve është në Dortmund, aty ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, atë ndaj Italisë. Besimi, optimizmi dhe dëshira e madhe që të jenë në gjermani jo vetëm për turizëm por për të dhënë gjithçka dhe pse jo për një surprizë. Trajneri Silvinjo nuk do të bëjë ndryshime sa i përket 11 titullarët që do të hedhë në fushë. Me skemën e tij të preferuar, 4-2-3-1 , në portë do të jetë Etrit Berisha, përpara tij është Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa nga krahët Mitaj në të majtë dhe…
Merret i pandehur nga Prokuroria ish-rektori i Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema. Ish-rektori Mithat Mema akuzohet për shpërdorim detyre. Akuza mësohet se do t’i komunikohet më 18 Qershor.
Të arratisurit shqiptarë fshihen në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën mënyrë si mashtruesit britanikë dikur në Costa del Sol, kanë paralajmëruar ekspertët mes rasteve në rritje të ekstradimeve. Një lumë vrasësish, përdhunuesish dhe trafikantësh droge të dyshuar në të gjithë Evropën janë shfaqur në gjykatën e ekstradimit të Britanisë pasi u zbuluan se jetonin në Britaninë e Madhe. Të paktën 34 shqiptarë të kërkuar u përballën me procedurat e ekstradimit në vitin 2023. Ndërsa këtë vit, të paktën 27 kriminelë të dyshuar shqiptarë u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit duke u përballur me ekstradimin për vepra të…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur personazhet e njohur në një avion për të udhëtuar drejt Dortmundit. Ajo që bie në sy përveç familjes kryeministrore, janë dhe Fatmir Mediu dhe emra të ekranit, biznesit dhe sportit. @albaniatiktok7777 ♬ original sound – albaniatiktok