Author: tirana

Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”. REZULTATI LIVE: ITALI 2-1 SHQIPËRI Bastoni 11′ / Bajrami 1′ KOMENTI LIVE: 17′ GOL ITALIA 2-1/ 16′ Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin. 11′ GOL ITALIA 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. 6′ Kieza provon me një gjuajtje brenda zonës, por Gjimshiti arrin ta largojë me kokë. 1′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt…

Read More

Policia gjermane ka arrestuar 50 italinë, vetëm pak minuta para nisejes së sfidës me Shqipërinë që do të luhet në Dortmund. Sipas mediave italiane ata ishin të pajisur me thika, fishekzjarre dhe sende të tjera të mrehta, të cilat mund t;i përdornin ndaj tifozëve shqiptarë. 50 italianët tashmë janë identifikuar dhe ndodhen në paraburgim, dhe do të qendrojnë aty deri në një vendim nga ana e gjykatës gjermane.

Read More

Ka filluar në mënyrë perfekte “EURO 2024” për Kombëtaren tonë. Pas vetëm 24 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë ndaj Italisë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos. Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës. REZULTATI LIVE: ITALI 1-1 SHQIPËRI Bastoni 11′ / Bajrami 1′ KOMENTI LIVE: 11′ GOL ITALIA 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. 1′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman.…

Read More

Prritet të nis ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, e para e Grupit B të “EURO 2024”. Në momentin që në fushë dolën lojtarët shqiptarë, një atmosferë elektrizuese u krijua nga tifozët kuqezinj. “O sa mirë me qenë shqiptarë oe”, ishte fraza që u dëgjua menjëherë në stadiumin e Dortmundit, me lojtarët që përshëndetën menjëherë me duartrokitje sportdashësit shqiptarë.

Read More

Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura ditën e djeshme në Shkodër, në lagjen Qafëhardhi. Zjarri masiv është shkaktuar nga se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut. Tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë. “Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan…

Read More

Tifozët shqiptarët injorojnë në kor Presidentin e Federatës shqiptare të Futbollit. Pak para fillimit të ndeshjes, Armando Duka doli të përshëndesë tifozerinë e shumtë në stadiumin ku do luhet ndeshja Shqipëri-Itali. Por të zhgënjyer nga mënyra e drejtimit të federatës e mbuluar shpesh me skandale, tifozët e kanë injoruar.

Read More

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur formacionin titullar për ndeshjen e parë të Kombëtares në “Euro 2024”. Ndaj Italisë, trajneri i përfaqësueses sonë do të luajë me skemën 4-2-3-1. Sylvinho ka zgjedhur Strakoshën nga minuta e parë në portë dhe Ajetin që fiton balotazhin me Ismajlin në mbrojtje, në krah të Gjimshitit. Sulmi udhëhiqet nga Armando Broja, ndërsa në krahë do të luajnë Seferi dhe Asani. Formacionet zyrtare: Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca Trajner: Spalletti. Shqipëri (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja Trajner: Sylvinho.

Read More

Morata, Fabian Ruiz dhe Carvajal shënuan 3 herë në fraksionin e parë të lojës për të marrë 3 pikët në grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kështu Spanjës i ka mjaftuar pjesa e parë për të mundur Kroacinë. Në pjesën e dytë, spanjollët ruajtën avantazhin e thellë për ta mbyllur takimin me rezultatin 3-0, edhe falë 11-metërshit të humbur nga Petkovic për kroatët.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë së Lirisë në Fier deklaroi se Shqipëria sot është një narko-ekonomi. Meta theksoi se duhet t’i japim fund politikës që largon rininë nga vendi. “Kjo është narko-ekonomi. Kullat në Tiranë janë bërë me para droge. Pse nuk bëhet zonë industriale në Fier dhe të rinjtë të punojnë këtu? T’i japim fund politikës, që synon largimin e rinisë nga Shqipëria. T’ju hapet rruga të rinjve, që kanë mendimet e tyre për vendin, që kërkojnë më shumë. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja.…

Read More

Spanja përballet me Kroacinë, në ndeshjen e parë të Grupit B, në Europian. Iberikët shihen si një nga favoritët për të fituar turneun dhe do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë. Ndeshja minutë pas minute: 80′- Anulohet goli i Kroacisë. Simon pret penalltinë e Petkovic, por në vazhdim të aksionit, Perisic pason në zonë dhe Petkovic këtë herë nuk gabon, duke shënuar. Pas rishikimit në VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje. 78’- Penallti për Kroacinë. Gafë e pafalshme e portierit Simon, që gabon në largimin e topit dhe e dorëzon te Kramaric. Sulmuesi me portën e boashatisur,…

Read More

Edhe 1 orë na ndajnë nga ndeshja e Shqipërisë me Italinë në “Euro 2024”. Kombëtarja sapo ka mbërritur në stadium. Shqiptarët të entuziazmuar për ndeshjen e sotme të rëndësishme, mes Italisë dhe Shqipërisë, janë zhvendosur tashmë përpara stadiumit të Dortmundit. Ata kanë brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, teksa po mbështesin kombëtaren e tyre. Të veshur kuqezi ata po presin të futen në stadium, teksa ndeshja pritet të startojë në orën 21:00.

Read More